Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 24.10.2018 ditë e mërkurë ora 12.00 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 20 – 21.10.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime të pjesërishme në organizim ( minuta e 82 e takimit pati hedhje të një shkrepse në drejtim të asiostentit Fatmir Sekiraqa por për fat nuk u godit ) në ndeshjën e javës së ; XI-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 21.10.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare të ndeshjës së zhvilluar në Gjilan ) i
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
MUBAREK MUSLIU ; lojtar i klubit të futbollit “ RAMIZ SADIKU “ nga Prishtinë me numër të ID kartelës 001688M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim lojtarit kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAMIZ SADIKU – TREPÇA e zhvilluar me datë 22.10.2018 në stadiumin e klubit futbollistik “ 2 Korriku “ në Prishtinë ( raportet zyrtare dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar Mubarek Musliu )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 (dy ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.
MEHMET HAXHIJA ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina ( hapsira zyrtare e lojtarëve reserveë ) në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAMIZ SADIKU – TREPÇA e zhvilluar me datë 22.10.2018 në stadiumin e klubit futbollistik “ 2 Korriku “ në Prishtinë. ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e zyrtarit të larguar nga hapsira teknike Mehmet Haxhiu );
DENOHET ;
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
LEKË VULA ; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës ; 009733M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 14, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – VLLAZNIA e zhvilluar me datë 21.10.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar ; Lek Vula )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ( publike ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 paragrafi 4
ADHURIM JANUZI ; lojtar i klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani me numër të ID kartelës ; 002307M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 22 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe ofendime drejtuar asistentit të pare të takimit ) në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – VLLAZNIA e zhvilluar me datë 21.10.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Adhurim Januzi )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 4.
KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizim ( tentim hyrje në fushë për tu sulmuar lojtari mysafirë R. Hasani , pas provokimit të publicës nga ana e të njejtit, porn dërhyrja e shpejtë e organeve të rendit – policies pengon dhe largon personin nga fusha e lojës ) në ndeshjën e javës së ; XI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – VLLAZNIA e zhvilluar me datë 21.10.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
ARBËR RUDI ; lojtar I klubit të futbollit “ DUKAGJINI “ nga Novo Sella e Gjakovës me numër të ID kartelës; 008096M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar jshtë zones së portierit si lojtar fundor ) në ndeshjën e javës së : IX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; DRINI BARDHË – DUKAGJINI e zhvilluar em datë 21.10.2018 në Prizren ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3 .
KF “ BEHARI “ nga Vitomirica “ në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së ndërprerë të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve java e IX-të grupi A; BEHARI – DARDANIA e zhvilluar me datë 20.10.2018 në stadiumin e Vitomiricës ( raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë ) .i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( provave ). Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ BEHARI “ nga Vitomirica – zyrtari i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 25.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
SABRI DERMAKU ; delegate zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në kryerjen e dëtyrës zyrtare lëshime prodecurale dhe të tjera në raportin e ndeshjës së javës së ; IX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; RAHOVECI – LUGU I BARANIT e zhvilluar me datë 20.10.2018 në Rahovec ( raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e punës së delegatit dhe detyrave tjera lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga delegate në pezullim Sabri Dermaku, afati datë 25.10.2018. ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1.
KF “ LUGU I BARANIT “ nga Lugu i Baranit në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave ,ër lëshuarje të fushës minuta e 90 e ndeshjës së javës së ; IX-të e Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A; RAHOVECI – LUGU I BARANIT e zhvilluar me datë 20.10.2018 ( raportet zyrtare nga ndeshja në Rahovec ).
DENOHET
Me marrjen e ; 3 ( tri ) pikëve negative në bazë të Rregullores disiplinore neni 52 paragrafi 1 pika 1.
KF “ ÇELIKU “ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disiplinuar nga ana e komisionit të garave, për mosudhëtim ( mosparaqitje ) në zhvillimin e ndeshjës së javës së ; IX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B MINATORI – ÇELIKU e paraparë për tu zhvilluar me datë 21.10.2018 në stadiumin e klubit të futbollit “ Minatori “ në Magure ( raportet zyrtare nga terreni ).i
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 8 paragrafi 1 pika 4/b
LIRIM GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ DARDANIA “ nga Qyshku i Pejës me numër të ID kartelës; 000656M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve jokorrekte pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë ( kuqin ) në ndeshjën e javës së ; IX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A BEHARI – DARDANIA e zhvilluar me datë 20.10 në Vitomiricë të Pejës ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET ;
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
SKENDER KAPRA; trajner në klubin e futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim – përjashtim nga pankina e lojtarëve rezervë – hapsira teknike
( manifestim i sjelljeve josportive drejtuar asistentit të takimit ) në ndeshjën e javës së VII-të të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; ARSENALI – LIRIA e zhvilluar me datë 20.10.2018 në stadiumin e Kishnicës ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e dëtyrës së trajnerit dhe punëve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare ( publike ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në pezullim Skënder Kapra lidhur me rastin. Afati datë 25.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mungesë të mjekut adekuat në ndeshjën e javës së VII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll ; kategoria e juniorëve; TREPÇA – GJAKOVA e zhvilluar me datë 21.10.2018 në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ).
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 8 paragrafi 1 pika 4/b
ALBION BUCOLLI ; , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në kryerjen e detyrës së delagtit zyrtar në ndeshjën e javës së ‘ VII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – GJAKOVA e zhvilluar me datë 21.10.2018 në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë ( raportet nga ndeshja e zhvilluar )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e dëtyrës së delegatit lidhur me ndeshjet zyrtare ( publike ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga delegate në pezullim Albion Bucolli lidhur me rastin, afati datë 25.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
SHKURTE ZEQIRI : lojtare e KFF “ BAZELI “ nga Kaqaniku me numër të ID kartelës ; 010199F01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 9, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionerës së garave për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje dhe grushtime me lojtaren kundërshtare ) në ndeshjën e Ligës së pare të Kosovës kategoria e seniorëve për futbollin e femrave ; BAZELI – INTELEKTUALET e zhvilluar me datë 21.10.2018 në Kaqanik ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës ( publike ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
SHERMINE GJUMSHITI ; lojtare e KFF “ INTELEKTUALET “ nga Gjilani me numër të ID kartelës 06781F96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 10 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje dhe grushtime me lojtaren kundërshtare ) në ndeshjen e Ligës së pare të Kosovës për futbollin e femrave kategoria e seniorëve ; BAZELI – INTELEKTUALET e zhvilluar me datë 21.10.2018 në stadiumin e qytetit në Kaqanik ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Kaqanik );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 23.10.2018 rrespektivisht nga publikimit i vendimit në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 24.10.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi