Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.11.2018 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore   nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit  zhvilluar me datë 03-04.11.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores  Disiplinore sjelli këto;

 

V E N D I M E

 

KF “LIRIA“ nga Prizreni në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime  në organizimin e ndeshjes së javës së ;  XIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – FERIZAJ  e zhvilluar me datë  31.10.2018 në stadiumin “Përparim Thaqi“  në Prizren; ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Prizren ; minuta e 90 në shenjë të reagimit të vendimit të gjyqtarëve  pati hedhje të shisheve  të plastikës pvc  në fushë – pas anulimit të golit për klubin nikoqir )

DENOHET

Me të holla në shumë prej ; 1000  euro (njëmijë) në bazë të rregullores disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi  2 pika 1. Afati  i pagimit  të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë . nga dita  kur  dënimi bëhet i plotfuqishëm  (Rregullorja disiplinore  neni 11 paragrafi 1)

 

KF “FERONIKELI“ nga Drenasi në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për lëshimet në organizimin e ndeshjes së javës së ; XIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – DRENICA e zhvilluar me datë  31.10.2018 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; konflikt verbal pas përfundimit të ndeshjes  nga ana e ekonomit të klubit nikoqir dhe bartësit të barelës në njërën anë dhe lojtarit mysafir  me numër 17 nga ana tjetër, prej nga krijohet edhe një tollovi )

DENOHET;

Me të holla në shumë  prej; 1000  euro ( njëmijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga  dita kur dënimi bëhet i plotfuqishëm. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )

 

 

KF “TREPÇA“ nga Mitrovica në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për lëshime  në organizimin e ndeshjes së javës së ; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – ONIX  BANJA e zhvilluar me datë  27.10.2018 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari“ në Mitrovicë  (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; hedhje e flakadanëve në fushë  minuta ; 2 dhe 80 si dhe përleshje  e spektatorëve nikoqir me pjesëtaret e policisë së Kosovës pas përfundimit të ndeshjes)

DENOHET

Me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

 

 

KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj (kategoria e juniorëve) në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XI-të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; FERIZAJ – LLAPI  e zhvilluar me datë 27.10.2018 në stadiumin – fushën me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)

DENOHET;

Me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1 (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

 

 

KF “PEJA“ nga Peja në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për mosrespektim të akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës (mungesa e mjekut të klubit dhe mospërmbushja e obligimeve ndaj zyrtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së; XI-të të Ligës së parë  të futbollit të Kosovës për kategorinë e juniorëve; PEJA – DRITA e zhvilluar në Pejë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Pejë)

DENOHET;

Me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

 

 

LIRIJE  BEQAJ; lojtare e klubit të futbollit të femrave; KFF “VIZIONI“ nga Ferizaj  me numër të ID kartelës 006791F94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  13, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komesarës së garave, për ndëshkim me karton të kuq (konfrontim me lojtaren kundërshtare) në ndeshjen e javës së fundit  të Ligës së parë të Kosovës për futbollin e femrave; KFF “DRENICA“ – KFF “VIZIONI“ e zhvilluar me datë  04.11.2018 në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skenderaj (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Skenderaj)

DENOHET

Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje publike – zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

 

 

EDONISA  ALIU; lojtare e klubit të futbollit të femrave; KFF “ DRENICA “ nga Skenderaj  me numër të ID kartelës;  003562F02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 5, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komesarës së garave, për ndëshkim me karton të kuq (konfrontim me lojtaren kundërshtare) në ndeshjen e javës së fundit  të Ligës së parë të Kosovës për futbollin e femrave; KFF “DRENICA“ – KFF “VIZIONI“  e zhvilluar me datë 04.11.2018 në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skenderaj ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Skenderaj)

DENOHET

Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje publike – zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

 

ALBAN  SHALA; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “LIRIA“ nga Prizreni me numër të ID kartelës;  11511M84 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave  për manifestim të sjelljeve të gabuara – largim nga pankina – hapësira teknike  (protestim ne vendimet e gjyqtarit) në ndeshjen e javës së; XIV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e  seniorëve; DRITA – LIRIA e zhvilluar me datë  04.11.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan)

DENOHET

DRITON  RRAHMANI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “LLAPI“ nga Podujeva me numër të ID kartelës; 013062M71 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave për manifestim të sjelljeve të gabuara  (largim nga pankina – hapësira teknike  për reagim në vendimin e gjyqtarit të  takimit) në ndeshjen e javës së; XIV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI-FERIZAJ  e zhvilluar me datë 04.11.2018 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Ferizaj)

DENOHET

KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – LLAPI e zhvilluar me datë 04.11.2018 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; numër i madh i personave të paautorizuar civil kanë qëndruar para lokaleve të zhveshtoreve si dhe  hyrjes në fushë ku vazhdimisht kanë fyer gjyqtaret si dhe ekipin  mysafir – klubin futbollistik “Llapi“ nga Podujeva. Është kërkuar disa herë për largimin e të njëjtëve. Ofendime pati edhe nga një grup prej 2 – 3 vetave  të cilët qëndronin jashtë  rrethojave  e të cilët  ofenduan  asistentin e takimit Meriton Berisha  si dhe zyrtarin mysafir të  klubit  të futbolllit “Llapi“ nga Podujeva)

DENOHET

KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZNIMI – TREPÇA  e zhvilluar me datë 04.11.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar;  minuta e 25 fyerje në kor nga ana e spektatorëve nikoqir drejtuar ekipit kundërshtar – KF “ Trepça“ nga Mitrovica)

DENOHET

KF “BALLKANI“ nga Suhareka  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FERONIKELI e zhvilluar me datë  03.11.2018  në stadiumin e qytetit në Suharekë. (Raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar; ndezje e mjeteve  piroteknike në tribunat e stadiumit nga ana e spektatorëve, ku si rrjedhojë e kësaj sjellje të gabuar gjyqtari kryesor  ndalë lojën për  disa minuta deri sa largohet tymi  me pastaj për të vazhduar)

DENOHET

KF “DUKAGJINI“ nga Klina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  DUKAGJINI – BASHKIMI e zhvilluar me  datë 04.11.2018 në stadiumin e qytetit në Klinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; hedhje e një mjeti shpërthyes  jashtë  kufizimit të fushës e që disa pjesë të këtij shpërthimi hynë në fushë për çka ndeshja  ndalet për disa sekonda për të larguar mjetin jashtë rrethojave të fushës )

DENOHET

BLERAND  QITAKU; lojtar i klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani me numër të ID kartelës  003473M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 3, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; GJILANI – TREPÇA 89  e zhvilluar me datë  04.11.2018 në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)

DENOHET

ERMAL  CAKOLLI; lojtar I klubit të futbollit “FERIZAJ“ nga  Ferizaj me numër të ID kartelës; 008883M02  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës sportive; 1, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së; IX-t të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e kadetëve në nivel nacional;  FERIZAJ – LIRIA e zhvilluar me datë  04.11.2018 në Ferizaj.

 

KËSHILLA  JURIDIKE;

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë ; komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 07.11.2018 , respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, datë 07.11.2018                                                                                      Kryetari,  DUKAGJIN  ZEFI