Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu dhe Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 09.11.2018 shqyrtoi procedurën e iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të garave lidhur me  kundërvajtësit nga ndeshjet e zhvilluara në javën e fundit të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto;

 

V E N D I M E

 

GARDISON  TUNAJ; lojtar i klubit të futbollit “DARDANET“ nga Gjakova me numër të ID kartelës;  009601M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 23,në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANËT – DEÇANI  e zhvilluar në Gjakovë me datë  05.11.2018 (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)

PEZULLOHEN

Pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – provave  në të gjitha ndeshjet zyrtare – publike sipas  radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet  deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim lidhur me rastin, afati datë 12.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)

 

 

FATLUM DACI; lojtar i klubit të futbollit “DEÇANI“ nga Deçani me numër të ID kartelës; 003964M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës  22, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANET – DEQANI e zhvilluar me datë 05.11.2018 në Gjakovë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)

PEZULLOHET

Pa të drejtë loje  për të gjitha ndeshjet zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave . Kërkohet deklarata plotësuese  e lojtarit të ndëshkuar me karton të kuq; Fatlum Daci, afati datë 12.11.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)

 

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur  në këto vendime ka të drejtë ankese , drejtuar komisionit  të shkallës së dytë për ankesa në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 09.11.2018 respektivisht nga  publikimi  në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar në këto vendime  nuk  e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, datë 09.11.2018                                                                                  Kryetari, DUKAGJIN  ZEFI d.v.