Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në  përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.11.2018, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara për të padisiplinuarit nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë; 10-11.11.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare si dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  sjelli këto

 

 

V E N D I M E

 

 

KF ‘FERIZAJ’ nga Ferizaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIV-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  FERIZAJ – LLAPI, e zhvilluar me datë  04.11.2018 në Ferizaj (raportet e zyrtarëve; numër i madh i personave të paautorizuar prezent  në hyrje  të fushës dhe para zhveshtoreve të cilët vazhdimisht  kanë fyer dhe ofenduar gjyqtarët dhe ekipin mysafir, përkundër asaj që  disa herë është kërkuar largimi i tyre një gjë e tillë nuk ndodhi. Ofendime pati edhe nga 2-3  veta të tjerë gjatë gjithë kohës të cilët qëndronin jashta rrethojave të fushës e të cilët ofendime dhe sharje drejtuan  në asistentin Meriton Berisha si dhe në zyrtarin e klubit mysafir Muhamet Rexhepi )

DENOHET

me shqiptimin e masës  disiplinore të QORTIMIT  në bazë  të  Rregullores  disiplinore  neni 50  paragrafi 1  pika 2.

 

KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së; XII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  VËLLAZNIMI – TREPÇA  e zhvilluar me datë  04.11.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raportet e zyrtarëve;  fyerjet e organizuara në kor nga ana e  spektatorëve vendas drejtuar lojtarëve  dhe ekipit mysafir )

DENOHET

Me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë)  në bazë të rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuarnë të holla është 15  ditë nga  dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

 

KF “BALLKANI“ nga Suhareka në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së; XIV-të  IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FERONIKELI e zhvilluar me datë  03.11.2018 në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet e zyrtarëve; ndezje e mjeteve piroteknike në tribunat e stadiumit ku si rrjedhojë e tërë kësaj  ndeshja ndalet për disa minuta për të vazhduar pas largimit të  tymit ).

DENOHET

me shqiptimin  e  masës  disiplinore  të QORTIMIT  në  bazë  të Rregullor es  disiplinore   neni  50  paragrafi  1  pika   2.

 

KF “DUKAGJINI“  nga Klina nëprocedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – BASHKIMI  e zhvilluar me datë  04.11.2018 në stadiumin e qytetit në Klinë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar;  hedhje e një mjeti shpërthyes jashtë kufizimit tëfushës, nga e cila ndeshja ndalet për  disa sekonda për të larguar  e të njejtit)

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT  në bazë të Rregullores disiplinore  neni 50  paragrafi 1 pika 2.

 

SHPETIM DURO; kryetrajner në klubin e futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 01316M59 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mos respektim të  kodit të sjelljes ( tymosje e cigares  para fillimit të takimit gjatë nxemjes së lojtarëve) në ndeshjen e javës së; XV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – DRITA e zhvilluar me datë  10.11.2018 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në  Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë) në mungesë të deklaratës  i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Shpetim Duro lidhur me rastin. Afati  datë 15.11.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )

 

AGRON BREZNICA; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër tëID kartelës; 011416M82 në procedutë të  inicuar  disiplinore nga ana e komisionit të garave , për largim nga pankina ( reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarit  kryesor  Isak Ceroviku dhe asistentes  Fixhrije Sadiku ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë  11.11.2018 në Pozharan ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja  e zhvilluar në Pozharan të Vitisë ) në mungesë të deklaratës i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese  nga ana e ndihmëstrajnerit  Agron Breznica lidhur me rastin. Afati datë 15.11.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

 

RIDVAN  EMINI; lojtar i klubit të futbollit  “VITIA“ nga Vitia me numër të ID kartelës;  003117M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të  Kosovës me numër  të fanelës 5, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  (  ofendime drejtuar asistentit të pare  ) në ndeshjën e javës së ; XIII-të të Ligës së pare të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve;  VITIA – KIKA  e zhvilluar me datë  11.11.2018 në stadiumin e qytetit në Viti ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Viti ) ;

DENOHET

Me ndalesë loje për ;2 ( dy ) ndeshje zyrtare – publike  sipas radhës të organizuara nga  ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

 

RIDVAN  RAMADANI ; delegate  për ndeshjet e ligave të dyta dhe kategorivë të reja, nëprocedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në kryerejn e detyrës së delegatit në ndeshjen e Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANET – DEQANI e zhvilluar me datë 05.11.2018 në Gjakovë (raportet nga ndeshja e zhvilluar;  mashtrim dhe sjellje në lajthim – fshehje e kartonave të kuq në bashkëpunim me gjyqtarin kryesor dhe zyrtaret e të dy klubeve)

DENOHET

Me ndalesë të kryerjes së detyrës së delegatit dhe funkcioneve tjera në kohëzgjatje për ; 1 (një) vitlidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores disiplinore neni  63 paragrafi  1 pika 2.

 

ALBAN  UKZMAJLI ; gjyqtar  futbollit nga Ferizaj , nëprocedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në kryerjen e detyrës së gjyqtarit në ndeshjen e futbollit të Ligës së dytë të Kosovës për kategorinë e seniorëve java e  XII-të – kategoria e seniorëve; DARDANET – DEQANI  e zhvilluar me datë 05.11.2018 në Gjakovë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; fshehja e kartonëve të kuq  në bashkëpunim me  delegatin e ndeshjës dhe zyrtaret e të dy klubeve )

DENOHET

Me ndalesë të refrimit në koihëzgjatje për; 1 ( një ) vit në bazë të Rregullores disiplinore neni  79 paragrafi 1 pika  1.

 

AHMET  DUSHKU ; zyrtar i klubit të futbollit “ DARDANET “ nga Gjakova  në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për  lëshime në kryerjen e detyrës së  zyrtarit   në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DARDANET – DEQANI e zhvilluar me datë 05.11.2018 në Gjakovë ( raportet nga ndeshja e zhvilluar në Gjajove; fshehja  e kartonëve të kuq  në bashkëpunim me gjyqtarin dhe zyrtarin e klubit mysafir )

DENOHET

Me ndalesë të kryerjes së funksioneve zyrtare ne klub në kohëzgjatje për ;1 ( një ) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, nëbazë të rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 2.

 

ISMAIL  KUQI ; zyrtar i klubit të futbollit “ DEQANI “ nga Deqani nëprocedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANET – DEQANI e zhvilluar me datë 05.11.2018 në Gjajovë ( raportet nga ndeshja e zhvilluar në Gjakovë; fshehje e kartonëve të kuq në bashkëpunim me gjyqtarin dhe  zyrtarin e ekipit nikoqir )

DENOHET

Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtre  në klub në kohjëzgjatje për; 1 ( një ) vitë për të gjitha ndeshjet zyrtare – publike  të klubit të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 2.

 

GARDISON  TUNAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ DARDANET “ nga Gjajova me numër tëID kartelës;009601M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 23 , nëprocedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANET – DEQANI  e zhvilluar me datë 05.11.2018 ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )

DENOHET

Me ndalesë loje për ;2 ( dy )  ndeshje   zyrtare – piblike  sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3

 

FATLUM  DACI ; lojtar i klubit të futbollit “ DEQANI “ nga Deqani me numër tëID kartelës ; 003964M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  22, nëprocedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANET – DEQANI e zhvilluar me datë 05.11.2018 në Gjakovë ( raporet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )

DENOHET

Me ndalesë loje për; 2 ( dy )  ndeshje zyrtare – publike   sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

 

VETON  TROSHUPA ;  lojtar i klubit të futbollit “ RINIA “ nga Miradia e Fushë Kosovës  me numër të ID kartelës; 0036775M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  9, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për ndëshkim me karton të kuq (  kacafytje dhe rrahje fizike me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VJOSA – RINIA e zhvilluar me datë  11.11.2018 në Shtimje ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Shtimje )

DENOHET

Me ndalesë loje për; 6 ( gjashtë )   ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë tërregullores disiplinore  neni  44 paragrafi 1 pika 1.

 

BAKI  KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit  “ RINIA “ nga Miradia e Fushë Kosovës me numër tëID kartelës;003673M94  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive; 11, nëprocedurë të inicuar  disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje dhe rrahje fizike  me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VJOSA – RINIA e zhvilluar me datë 11.11.2018 në Shtimje ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Shtimje )

DENOHET

Me ndalesë loje për; 6 ( gjashtë )  ndeshje zyrtare – publike  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 44 paragrafi 1 pika 1.

 

FLAMUR  MUSLIU ; lojtar i klubit të futbollit “ VJOSA “ nga Shtimja me numër tëID kartelës;  002525M95  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  10, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje dhe rrahje fizike  me lojtarin  kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VJOSA – RINIA e zhvilliuar me 11.11.2018 në Shtimje ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Shtimje )

DENOHET

Me ndalesë loje për; 6 ( gjashtë ) ndeshje zyrtare – publike  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 44 paragrafi 1 pika 1.

 

FATOS  BILALLI ; lojtar i klubit të futbollit “ VJOSA “  nga Shtimja me numër tëID kartelës;  010899M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  20, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje dhe rrahje fizike me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VJOSA – RINIA e zhvilluar me datë 11.11. 2018 në Shtimje ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Shtimje )

DENOHET

Me ndalesë loje për ;6 ( gjashtë  )  ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 44 paragrafi 1 pika 1.

 

ARDIT  LATIFI ; lojtar i klubit të futbollit “ RATKOCI “ nga Ratkoci me numër tëID kartelës;  010797M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  16, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave,për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  RATKOCI – DARDANET e zhvilluar me datë  11.11.2018 në Xerxë të Rahovecit ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Zerxë );

DENOHET

Me ndalesë loje për; 3 ( tri )   ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

 

XHEMAIL  BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit “ DARDANET “ nga Gjajova  me numër tëID kartelës;003317M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollitvtë Kosovës me numërtë fanelës sportive; 2, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së; XIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RATKOCI – DARDANET e zhvilluar me datë 11.11.2018 në Xerxë të Rahovecit ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Xerxë )

DENOHET

Me ndalesë  lojë për; 3 ( tri )   ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

 

ALBAN  MEHMETI ; lojtar i klubit të futbollit “ ULPIANA “ nga Lipjani me numër tëID karteles; 013221M87 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 15, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  ( ofendime  nga pankina e lojtarëve reserve drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; XIII-të të Ligës së dytë të Kosovës nëfutboll për kategorinë e seniorëve;  DARDANA – ULPIANA e zhvilluar me datë  10.11.2018 në Hogosht ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Hogosht )

DENOHET

Me ndalesë loje për; 3 ( tri )  ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni  41  paragrafi 2 pika a.

 

ISA  BREZNICA ; trajner në klubin e futbollit “ RINIA “ nga Miradia e Fushë Kosovës , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për largim – perjashtim nga pankina (sjellje josportive) në ndeshjën e javës së ; XIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VJOSA – RINIA e zhvilluar në Lipjan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Lipjan ) në mungesë të deklaratës plotësuese i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese  nga trajneri në procedure  Isa Breznica, afati datë 15.11.2018  ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).

 

KF “PEJA” nga Peja  në procedurë  të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për moszhvillimin e ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare  kampionale në Ligën  e pare  të kategorisë së juniorëve të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – tërheqje ;

DENOHET

Me largim nga garat e rregullta zyrtare dhe me  3 pikë negative  në  garat e pare të ardhshëm  kampionale në rangun përkatës.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinotr të shkallës sëdytë  në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi datë  13.11.2018 – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.


Prishtinë, datë 13.11.2018                                                                  Kryetari,  DUKAGJIN ZEFI  d.v