Komisioni Disiplinor  i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.11.2018 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave për të padisiplinuarit dhe të penalizuarit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratat plotësuese konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

 

 

V E N D I M E :

 

 

SHPETIM  DURO; kryetrajner në klubin e futbollit “DRITA” nga Gjilani me numër të ID kartelës; 01316M59 në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për  mos respektim  të kodit  të sjelljes (tymosje e cigares para fillimit  të  takimit gjatë  nxehjes së lojtarëve) në ndeshjen e javës së ; XV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar më datë  10.11.2018 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë si dhe deklarata plotësuese e kryetrajneri  në procedure z. Shpëtim Duro)

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore  të  QORTIMIT  në  bazë  të Rregullores  disiplinore  neni  40  paragrafi 1  pika 2.

 

 

AGRON  BREZNICA; ndihmëstrajner në klubin e futbollit  “FUSHË  KOSOVA“ nga Fushë Kosovë  me numër të ID kartelës; 011416M82, në procedurë të hapur disiplinorë nga mbledhja e kaluar e komisionit për  largim nga bankina (reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së; XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë  11.11.2018 në  Pozharan të Vitisë  (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Pozharan dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit të larguar nga bankina  Agron Breznica )

DENOHET

Me shqiptimin e masës   disiplinore  të   QORTIMIT  në  bazë  të  rregullores  disiplinore  neni  40  paragrafi 1  pika 2.

 

 

ISA  BREZNICA ;  trajner në klubin e futbollit “RINIA“ nga Miradia e Fushë Kosovës në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për largim nga bankina – hapësira teknike  (për manifestim të sjelljeve josportive) gjatë ndeshjes së javës së; XIII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; VJOSA – RINIA e zhvilluar në  Lipjan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Lipjan dhe deklarata e trajnerit të larguar  nga bankina ; Isa Breznica)

DENOHET

Me   shqiptimin   e   masës    disiplinore  të   QORTIMIT   në  bazë  të   Rregullores    disiplinore neni 40  paragrafi  1 pika 2.

 

KËSHILLA  JURIDIKE;

Pala e pakënaqur në këto  vendime ka  të drejtë ankese  drejtuar  komisionit disiplinor të shkallës së dytë, komisionit për ankesa në afatin kohor  prej  8 (tetë) ditëve , nga data e sjelljes së  këtij  vendimi  datë 16.11.2018 – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.  Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar  nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtrinë, datë 16.11.2018                                                                                     Kryetari,  DUKAGJIN ZEFI