Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më datë 22.11.2018 ora 12,00, shqyrtoi procedurat e inicuara për të padisiplinuarit nga ana e komisioneve garuese pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë ; 17-18.11.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF ‘ VLLAZNIA “ nga Pozharani i Vitisë në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XIV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – VITIA e zhvilluar me datë ; 17.11.2018 në Pozharan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; minuta e 50, hedhje e disa shisheve plastike në fushë dhe minuta e 74 hedhje e mjeteve piroteknike të cilat shkaktuan tymosje dhe ndalje të lojës për; 3-4 minuta si pasojë e festimit të golit të shënuar nga ana e nikoqirit ), në mungesë të raportit nga klubi organizator i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësuese nga ana e klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani – zyrtari i klubit për atë ndeshje Arsim Ostrogllava, lidhur me rastin. Afati date 26.11.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)
LIRIDON BYTYQI; lojtar i klubit të futbollit “VËLLAZËRIA “ nga Zhuri me numër të ID kartelës; 009700M92, dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive; ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së ; XIV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZERIA – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 18.11.2018 në Prizren (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika b/1
ARJANIT KUQI; lojtar i klubit të futbollit “ UJVARA E MALISHEVES “ nga Malisheva, me numër të ID kartelës 003344M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( prekje e topit të lojës jashtë zones së portierit; 16-shit ) në ndeshjën e javës së ; XIV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANET – UJVARA E MALISHEVES e zhvilluar me datë 18.11.2018 në Gjakjovë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare- publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
ARTIN DAKA ; lojtar i klubit të futbollit “ GJAKOVA “ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 003691M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 17, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar asistentit të takimit ) në ndeshjën e javës së ; XIV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJAKOVA – DUSHKAJA e zhvilluar me datë 19.11.2018 në Gjakovë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit Të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika b/1
ABIT DEMA ; Ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku me numër të ID kartelës; 004769M68 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankinae lojtarëve rezervë – hapsira teknike ( kundërshtim në vendimet e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; XIV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; ULPIANA – LEPENCI e zhvilluar me datë 17.11.2018 në Lipjan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Lipjan );
DENOHET
me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
LEONA SHILLOVA ; lojtare e KFF “ ULPIANA “ nga Lipjani me numër të ID kartelës; 005613F01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 13, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarës së garave , për ndëshkim me karton të kuq ( kundërshtime në vendimet e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; KFF “ ULPIANA “ – KFF “ BAZELI 2015 “ e zhvilluar me datë 19.11.2018 në Lipjan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Lipjan dhe deklarata plotësuese e lojtarës së ndëshkuar me karton të kuq )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/3
LEKË BULLIQI; lojtar i klubit të futbollit “ 2 KORRIKU “ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 006864M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje drejtuar gjyqtarit pas përfundimit të takimit ) në ndeshjën e javës së ; XI-të të Ligës së kadetëve në futboll në nivel nacional të Kosovës ; 2 KORRIKU – FERIZAJ e zhvilluar me datë 17.11.2018 në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Prishtinë );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/3
ASAD SALIHU; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të ID kartelës; 000794M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 4, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; XI-të të Ligës së Kadetëve në nivel nacional; RAMIZ SADIKU – LIRIA e zhvilluar me datë 18.11.2018 në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Prishtinë );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika 1/3
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shakallës së dytë –komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 22.11.2018, respektivisht publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës . Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 22.11.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.