Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 27.11.2018, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave për të padisilpinuarit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 24-25.11.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E:
KF “VLLAZNIA“ nga Pozharani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XIV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VITIA e zhvilluar me datë 17.11.2018 në Pozharan (raportet e zyrtareve nga ndeshja e zhvilluar; minuta 50 hedhje e shisheve të plastikës në fushë dhe minuta e 74, hedhje e mjeteve piroteknike të cilat shkaktuan tymosje dhe ndalje të lojës për 3-4 minuta për të vazhduar pas largimit te tyre ne shenje te festimit te golit të shënuar nga ana e ekipit nikoqir )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – FERONIKELI e zhvilluar me datë 25.11.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; minuta e 37 hedhje e nje shisheje te qelqit – birres nga ana e spektatorëve nga tribuna qendrore ku si pasoje gjyqtari kryesor ndalon lojen per 2-3 minuta për të tërhequr verejtjen tek delegate ndeshjes me pastaj me të përfunduar ndeshja pati edhe të tjera hedhje të shisheve të plastikes në drejtim të fushës i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohen raporte plotësuese dhe deklarata shtesë nga zyrtaret e ndeshjës; klubi futbollistik “ Drita “ nga Gjilani – zyrtari klubit për atë ndeshje si dhe zyrtareve tjerë nga kjo ndeshje sipas detyrës . Afati datë 29.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 pika 1.
ALI OSMANI; kryetrajner në klubin e futbollit “VLLAZNIA“ nga Pozharani me numër të ID kartelës; 010192M60, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina – hapsira teknike e lojtarëve reserve ( minuta e 88 pas ndëshkimit të lojtarit Ferdinand Wilson me kartonin e kuq pas dy të verdhëve, rrugës për në zhveshtore ofendohet nga kryetrajneri Ali Osmani ) në ndeshjën e javës së ; XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – VLLAZNIA e zhvilluar me datë 24.11.2018 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
KF “ BESA “ nga Peja , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – KIKA e zhvilluar me datë 25.11.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Pejë; minuta e 75 – futja e publikes në fushë për të festuar golin e shënuar nga penaltia por me intervenimin e policies të njejtit largohen, minuta ; 94 + shkaktohet një ekces kur lojtari vendas me numër 19 pas një ndërhyrje në lojtarin mysafir me numër 99 ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë – të kuqin, ndërhyrja ishte e rrezikshme nga shkaku së lojtari dërgohet më autoambulancë në spital, në momentin kur lojtari mysafirë ishte I shtrirë në fushë , afër vijës anësore në afërsi të tij ishin dy persona civil të klubit futbollistik “ Besa “ nga Peja )i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( provave ). Kërkohen raporte- deklarata plotësuese nga klubi futbollistik “ Besa “ nga Peja – zyrtari klubit për atë ndeshje,klubi futbollistik “ Kika “ nga Hogoshti , gjyqtari kryesor si dhe delegati ndeshjës lidhur me rastin. Afati datë 29.11.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 pika 1.)
ALBAN MEMAJ; lojtar i klubit të futbollit “ LIDHJA E PRIZRENIT “ nga Prizreni me numër të ID kartelës 003145M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( shqelmim i lojtarit kundërshtar) në ndeshjën e javës së ; XV-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; LIDHJA E PRIZRENIT – VUSHTRRIA e zhvilluar me 24.11.2018 në Prizren ( rapotrtet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Prizren;)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë ,komisionit për ankesa në afatin kohore oprej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 27.11.2018
Kryetari, DUKAGJIN ZEFI