Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.02.2019, ditë e martë, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të javës së XVIII-të, të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njëtat duke u bazuar në raportet e zyrtarëve nga ndeshjet e zhvilluara, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto:
V E N D I M E
TORVIOL STULLQAKU; lojtar i klubit të futbollit “KEK-u“ nga Kastrioti me numër të ID kartelës 001482M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (goditje me bërryl e lojtarit kundërshtar me numër 7) në ndeshjen e javës së; XVIII-të të IPKO-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KEK-u – LLAPI, e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama“ në Kastriot me datë 15.02.2019; DENOHET me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë n të nenit 43 paragrafi 1 pika 1.
ANIS NIKA; lojtar i klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani me numër të ID kartelës 011341M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (goditje me kokë e lojtarit kundërshtar minuta 90 + ) në ndeshjën e javës së ; XVIII-të të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – GJILANI e zhvilluar me datë 16.02.2019 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan; DENOHET me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.
FIDAN GËRBESHI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 000642M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje drejtuar lojtarëve të ekipit kundërshtar) gjatë ndeshjes së javës së; XVIII-të , të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – GJILANI e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan, DENOHET me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4.
BENNASH QAUNSHA; lojtar i klubit të futbollit “FLAMURTARI“ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 001195M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 23, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (start i palejuar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së; XVIII-të të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – PRISHTINA, e zhvilluar me datë 18.02.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë; DENOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
KF “BALLKANI“ nga Suhareka, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mosrespektim të Dispozitave të Propozicioneve dhe Rregullores së garave në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – DRENICA, e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë (fluturimet e dy personave me parashuta motoristike mbi fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes në lartësi prej 15 metrave, për çka tërheqin vemendjen e lojtarëve dhe publikut prej nga gjyqtari ndalë lojën për 2-3 minuta deri në largimin e tyre); raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave në bazë të Rregullores Disiplinore neni 32 paragrafi 1. Kërkohen raportet plotësuese nga zyrtari I klubit të futbollit “Ballkani“ nga Suhareka lidhur me rastin, afati datë 21.02.2019 .
KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XVIII-të të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – GJILANI e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (sjelljet e gabuara të spektatorëve nikoqir; hedhje e gjësendeve dhe flakadanëve në fushë minutat; 65,71,84 dhe 90+) I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave në bazë të Rregullores Dsiplinore neni 32 paragrafi 1. Kërkohen raportet plotësuese nga zyrtari i klubi të futbollit “Drita “ nga Gjilani për atë ndeshje. Afati date 21.02.2019.
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje të gabuar të spektatorëve të klubit të tyre (ndezje dhe hedhje e flakadanëve dhe fishekzjarrëve në fushën e lojës minutat; 57,70, 73, 82 dhe 90+ ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – GJILANI e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan; raportet e zyrtarëve) I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 32 paragrafi 1. Kërkohet raport plotësues nga zyrtari klubit të futbollit “Gjilani“ nga Gjilani për atë ndeshje. Afati datë 21.02.2019.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa, në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 19.02.2019 – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 19.02.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi