Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur  me datë 26.02.2019 ditë e martë, ora 14,00 , shqyrtoi procedurat e hapura  disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit  të Garave pas përfundimit të ndeshjeve  nga java e fundit datë 23-24.02.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve  zyrtare, konform Dispozitave  të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;

 

 

                                                                 V E N D I M E

 

KF “ BALLKANI “ nga Suhareka  në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme  në organizimin e ndeshjes së javës së; XVIII-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll  për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – DRENICA  e zhvilluar me datë  16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT  në bazë të Rregullores  Disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika  2.

 

KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të hapur  disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XVIII-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  DRITA – GJILANI  e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit  në Gjilan; raportet zyrtare  (sjellje e gabuar e spektatorëve; hedhje e gjësendeve  dhe flakadanëve  në fushë  minutat; 65,71,84,90+) DENOHET me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro) në bazë  të Rregullores  disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi  2 pika 1. Afati  i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15  ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishë. (neni 11 paragrafi 1)

 

KF “ GJILANI “ nga Gjilani  në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e komisionit, për  sjellje të gabuar të spektatorëve   të klubit ( ndezje dhe hedhje  e flakadanëve  dhe fishekzjarrëve në fushën e lojës  në minutat ; 57,70,73,82 dhe 90+ ) në ndeshjën e javës së ; XVIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për  kategorinë e seniorëve;  DRITA – GJILANI  e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan; raportet zyrtare; DENOHET  me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë  euro) në bazë të Rregullores  disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2  pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

 

LORIK  MAXHUNI, lojtar i klubit të futbollit “FLAMURTARI“ nga Prishtina me numër të  ID kartelës ; 00570M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër të fanelës sportive  22, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për ndëshkim me karton të kuq  (sjellje  të gabuara  pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së; XIX-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  GJILANI – FLAMURTARI  e zhvilluar me datë  23.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan; raportet zyrtare;  DENOHET me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores  disiplinore  neni  40 paragrafi 1 pika 4.

 

GRESA  HAZIRI ; lojtare e  KFF “MITROVICA“  nga Mitrovica  me numër të ID kartelës  007159F99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  6, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesares së garave për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e rrethit të parë për Kupën e Kosovës në futboll për  femra; DUKAGJINI – MITROVICA  e zhvilluar  me datë  21.02.2019 , për ndërhyrje  të palejuar   në lojtaren kundërshtar (lojtare fundore)  raportet zyrtare; DENOHET  me ndalesë loje  për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni  42 paragrafi 1 pika 1.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit  disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljës  së këtij  vendimi respektivisht nga publikimit I të njejtit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës date 26.02.2019.  Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

 

Prishtinë, datë 26.02.2019
Kryetari, Dukagjin  Zefi