Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përberje ; Dukagjin Zefi kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.05.2014 ( ditë e premte ) ora 15,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave për të padisiplinuarit nga ndeshjet e zhvilluara të Raiffeisen superligës dhe Ligës së parë të Kosovës në futboll datë 26-27.04.2014 , dhe për të njejtat duke u bazuar në raportet e zyrtarëve , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
1. JAKUP RAMADANI ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës ne procedure te hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mos kryerje të dëtyrës në përputhje me udhëzimet në fuqi ( mospërshkrimin e detajeve – ekceseve posaqëerisht rastit tek akordimi i penaltisë si dhe rastet tjera të krijuara pas përfundimit të – fshehje e fakteve relevante ) nga ndeshja e javës së ; XXVII-të e Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( provat inqizimet televiziv)
DENOHET
Me ndalese te kryerjes se detyres se vëzhguesit ne kohezgjetje per ; 1 ( nje ) muaj, per te gjitha ndeshjes zyrtare sipas radhes te organizuara nga ana e Federates se Futbollit te Kosoves ne baze te Rregullores disiplinore neni 61 paragrafi 1 pika 9/2
2. ARTAN LATIFI ; asistent i dytë në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : Hajvalia – Trepça , e zhvilluar në Kizhnicë ne procedure te hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mospershkrimin e ekceseve të ndodhura – goditja e tij me shishe PVC si dhe rasteve tjera të shumta të cilat nuk i paraqet në raportin e ndeshjes së lartëshenuar i ( fshehje e fakteve ) i
DENOHET
Me shqiptimin e mases disiplinore te QORTIMIT, ne baze te Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
3. KF “ HAJVALIA “ nga Hajvalia për lëshime në organizimin e ndeshjes ne procedure te hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit ( dështim i organizimit – prezenca e shumë civilëve brenda rrethojës, hudhja e gjasendëve në terren në drejtim të asistentëve, hyrja e publikës në fushë etj ) së javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( inqizimet televizive ) , raportet shtese dhe deklarata plotesuese
DENOHET
Me ; 2 ( dy ) ndeshje jashtë fushës së vet – ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3.
4. AGIM MALIQI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia ne procedure te hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar për largim nga pankina e lojtarëve rezervë nga ana e gjyqtarit ( iniciator kryesor i tollovisë së krijuar pas përfundimit të takimit si dhe kercnime drejtuar gjyqtarit të katërt dhe kameramanit të televiziv me fjalet “ Ndale kameren “ ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( incizimet televizive dhe deklarata plotësuese )
DENOHET
Me ndalese të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në klub në kohëzgjatje për 1 ( një ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
5. SUNAJ KEQI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia ne procedure te hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive ( ofendime drejtuar trajnerit të ekipit kundërshtar si dhe kacafytje e dyanshme pas përfundimit të takimit ) të ndeshjes së javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Hajvali ( inqizimet televizive )
DENOHET
Me te holla ne shume prej ; 250 euro ( dyqind e pesëdhjetë) në bazë te Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 pargarafi 2
6. FIDAIM HAXHIU; trajner i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica, ne procedure te hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për sjellje josportive ( fyerje, sharje dhe kacafytje me kryetrajnerin e klubit nikoqir ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në (inqizimet televizive – raportet shtesë )
DENOHET
Me te holla ne shume prej ; 250 euro ( dyqind e pesëdhjetë euro ) ne baze te Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2..
7. GËZIM GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive ; 1/795 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17,ne procedure te hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, i ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve, për sjellje josportive ( tentim sulmi në lojtarin e ekipit mysafir me numër 10 Shpetim Babaj ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet zyrtare dhe inqizimet televizive ) i
DENOHET
Me ndalese loje per; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhes te organizuara nga Federata e Futbollit e Kosoves ne baze te rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
8. LIRIDON VOCA; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 10562 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, ne procedure te hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor ,për sjellje josportive ( kërcnime ofendime tërheqje e gjyqtarit kryesor për fanele në përkrahje të bashkëlojtarit të tij me numër 2 ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ) i
DENOHET
Me ndalese loje per ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhes te organizuara nga ana e Federates se Futbollit te Kosoves, ne baze te Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
9. LAVDIM BALIJA; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 5946 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2,n ne procedure te hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive ( tërheqje për fanele e gjyqtarit kryesor, tentim grushtimi si dhe presionet gjatë gjithë ndeshjes në gjyqtarin kryesor e veqanërisht tek akordimi i penaltisë ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ) i
DENOHET
Me ndalese loje per ; 3 ) tri ) ndeshje zyrtare sipas radhes te organizuara nga ana e Federates se Futbollit te Kosoves ne baze te Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3,.
10. SHPETIM BABAJ; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 11582 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10 ne procedure te hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për manifestim të sjelljeve josportive ( sjellje në kundërshtim me rregulla gjatë gjithë takimit sidomos në momentin e akordimit të penaltisë dhe vendosjes së topit për ekzekutim – hedhja e topit në balt ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ) i
DENOHET
Me ndalese loje per; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhes te organizuara nga ana e Federates se Futbollit te Kosoves ne baze te Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
11. ISMET MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria, ne procedure te hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për largim nga pankina si dhe manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të FFK-së , përdorim i shprehjeve më banale dhe ofenduese , rast recidiv ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Feronikeli e zhvilluar në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve dhe incizimet televizive )
DENOHET
Me ndalese te kryerjes se funksionit te trajnerit dhe funksioneve tjera ne klub ne kohëzgjatje per ; 1 ( nje ) muaj per te gjitha ndeshjet zyrtare te organizuara nga ana e Federates se Futbollit te Kosoves ne baze te Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
12. MENSUR MAXHUNI ; trajner i katërt i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria, ne procedure ta hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje si dhe tentim sulmi në gjyqtaret e takimit me shufer hekuri në lokalet e zhveshtoreve- thyerje e xhamave të dritares pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Feronikeli e zhvilluar në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalese te kryerjes se funksionit te trajnerit si dhe funksioneve tjera ne klub ne kohëzgjatje per; 1 ( nje ) muaj per te gjitha ndeshjet zyrtare te organizuara nga ana e Federates se Futbollit te Kosoves ne baze te Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.;
13. DRITON PRENIQI ; asistent i parë ne procedure te hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për fshehje të rastit ( mosparaqitje të përsonit i cili e grushtoi edhe pse e ka parë ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Feronikeli e zhvilluar në Vushtrri ( raportet zyrtare dhe inqizimet televizive )
DENOHET
Me shqiptimin e mases disiplinore QORTIM, ne baze te Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2..
14. ARTAN TAHIRI ; gjyqtar i katert ne procedure te hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për fshehje të të gjitha pamjeve ( mos paraqitje të rasteve të cilat është i obliguar që ti paraqes në cilësi të gjyqtarit të katert lidhur me rastet e shfaqura të kërcnimeve, ofendimeve, dhe sulmimit të asistentit të parë si dhe lejimi i qendrimit të numrit të madhë të përsonave të paautorizuar në pankinat e lojtarëve rezervë ), në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosov`s në futboll për kategorinë e seniorëve; Llamkos Kosova – Feronikeli e zhvilluar në Vushtrri ( inqizimet televizive dhe raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me shqiptimin e mases disiplinore te QORTIMIT, ne baze te Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
15. FARUK STATOVCI ; lojtar i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive 2426 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, ne procedure te hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive ( grushtim i asistentit të parë në tollovinë e krijuar në rastin e anulimit të golit nga pozita jashtë loje- recidivist ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Feronikeli e zhvilluar në Vushtrri ( raportet zyrtare dhe inqizimet televizive )
DENOHET
Me te holla ne shume prej; 200 ) dyqind e pesëdhjetë euro ) ne baze te Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1.
16. KF “ DEÇANI “ nga Deçani, ne procedure te hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për mosudhëtim për të zhvilluar ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Lepenci – Deqani ( raportet nga ndeshja si dhe deklaratat plotësuese pas kerkeses – deshmite )
DENOHET
Me shqiptimin e mases disiplinore QORTIM, ne baze te Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
17. KF “ RILINDJA “ nga Prishtina , për mos përmbushjen e obligimeve financiare ndaj zyrtarëve të ndeshjes ( vëzhguesit, gjyqtarëve dhe kontrollorit sipas propozicioneve të garave ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Rilindja – Ulpiana e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të takimit )
MBETET NE PROCEDURE DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Rilindja,” nga Prishtina lidhur me arsyet e mospërmbushjes së detyrimeve ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Afati datë 05.05.2014 (Rregullorja disiplinore neni 31.)
18. IDRIZ KELMENDI ; gjyqtar futbolli nga Peja , per zbritje te notes se kontrollorit nga ana e komisionit per gjyqtare te futbollit , nga nota ; 2,5 ( note e kënaqshme ) ne ; 2,0 ( note jo te kënaqshme ) per leshime ne referimin e ndeshjes se javes se ; XXVII-te te Raiffeisen superliges se Kosoves ne futboll per kategorine e sendoreve ; Hajvalia – Trepc e zhvilluar ne Kizhnice ( raportet e komisionit per gjyqtare te futbollit );
DENOHET
Me ndalese referimi per ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare ( kampionate dhe kupes ) sipas radhes te organizuara nga ana e Federates se Futbollit te Kosoves, ne baze te Rregullores disiplinore neni 73 paragrafi 2 pika 1.
19. MENTOR BALIU; gjyqtar futbolli nga Mitrovica, per zbritje te notes se kontrollorit , nga ana e komisionit per gjyqtare te futbollit; nga nota ; 2,5 ( e kënaqshme ) ne ; 2,0 ( jo te kënaqshme ) per leshime ne referimin e ndeshjes se javes se ; XXVII-te te Raiffeisen superliges se Kosoves ne futboll per kategorine e sendoreve ; Llamkos Kosova – Feronikeli e zhvilluar ne Vushtrri ( raportet e komisionit per gjyqtare te futbollit )
DENOHET
Me ndalese referimi per ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare ( kampionate dhe Kupes se Kosoves ne futboll ) sipas radhes te organizuara nga ana e Federates se Futbollit te Kosoves ne baze te Rregullores disiplinore neni 73 paragrafi 2 pika 1.
20. SHPETIM MURTEZI ; gjyqtar futbolli nga Gjilani, per zbritje te notes se kontrollorit nga ana e komisionit per gjyqtare te futbollit nga nota ; 2,5 ( e kënaqshme ) ne ; 2,0 ( jo te kënaqshme ) per referimin e ndeshjes se javes se ; XXIV-te te Liges se pare te Kosoves ne futboll per kategorine e sendoreve ; Ballkani – 2 Korriku ( raportet e komisionit per gjyqtare te futbollit );
DENOHET
Me ndalese referimi per ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhes te organizuara nga ana e Federates se Futbollit te Kosoves ne baze te Rregullores disiplinore neni 73 paragrafi 2 pika 1.
21. ILIR MORINA ; lojtar i klubit te futbollit “ Ballkani “ nga Theranda me numer te librezes sportive 4306 dhe i licencuar ne Federaten e Futbollit te Kosoves me numer 22, per manifestim te sjelljeve josportive ( shkelje e lojtarit kundërshtar ne gjoks me qellim ) ne ndeshjen e javes se ; XXIV-te te Liges se pare te Kosoves ne futboll per kategorine e sendoreve; Ballkani – 2 Korriku e zhvilluar ne Therande ( provat ; incizimet televizive )
PEZULLOHET
Pa te drejte loje deri ne vendimin përfundimtar te komisionit disiplinor ( kompletimin e lendes ) per te gjitha ndeshjet zyrtare te organizuara nga ana e Federates se Futbollit te Kosoves . Kerkohet deklarate plotësuese nga lojtari i pezulluar ; Ilir Morina , afati date 05.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
22. ILIR ALIJAJ ; lojtar i klubit te futbollit “ Ballkani “ nga Theranda me numer te librezes sportive 10210 dhe i licencuar ne Federaten e Futbollit te Kosoves me numer 5, per manifestim te sjelljeve josportive ( kapje per fyte e lojtarit kundërshtar dhe përplasje per toke ) ne ndeshjen e javes se ; XXIV-te te Liges se pare te Kosoves ne futboll per kategorine e sendoreve ; Ballkani – 2 Korriku e zhvilluar ne Therande ( provat ; onqizimet televizive );
PEZULLOHET
Pa te dreje loje deri ne vendimin përfundimtar te komisionit disiplinor ( kompletimin e lendes ) per te gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhes te organizuara nga ana e Federates se Futbollit te Kosoves. Kerkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Ilir Alijaj , afati date 05.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31.)
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë drejtuar komisionit të shkallës së dytë , në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht nga data e publikimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XXVII dhe XXIV-të të datës 02.05.2014 ( nga data e pranimit ), por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë; 02.05.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.