Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala  anëtarë  në mbledhjen e mbajtur me datë 12.03.2019, ditë e martë, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave  pas përfundimit ë ndeshjeve nga java e fundit dhe  për  të njejtat duke iu referuar raporteve  zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara  konform Dispozitave të Rregullores  Disipinore  nxjerri  këto;

 

 

V E N D I M E

 

TAHIR  LUSHTAKU; kryetrajner  i klubit të futbollit “DRENICA” nga Skënderaj me numër të ID kartelës; 010175M70 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje të gabuara, largim nga pankina nga ana e gjyqtarit (kundërshtim në vendimin e asistentit Meriton Berisha pas  anulimit të golit  të shënuar) në ndeshjen e javës së; XXII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRENICA, e zhvilluar me datë  10.03.2019 në stadiumin  “Përparim Thaqi” në Prizren, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 32 paragrafi 1 pika 1  i  HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e  lëndës. Kërkohet  deklarata plotësuese nga kryetrajneri  Tahir  Lushtaku  lidhur me rastin, afati datë  14.03.2019 .

 

LABINOT QOSA; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “FLAMURTARI” nga Prishtina me  numër të ID kartelës; 001909M85, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina  nga ana e gjyqtarit (sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor;  sharje dhe fyerje) në  ndeshjen e javës së; XXII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – BALLKANI, e zhvilluar me datë  10.03.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri” në  Prishtinë, në bazë të Rregullores  Disiplinore neni 32 paragrafi 1 pika 1 i  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE   deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet deklarata plotësuese  nga ndihmëstrajneri  Labinot  Qosa  lidhur me rastin. Afati datë 14.03.2019 .

 

ARDIT  MIFTARI; lojtar i klubit të futbollit “ARBERIA” nga Dobraja e Lypjanit me numër të ID kartelës  001991M99, dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër të fanellës sportive  1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (loja me dorë si lojtar fundor)  në ndeshjën e javës së; XIX- të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  ARBËRIA – DRENASI, e zhvilluar me datë  09.03.2019 në stadiumin e qytetit në Lipjan, bazuar në nenin 39 paragrafi 3  të Rregullores Disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

BURIM  SADIKU; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA” nga Vushtrria me numër të ID kartelës 000935M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës sportive 26, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës  së  XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e sinorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 pika 1  të Rregullores  disiplinore PEZULLOHET pa të drejtë loje  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim  Burim  Sadiku lidhur me rastin, afati datë 14.03.2019 .

 

VISAR  IMERI; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA” nga Vushtrria  me numër të ID kartelës; 000792M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 3, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (tentim sulmi në gjyqtarin kryesor) në ndeshjen e javës së  XIX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA, e zhvilluar  me datë 10.03.2019  në Pozharan, bazuar në nenin  32 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores Disiplinore; PEZULLOHET  pa të drejtë loje  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese  nga lojtari në pezullim Visar Imeri, afati datë  14.03.2019.

 

KORAB HASANI; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA” nga Vushtrria  me numër të ID kartelës  001600M91  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 4, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA, e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, në bazë të  nenit  32 paragrafi 1  pika 1 të Rregullores  Disiplinore ; PEZULLOHET pa të drejtë loje  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim; Korab Hasani, afati datë 12.03.2019.

 

KF “VLLAZNIA“: nga Pozharani në  procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin  e ndeshjes  së javës së; XIX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan (motivi; fyerje  dhe ofendime në kor  nga ana e spektatorëve  nikoqir drejtuar simpatizuesve të ekipit  mysafir; minutat;  20,36,60 dhe 88 si  dhe hyrja në fushë  nga ana e një grupi të publikës nikoqire pas shënimit të golit) në bazë të nenit 32 paragrafi 1 pika 1 I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen deklarata dhe raporte plotësuese nga  klubi futbollistik “Vllaznia“ nga Pozharani – zyrtari saj për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 14.03.2019 .

 

ALI OSMANI; kryetrajner i  klubit të futbollit “VLLAZNIA“ nga Pozharani  me numër të ID kartelës ; 0192M60 , në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave  për sjellje të gabuara (hyrje në zhveshtore dhe iu  kërcënohet treshes së gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA, e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, në bazë të nenit 32 paragrafi 1 pika 1  I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë disiplinore Ali Osmani lidhur me rastin. Afati datë 14.03.2019.

 

KF “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje  të gabuara nga ana e  simpatizuesve  të klubit të tyre (motivi; fyerje dhe sharje në kor – kundërpërgjigje  spektatorëve të ekipit nikoqir minutat; 24,32,68 dhe 80 ) në ndeshjen e javës së XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA, e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, bazuar në nenin  32 paragrafi 1 pika 1 I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga  klubi futbollistik “Vushtrria“ nga Vushtrria  – zyrtari  klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 14.03.2019.

 

ERZEN  ZYBERAJ; lojtar i klubit të futbollit “DARDANA” nga Kamenica me numër të ID kartelës  009504M87  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  14, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (ndërhyrje e palejuar ndaj lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së  XVII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANA – KOSOVA e zhvilluar me datë 09.03.20119  në Koretin në bazë të nenit  42 paragrafi 1 pika 1  të Rregullores Disiplinore;  DENOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës .

 

DION  STUBLLA;  lojtar i klubit të futbollit “RAHOVECI” nga Rahoveci  me numër të ID kartelës  006767M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër  të fanellës sportive  1  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (loja me dorë si lojtar fundor jashtë zonës së rrezikimit) në ndeshjen e javës së; XVII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI – DRINI  BARDHË,  e zhvilluar me datë  09.03.2019 në Stadiumin e Qytetit në Rahovec, në bazë të nenit 39 paragrafi 1  të Rregullores Disiplinore; DENOHET  me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

SUZANA  NUHA; lojtare e KFF “LLAPI” nga Podujeva  me numër të ID kartelës 006049F94  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër  të fanellës sportive; 8, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komesares së Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (loja me dorë  brenda  zonës së portierit) në ndeshjën e javës së  XIV ; KFF “BAZELI” – KFF “LLAPI”  e zhvilluar me datë  09.03.2019 në Kaçanik, në bazë të nenit 39 paragrafi 3  të Rregullores Disiplinore; DENOHET  me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

 

KËSHILLA  JURIDIKE

 

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë, Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi, publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, datë, 12.03.2019                                                                                          Kryetari,  Dukagjin Zefi