Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar  dhe Luan Salihu e Avni  Shala anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 14.03.2019, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njëtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  nxjerri këto;

 

V E N D I M E

 

TAHIR  LUSHTAKU; kryetrajner i klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skenderaj me numër të ID kartelës 010175M70, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina (kundërshtim në vendimin e  asistentit Meriton Berisha në rastin e anulimit  të golit të shënuar) në ndeshjen e javës së XXII-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRENICA, e zhvilluar me datë 10.03.2019 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren, bazuar në  Rregulloren Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika  3. dhe nenit 10 paragrafi 3; DENOHET; me të holla në shumë prej; 200  euro (dyqind  euro)  Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur  vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

 

LABINOT  QOSA; ndihmëstrajner  në klubin e futbollit “FLAMURTARI“ nga Prishtina , me numër të ID kartelës; 001909M85, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina (për sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – BALLKANI e zhvilluar me datë  10.03.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në  Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika  2.  DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore  të QORTIMIT.

 

BURIM  SADIKU; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria  me numër të ID kartelës  000935M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të  Kosovës me numër të fanellës sportive  26, në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq (për ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, bazuar  në Rregulloren Disiplinore neni  41 paragrafi 2 pika b/1   DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

VISAR  IMERI; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria me numër të ID kartelës; 000792M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 3, në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq  (tentim për të sulmuar gjyqtarin  e takimit) në ndeshjen e javës së; XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni  41 paragrafi 2 pika  a/3 ; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy)    ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KORAB  HASANI; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria me numër të ID kartelës;  001600M91  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 4 në  procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq  (fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së; XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 41 paragrafi  2 pika b/1; DENOHET  me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KF “VLLAZNIA“ nga Pozharani  në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin  e ndeshjes së javës së  XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA, e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan (motivi; sjelljet e gabuara të spektatorëve gjatë zhvillimit të ndeshjes; fyerjet dhe ofendimet drejtuar publikut mysafir në minutat;  20, 36, 60 dhe 81 si dhe hyrja në fushën e lojës në rastin e shënimit të golit) , bazuar në nenin  50  paragrafi 1 pika  dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2  të Rregullores  Disiplinore;  DENOHET  me të holla në shumë prej ; 1000  euro (njëmijë euro). Afati  i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm .

 

ALI  OSMANI; kryetrajner i klubit të futbollit “VLLAZNIA“ nga Pozharani me numër të ID kartelës; 0192M60, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për  sjellje të gabuara drejtuar gjyqtarëve në pushimin e gjysmëlojes në lokalet e zhveshtoreve në ndeshjen e javës së: XIX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë  e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores Disiplinore; DENOHET;  me shqiptimin e masës disiplinore; të  QORTIMIT .

 

KF “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre (fyerje dhe sharje drejtuar spektatorëve nikoqir si kundërpërgjigje në minutat; 24,32,68 dhe 80)  në ndeshjen e javës së XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA, e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, bazuar në nenin 50 paragrafi 1 pika DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore  të QORTIMIT .

 

ELTON  BLAKU; lojtar i klubit të futbollit “RILINDJA” nga Prishtina  me numër të ID kartelës; 00172M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  të fanellës sportive 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së XI-të të Ligës së Parë të Kosovës për kategorinë e seniorëve; RILINDJA – LEPENCI, e zhvilluar me datë 09.03.2019 në Prishtinë, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni; 43  paragrafi 1 pika 1; DENOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

ÇLIRIM MALOKU; lojtar i klubit të futbollit “LEPENCI” nga Kaçaniku me numër të ID kartelës  003053M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës sportive; 1, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje dhe goditje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së  XI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; RILINDJA – LEPENCI, e zhvilluar me datë 09.03.2019 në Prishtinë, në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika  1; DENOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit  disiplinor të shkallës së dytë , komisionit për ankesa  në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht  nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, datë, 14.03.2019
Kryetari,  Dukagjin  Zefi