Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.03.2019, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores  Disiplinore nxjerri këto;

 

V E N D I M E

 

KF “ LLAPI “ nga Podujeva  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime  në  organizimin e ndeshjes së javës së; XXIII-të të IPKO SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – BALLKANI e zhvilluar me 16.03.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (hedhje e gjësendeve në fushë minutat; 52 dhe  53,  dhe dy mjete plasëse, minuta e 85  hedhje e  katër shisheve PVC, shkrepsave  në fushë). Në mungesë të deklaratave plotësuese dhe raportit shtesë, bazuar  në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi;  1 ;  I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet  deklaratë plotësuese nga KF  “Llapi”  nga Podujeva – zyrtari i saj për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë  28.03.2019 .

 

TAHIR  BATATINA; drejtor i klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave,  për  manifestim të sjelljeve josportive (ushtrim i presionit në gjyqtar  me motivacionin së janë të deleguar qëllimisht nga krerët e FFK-së për të dëmtuar klubin e futbollit  “Llapi“  si dhe tentimi me forcë për t’u futur  në dhomën e gjyqtarëve, e gjithë kjo ndodhi pas pjesëlojës së parë) në ndeshjen e javës së; XXIII-të të IPKO SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – BALLKANI e zhvilluar me 16.03.2019 në stadiumin “Zahir  Pajaziti“ në Podujevë, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës së zyrtarit në procedurë) I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në  kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  zyrtari në procedurë  Tahir  Batatina, lidhur me rastin. Afati datë 28.03.2019 .

 

ARIAN IMERI; zyrtar i klubit të futbollit  “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje të gabuara (fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të pjesëlojës së parë) në ndeshjen e javës së; XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA –  VITIA, e zhvilluar me datë 17.03.2019 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika  3 dhe neni  10 paragrafi 3;  DENOHET; në  të holla në shumë prej; 300  euro (treqind euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

 

MERGIM  HALILI;  ekonom në klubin e futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e  Komisionit të Garave për largim nga hapësira teknike (ofendime drejtuar asistentit të parë) në ndeshjen e javës së: XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – VITIA e zhvilluar  me date 17.03.2019 në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri, bazuar në  Rregulloren Disiplinore  nenin  40  paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 3 ;  DENOHET;  në të holla në shumë prej; 100  euro (njëqind euro). Afati  i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja Disiplinore neni  11 paragrafi 1).

 

JETON DUSHI; lojtar i klubit të futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova  me numër të ID kartelës;  002275M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me  numër 10  të fanellës sportive, në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e pa lejuar në lojtarin kundërshtar  si  lojtar  fundor) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së pare  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAMIZ  SADIKU – VËLLAZNIMI e zhvilluar me date 16.03.2019 në stadiumin  e Ramiz Sadikut në Prishtinë, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni  42 paragrafi 1 pika 1; DENOHET ; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

PETRIT TAHIRI; lojtar i klubit të futbollit “VLLAZNIA“ nga Pozharani me numër të ID kartelës;  01275M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër  12 në fanelën sportive, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkimin me karton të kuq (goditje – shkelmim i lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  2 KORRIKU – VLLAZNIA e zhvilluar me datë 16.03.2019 në stadiumin e  2 Korrikut në Prishtinë, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1; DENOHET; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

RUSHIT  BALLOVCI; zyrtar i klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina, në procedurë të iniciuar  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për reagime  të panevojshme  në vendimet e gjyqtarëve  në ndeshjen e javës së; XX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  2 KORRIKU – VLLAZNIA  e zhvilluar me datë 16.03.2019  në stadiumin e  2 Korrikut në  Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1  pika 2.    DENOHET;  me shqiptimin e masës  disiplinore   të ; QORTIMIT

 

AGON  PIRA; zyrtar i klubit të futbollit “VLLAZNIA“ nga Pozharani me numër të ID kartelës ; 1171550056   në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive (reagime të panevojshme në vendimet e gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  2 KORRIKU – VLLAZNIA, e zhvilluar me datë 16.03.2019   në fushën e  2 Korrikut  në Prishtinë, bazuar në Rregulloren Disiplinore  neni 40 paragrafi  1 pika 2; DENOHET ; me shqiptimin e masës disiplinore  të QORTIMIT.

 

KF “ULPIANA“ nga Lipjani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së dytë; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; ULPIANA – GJAKOVA  e zhvilluar  në Lipjan (hyrja e spektatorëve  në fushë pas përfundimit të ndeshjes, prej nga grushtohet  lojtari mysafir- portieri), bazuar në Rregulloren  disiplinore  neni  50 paragrafi 1 pika  3  dhe nenit 10 paragrafi  2 pika  5;  DENOHET; me të holla në shumë prej;  800  euro (tetëqind euro). Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla  është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet  i plotfuqishëm  (Rregullorja Disiplinore neni  11 paragrafi 1 ).

 

TAHIR SOPA; kryetrajner në klubin e futbollit “ULPIANA“ nga Lipjani, në procedurë të hapur disiplinore  nga ana e komisionit për  sjellje largim nga hapësira teknike (reagime të pamatura në vendimet e gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XII-të të Ligës së parë të Kosovës më futboll për  kategorinë e juniorëve; ULPIANA – GJAKOVA e zhvilluar në Lipjan, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika  2; DENOHET  me  shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT

 

DIAMANT  HOTI;  gjyqtar futbolli në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor për   lëshime të theksuara  në referimin e ndeshjes së javës së; XVIII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; FLAMURTARI – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni  77  paragrafi  3 rasti i përcillet  Komisionit – profesional për gjyqtarë të futbollit ( gjyqtarët e vlerësuara me nota të dobëta ).

 

ARIANIT  BYTYQI;  lojtar i klubit të futbollit “MINATORI“ nga Magura e Lipjanit me numër të ID kartelës; 002803M87 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër 4 të fanellës sportive, në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së;  XIX-të të Ligës së Dytë të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; DARDANA – MINATORI, e zhvilluar me datë 24.03.2019 në Kamenicë, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 41 paragrafi 2/a pika 1; DENOHET  me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

EDON  GJIKOKAJ; lojtar i klubit të futbollit “DEÇANI“ nga Deçani me numër të ID kartelës; 003453M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  13, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XIX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e sendorëve, grupi A; RAHOVECI – DEÇANI e zhvilluar me datë 23.03.2019  në stadiumin e qytetit në Rahovec, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 41 paragrafi 2/a  pika  1; DENOHET  me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

ELTON BLAKU; lojtar i klubit të futbollit “RILINDJA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 001727M01  dhe  licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 7, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje  me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; RILINDJA – LEPENCI e zhvilluar me datë; 09.03.2019 në Prishtinë, bazuar në Rregulloren  disiplinore  nenin 43 paragrafi 1 pika  1; DENOHET; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje  zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

Çlirim  MULAKU; lojtar i klubit të futbollit “LEPENCI“ nga Kaçaniku  me numër të ID kartelës; 003053M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive;  20, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (goditje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; RILINDJA – LEPENCI e zhvilluar me datë; 09.03.2019 në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1; DENOHET; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa – komisionit disiplinor të shkallës së dytë, në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë  26.03.2019, respektivisht  nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar  nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.


Prishtinë, datë  26.03.2019
Kryetari, Dukagjin  Zefi