Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.04.2019 , shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara gjatë javës së fundit datë; 30-31.03.2019, dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këto;
V E N D I M E
LIRIDON NDRECAJ, person zyrtar i KF “LIRIA“ nga Prizreni me numër të ID kartelës; 011386M91 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga hapësira teknike – bankina (kundërshtim në vendimet e gjyqtarëve) gjatë ndeshjes së javës së; XXIV-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – LLAPI, e zhvilluar me datë 29.03.2019 në stadiumin “Përparim Thaçi“ në Prizren, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 32 paragrafi 1; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit).
Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedurë; Liridon Ndrecaj, lidhur me rastin. Afati datë 04.04.2019.
SHEFKET CANAJ; ndihmëstrajner në KF “BASHKIMI“ nga Koretini i Kamenicës me numër të ID kartelës; 009406M61 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive (fyerje dhe ofendime drejtuar treshes së gjyqtarëve pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së; XXI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – BASHKIMI, e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë, në bazë të nenit 32 paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit).
Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri në procedurë; Shefket Canaj lidhur me rastin. Afati datë; 04.04.2019.
ISMET MUNISHI; kryetrajner i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të licencës; UEFA – A; 0282 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje të gabuara (ofendime drejtuar treshes së gjyqtarëve në korridoret e lokaleve pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së; XXI-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – ONIX BANJA, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit).
Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë Ismet Munishi, lidhur me rastin. Afati datë 04.04.2019.
KF “ARBËRIA“ nga Dobraja e Lipjanit, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ARBËRIA – RAMIZ SADIKU, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Lipjan (hedhje e shisheve të plastikes në minutën e 21-të në drejtim të asistentit të dytë, si dhe tentimi i disa spektatoreve për të sulmuar portierin mysafir pas përfundimit të takimit, por duke iu falënderuar intervenimeve të shpejta, situata u normalizua), bazuar në nenin 21, paragrafi 1, I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit).
Kërkohet raport plotësues nga KF “Arbëria” nga Dobraja – përkatësisht nga zyrtari i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati, datë 04.04.2019.
SKËNDER GASHI; ndihmëstrajner në KF “DUKAGJINI” nga Klina me numër të ID kartelës; 011377M709, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga hapësira teknike – bankina (sjellje të gabuara ndaj gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – DUKAGJINI, e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin e klubit në Hogosht, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32, paragrafi 1; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të Komisionit).
Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri në procedurë Skënder Gashi, lidhur me rastin. Afati datë 04.04.2019.
ATDHETAR LATIFAJ; lojtar i klubit të futbollit “KIKA“ nga Hogoshti me numër të ID kartelës ; 005778M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 34, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – DUKAGJINI, e zhvilluar me datë; 31.0-3.2019 në stadiumin e klubit në Hogosht, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 41, paragrafi 2 pika a/4; DENOHET; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së futbollit të Kosovës.
KF “VITIA“ nga Vitia në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mashtrim dhe sjellje në lajthim, lidhur me aktivizimin e lojtarit të suspenduar; Yll Fazlija pa të drejtë loje për shkak të 4 kartonëve të verdhë në ndeshjen e javës së; XXI-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – 2 KORRIKU, e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin e qytetit në Viti, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 32, paragrafi 1; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet raport plotësuese nga KF “ Vitia“ nga Vitia – përkatësisht nga zyrtari i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 04.04.2019.
MILAIM ZUZAKU; kryetrajner në KF “VITIA“ nga Vitia me numër të ID kartelës; 002136M65, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mashtrim dhe sjellje në lajthim lidhur me aktivizimin e lojtarit të pezulluar Yll Fazlija në ndeshjen e javës së; XXI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – 2 KORRIKU, e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin e qytetit në Viti, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore: I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit).
Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë disiplinore Milaim Zuzaku lidhur me rastin. Afati datë 04.04.2019.
YLL FAZLIJA; lojtar i KF “VITIA“ nga Vitia me numër të ID kartelës; 009819M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 10, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave (për aktivizim pa të drejtë loje me; 4 kartonë të pezulluar) në ndeshjen e javës së; XXI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – 2 KORRIKU, e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin e qytetit në Viti, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 32, paragrafi 1; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës.
Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në procedurë Yll Fazlia, lidhur me rastin. Afati datë 04.04.2019.
Ligat e dyta dhe kategoritë e reja;
DEMOKRAT MALOKU; lojtar i KF “BEHARI“ nga Vitomirica e Pejës me numër të ID kartelës ; 004065M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 8, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e rrezikshme – e ashpër, në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, Grupi A – kategoria e seniorëve; Uv.MALISHEVA – BEHARI, e zhvilluar me datë 30.03.2019 në stadiumin e qytetit në Malishevë, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 41 II/3 paragrafi 1 pika 1; DENOHET me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës .
LUIGJ KRASNIQI; lojtar i KF “DARDANIA“ nga Qyshku i Pejës me numër të ID kartelës; 010119M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 19, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sulm fizik në gjyqtarin e ndeshjes së javës së; XX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, Grupi A – kategoria e seniorëve; VËLLAZERIA – DARDANIA, e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin “Përparim Thaçi“ në Prizren (ndeshje e ndërprerë) bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore; PEZULLOHET pa të drejtë loje në ndeshjet zyrtare vijuese sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit).
Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim; Luigj Krasniqi. Afati datë 04.04.2019.
ARGJEND KAMAJ; lojtar i KF “DARDANIA“ nga Qyshku i Pejës me numër të ID kartelës; 001835M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 1, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sulm fizik në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së; XX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, Grupi A – kategoria e seniorëve; VËLLAZERIA – DARDANIA, e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin “Përparim Thaçi“ në Prizren (ndeshje e ndërprerë), bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 32, paragrafi 1; PEZULLOHET, pa të drejtë loje për ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në kompletimin e provave – lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit).
Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar; Argjend Kemaj, lidhur me rastin. Afati datë 04.04.2019.
LEUTRIM GASHI; lojtar i KF “DARDANIA“ nga Qyshku i Pejës me numër të ID kartelës; 0031018M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 21, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sulm fizik në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së; XX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Grupi A; VËLLAZERIA – DARDANIA, e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin “Përparim Thaçi“ në Prizren (ndeshje e ndërprerë), bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 31, paragrafi 1; PEZULLOHET, pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese sipas radhës të organizuara nga ana e Komisionit Disiplinor, deri në kompletimin e provave – lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit).
Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Leutrim Gashi, afati datë 04.04.2019.
LEONARD NDRECA; lojtar i KF “GJAKOVA“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 001942M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 10, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ofendim i rëndë dhe sulm ndaj gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Grupi A; DUKAGJINI – GJAKOVA, e zhvilluar me datë 30.03.2019 në Gjakovë, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 41, paragrafi 2 pika b/1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KF “DARDANIA“ nga në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, e identifikuar si shkaktare për ndërprerjen e ndeshjes së javës së; XX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Grupi A; VËLLAZERIA – DARDANIA, e zhvilluar me datë 31.03.2019 në stadiumin “Përparim Thaçi“ në Prizren (ndeshje e ndërprerë; sulm fizik nga ana e lojtareve të klubit të tyre në gjyqtarin kryesor), bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit).
Kërkohet raport plotësues nga KF “Dardania“, përkatësisht nga zyrtari saj për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 04.04.2019.
KF “DEÇANI“ nga Deçani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, e identifikuar si shkaktare për ndeshjen e ndërprerë të javës së; XX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Grupi A; DEÇANI – DUSHKAJA, e zhvilluar me datë 31.03.2019, në stadiumin e qytetit në Deçan, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 32, paragrafi 1; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e provave – lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit).
Kërkohet raport plotësues nga KF “Deçani“ nga Deçani – përkatësisht nga zyrtari i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 04.04.2019.
VETIM KRASNIQI; lojtar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 002887M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 23, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XX të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; FLAMURTARI – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 31.03.2019 në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 41, paragrafi 2 pika b/1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
BETIM SHABANI; lojtar i klubit të futbollit “BESËLIDHJA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 004897M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 8, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (start i palejuar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së; XV-të të Ligës së Kadetëve në nivel nacional; KURDA – BESËLIDHJA, e zhvilluar në Prishtinë, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 39, paragrafi 3; DËNOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë; Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve, nga dita e sjelljes së këtij vendimi datë 02.04.2019, respektivisht nga data e publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 02.04.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi