Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vetë të rregullt mbajtur me datë 06.05.2014 ( ditë e martë ) ora 16,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara me datë 03-04.2015 dhe për të njejtit duke iu referuar raporteve të zyrtarëve si dhe deklaratave plotësuese, konform Displozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
1. VALON DAKI ; ; lojtar i klubit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtina , me numër të librezës sportive 9725 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedurë të hapur nga mbledhja e klauar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIX-të të Liges së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – grupi B ; Besëlidhja – Kaolini e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
2. EGZON SHABANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Studenti “ nga Mareshi i Gjilanit, me numër të librezës sportive ; 1888/13 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi ; B; Studenti – Besëlidhja e zhvilluar në Kamenicë ( raportet e zyrtarëve të takimit ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
3. BESNIK FAZLIU ; lojtar i klubit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtina në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për aktivizim në mënyrë të parregullt ( i paraqitur me librezë të lojtarit Hajrë Vitia – me numër 712/Pr dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14 ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – grupi B ; Studenti – Besëlidhja ( ndeshje e ndërprerë në minutën e 82 – lojtari i përmendur është marrë në pytje nga organet e policis si shkaktar i ndeshjes së ndërprerë prej nga është konstatua së ka bërë paraqitje të rrejshme në protokollin e ndeshjës si lojtar i aktivizuar në ëmër të lojtarit Hajrë Vitia );
DENOHET
Me ndalesë lojë për; 2 ( dy ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore nen i 55 ( paraqitja e parregullt e lojtarit ) paragrafi 1 pika 1.
4. AGRON JASHANICA ; trajner i klubit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtina, për aktivizim të parregullt të lojtarit të dënuar ; Besnik Fazliu në emër të lojtarit të pa qenë ; Hajrë Vitia me numër të librezës sportive 712/Pr dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14 në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës për kategorinë e seniorëve grupi ; B ; Studenti – Besëlidhja e zhvilluar në Kamenicë ( ndeshje e ndërprerë në minutën e 82 ) – në mungesë të deklaratës vetanake dhe raporteve shtesë;
PEZULLOHET
Pa të drejtë të kryerjes së funksionit të trajnerit në klub si dhe funksioneve tjera lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të Komisionit ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga trajneri i pezulluar Agron Jashanica , afati datë 12.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
5. ADIL SHABANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Tefik Qanga “ nga Ferizaj me numër të librezës sportive 1875/13 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( start i paljeura në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; Tefik Qanga – Rinia e zhvilluar në Ferizaj ( raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
6. VALDRIN BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive 743/Pr dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17 , në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ndëshkim me karton të kuq ( për sjellje jo sporrive – fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XV-të Ligës së parë të Kosovës për kategorinë e juniorëve ; Gjakova – Hajvalia , e zhvilluar në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 38 paragrafi 3.
7. EMIN BAJRAMI ; trajner në klubin e futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive në cilësi të trajnerit , në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Gjakova – Hajvalia e zhvilluar në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore QORTIM, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
8. ILIR MORINA ; lojtar i klubit të futbollit “ Ballkani “ nga Theranda me numër të librezës sportive 4306 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit , i paraqitur nga komesari i garave, për manifestim të sjelljeve josportive ( shkelje e lojtarit kundërshtar qëllimisht në gjoks ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së parë të Kosovës për kategorinë e seniorëve ; Ballkani – 2 Korriku e zhvilluar në Therandë ( provat ; inqizimet televizive nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Komisionit disiplinor në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3
9. ILIR ALIJAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Ballkani “ nga Theranda me numër të librezës sportive 10210 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, i paraqitur nga ana e komesarit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( kapje për fyte e lojtarit kundërshtar dhe përplasje për toke ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ballkani – 2 Korriku e zhvilluar në Therandë ( prova; inqizimet televizive nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
10. RAMIZ KRASNIQI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi, për largim nga pankina – hapsira teknike e lojtarëve rezervë nga ana e gjyqtarit ( për reagime dhe kundërshtime në vendimet e gjyqtarëve ) në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Feronikeli – Hajvalia e zhvilluar në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; QORTIM, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
11. ILIR DEMAKU ; zyrtar i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi në cilësi të përsonit për siguri, për manifestim të sjelljeve jo korrekte në vendimet e gjyqtarëve dhe largim nga pozicioni i përsonit të angazhuar për mos zbatim të obligimeve në përputhje më udhëzimet në fuqi , nga ana gjyqtarit, në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës ; Feronikeli – Hajvalia ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
12. ENIS ZABERXHA; lojtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive ; 1/852 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, për ndëshkim me karton të kuq ( reagim në vendimet e gjyqtarëve ) në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Feronikeli – Hajvalia e zhvilluar në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
13. LEONARD IBERDEMAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja me numër të librezës sportive 6229 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e asistentit të parë ; Jakup Musolli ) në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Besa – Drenica e zhvilluar në Pejë ( raportet e zyrtarëv e dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinoree neni 38 paragrafi 3.
14. LEOTRIM BANUSHI ; lojtar i klubit të futbollit “ Ulpiana “ nga Lipjani me numër të librezës sportive 10494 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e lojtarit kundërshtar pa top )në ndeshjen e javës së XXV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Lepenci e zhvilluar në Lipjan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
15. KF “ RILINDJA “ nga Prishtina, për mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së ; XXV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Liria – Rilindja , në mungesë të raporteve plotësuese i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ) , Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Rilindja “ nga Prishtina lidhur me detejizimet e rastit të mosudhëtimit në zhvillimin e ndeshjes së lartëshenuar. Afati datë 08.05.2014 ora 10,00 e paraditës ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
Njëherit klubi i futbollit “ Rilindja “ nga Prishtina obligohet që ti përmbush detyrimet ndaj përsonave zyrtare nga ndeshja e javës së ; XXIV-të , në të kundërten do të veprohet konform dispozitave të Rregullores disiplinore neni 61 paragrafi 1 pika 15 dhe
16. KF “ BESËLIDHJA “ nga Prishtina për aktivizim të lojtarit; Besnik Fazliu ( paraqitje të parregullt ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; Studenti – Besëlidhja e zhvilluar në Kamenic, në mungesë të raporteve dhe deklaratave të zyrtarëve i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtina ( sekrtetarit ) për sqarimin e rastit në aktivizimin e lojtarit Besnik Fazliu ( paraqitje e parregullt ) , afati datë 12.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër XXV – XXVIII të datës 06.05.2014, rrespektivisht nga data e pranimit të vendimit, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 06.05.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.