Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi- kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.04.2019 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar datë 16.04.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve plotësuese konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
TAHIR LUSHTAKU; kryetrajner në klubin e futbollit “DRENICA “ nga Skënderaj me numër të ID kartelës; 010175M70, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje jo sportive – të gabuara drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVII-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – DRENICA e zhvilluar me datë 14.04.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; hyrje në fushë dhe kërcënim me ton të lartë drejtuar gjyqtarit kryesor; Fatmir Tahiri, po ashtu edhe prononcimet e tij për media në kundërshtim me kodin e etikës sportive duke akuzuar gjyqtarin), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3; DENOHET; në të holla në shumë prej; 700 euro (shtatëqind euro) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
SKËNDER MUSTAFA; trajner i portierëve në klubin e futbollit “DRENICA” nga Skenderaj me numër të ID kartelës; 010189M66 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor Fatmir Tahiri pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XXVII-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – DRENICA, e zhvilluar me datë 14.04.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes futet në fushë, kërcënon dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor Fatmir Tahiri) bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5; DENOHET ; me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në klub në kohëzgjatje për; 4 (katër) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KFF ” VIZIONI “ nga Ferizaj , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së; XVIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve – femrat; KFF “MITROVICA” – KFF “VIZIONI” e paraparë për t’u zhvilluar në Mitrovicë, i shqiptohet masa disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT.
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga dita e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht nga data e publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, datë 19.04.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi.