Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.04.2019 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave për kundërvajtësit nga ndeshjet e zhvilluara gjatë javës së fundit dhe për të njëjtit duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

 

V E N D I M E

 

LIRIDON LECI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA “nga Gjilani me numër të ID kartelës 000540M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 13, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve të gabuara pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XXVIII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA’89 e zhvilluar me datë 21.04.2019 nӕ stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të ndeshjes rrugës për në zhveshtore shan, ofendon me fjalë më banale dhe kërcënon gjyqtarët, ku edhe tenton ta sulmon asistentin Genc Hysenin, por ky i shmanget kontaktit, po ashtu po i njëjti lojtar Liridon Leci ka sulmuar lojtarin kundërshtar me numër 7 Hasan Hysenin duke e goditur me grushta disa herë në fytyrë ku edhe i shkakton lëndime të dukshme në fytyrë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 lojtari Liridon Leci ; PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Liridon Leci si dhe nga personi për siguri i klubit të futbollit “Drita“ nga Gjilani për atë ndeshje. Afati datë 30.04.2019.

AHMET QEHAJA ; ekonom i klubit të futbollit “GJILANI “në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për sjellje josportive (fyerje, sharje drejtuar gjyqtarëve të takimit) gjatë ndeshjes së javës së ; XXVIII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – PRISHTINA e zhvilluar me datë 20.04.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ) . Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ekonomi Ahmet Qehaja ; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e detyrës së ekonomit dhe funksioneve tjera në klub deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit për ndeshjet vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga ekonomi në pezullim Ahmet Qehaja. Afati datë 30.04.2019.

KF “FERIZAJ “nga Ferizaj, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXVIII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 22.04.2019 në Ferizaj; raportet zyrtare (persona jo zyrtar gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes qëndruan para hyrjes në fushën e lojës – para zhveshtoreve dhe hërë pas hërë reagonin në vendimet e gjyqtarëve edhe përkundër verejtjeve të dhëna të njejtit nuk largoheshin). Bazuar në Rregulloren disiplinor neni 32 paragrafi 1 klubit të futbollit “Ferizaj “nga Ferizaj ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “Ferizaj “nga Ferizaj – personi zyrtari i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 30.04.2019.

MUHADIN HAJDINI ; përfaqësuesi për siguri i klubit të futbollit “FERIZAJ “nga Ferizaj, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mos kryerje të detyrave zyrtare në përputhje me Rregulloren e garave neni 26 gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së ; XXVIII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 22.04.2019 në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ) . Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 perfaqësuesit për siguri z Muhadin Hajdini; PEZULLOHET ; pa të drejtë në kryerjen e detyrës së përsonit për siguri dhe detyrave tjera në klub deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotӕsuese nga zyrtari në pezullim Muhadin Hajdini lidhur me rastin. Afati datë 30.04.2019.

BESART VESELI; lojtar i klubit tëtë futbollit “VUSHTRRIA “nga Vushtrria me numër të ID kartelës; 003130M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq (pas ndëshkimit me karton të kuq në mënyrë me brutale sulmon dhe godet lojtarin kundërshtar me shqelma i cili ishte i shtrirë për toke) në ndeshjen e javës së ; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin “Ferki Rama “në Vushtrri; ( raportet zyrtare) . Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 lojtari Besart Veseli ; PEZULLOHET ; pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Besart Veseli, lidhur me rastin. Afati datë 30.04.2019.

KF “VUSHTRRIA “nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin “Ferki Aliu “në Vushtrri; raportet zyrtare ( minuta e 64 , një shishe e PVC hudhet në fushën e lojës dhe minuta e 85 pas shënimit të golit në fushë ka hyrë një shikues për të festuar golin i pa penguar nga askush ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 klubit të futbollit “Vushtrria “nga Vushtrria ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës- vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “Vushtrria“ nga Vushtrria – personi për siguri nga ana ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 30.04.2019.

KF “VITIA “nga Vitia në procedurë të inicuar të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për veprime të palejuara të zyrtarëve të klubit ( zyrtaret e klubit të futbollit “Vitia “nga Vitia të kordinuar në veprime kanë ndryshuar dhe falsifikuar faqen e parë të procesverbalit të lojës duke bër ndryshimetë palejuara (dhe me këtë kanë sjellë në mashtrim dhe lajthim komisionin e garave ) në ndeshjen e javës së ; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – ONIX BANJA e zhvilluar me date 21.04.2019 në stadiumin e qytetit në Viti.Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 klubit të futbollit “Vitia “nga Vitia ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohen raporte zyrtare nga klubi futbollistik “Vitia “nga Vitia – përsoni zyrtar për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 30.04.2019.

FLORENT EMINI ; kryetar i klubit të futbollit “VITIA “nga Vitia në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje të gabuara ( fyerje , sharje dhe tentim sulmi ndaj gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – ONIX BANJA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin e qytetit në Viti ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 personi zyrtar- kryetari i klubit të futbollit “Vitia “nga Vitia Florent Emini ; PEZULLOHET ; pa të drejtë në kryerjen e detyrave zyrtare në klub deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor lidhur me ndeshjet vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetari I klubit në pezullim Florent Emini lidhur me rastin.Afati datë 30.04.2019.

ARBER SHABANI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “VITIA “nga Vitia me numër personal; 1231231508 në procedurë të inicuar disiplinor nga ana e komisionit të garave për lëshime në kryerjen e detyrës zyrtare ( lejon ndryshimet dhe plotësimet e bëra në faqën e parë të procesverbalit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – ONIX BANJA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin e qytetit në Viti ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 , zyrtari i klubit të futbollit “Vitia “nga Vitia Arben Shabani ; PEZULLOHET ; pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Arben Shabani lidhur me rastin. Afati datë 30.04.2019.

ARBER SAHITI ; sekretar i klubit të futbollit “VITIA “nga Vitia në cilësi të procesmbajtësit në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për veprime të gabuara ( raportet zyrtare; ka bërë shkelje të akteve normative në perpilimin e faqës së parë të procesverbalit, ka falsifikuar dokumentin zyrtar dhe me këtë ka qitur në mashtrim dhe lajthim komisionin e garave ) në ndeshjen e javës së ; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – ONIX BANJA e zhvilluar me date 21.04.2019 në stadiumin e qytetit në Viti. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 sekretari i klubit të futbollit “Vitia “ nga Vitia z. Arber Sahiti ; PEZULLOHET ; pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga sekretari I klubit në pezullim Arber Sahiti. Afati datë 30.04.2019.

AGIM KASTRATI; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve të Ipko-superligës dhe Ligës së parë të Kosovës në futboll, në procedureë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime – neglizhencë në kryerjen e detyrës së delegatit konform Propozicioneve të garave neni 36 në ndeshjen e javës së ; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – ONIX BANJA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin e qytetit në Viti ( raportet zyrtare ; ndryshimet dhe falsifikimet e bëra në faqen e parë të procesverbalit të ndeshjës ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 delegati i ndeshjës ; Agim Kastrati; PEZULLOHET ; pa të drejtë në kryerjen e detyrës së delegatit për ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga delegati në pezullim z Agim Kastrati. Afati datë 30.04.2019.

EGZON SHTAVICA; lojtar i klubit të futbollit “RAHOVECI “nga Rahoveci me numër të ID kartelës; 011616M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje të gabuara drejtuar gjyqtarëve të takimit ) në ndeshjën e javës së ; XXIV-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A; LUGU I BARANIT – RAHOVECI e zhvilluar me datë 19.04.2019 në Brestovik të Pejës ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika b/1 lojtari; Egzon Shtavica ; DENOHET ; me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ALBION PLLANA ; lojtar i klubit të futbollit “TREPÇA 89 “nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 003287M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 13, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje të gabuara drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit ) në ndeshjën e javës së XX-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; FERONIKELI – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 11.04.2019 në Drenas ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika b/1 , lojtari Albion Pllana ; DENOHET ; me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë, 24.04.2019

Kryetari, Dukagjin Zefi