Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.05.2019 shqyrtoi procedurat e hapura  disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve  garuese pas përfundimit  të ndeshjeve nga java e fundit për shkaktaret e kundërvajtjeve dhe për të njëjtit duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore nxjerri këto

 

V E N D I M E

 

LIRIDON  LECI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA “nga Gjilani me numër të ID kartelës  000540M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  13, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinore  për manifestim të sjelljeve josportive  pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XXVIII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 21.04.2019  në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklaratat plotësuese;  pas përfundimit të ndeshjes rrugës për në zhveshtore lojtari Liridon Leci fyen, ofendon dhe kërcënon  asistentin  Granit Hyseni, po i njëjti lojtar  Liridon Leci  sulmon fizikisht lojtarin e klubit të futbollit  “Trepça ‘89“ nga Mitrovica me numër 7; Hasan Hysenin të cilit  i shkakton lëndime në fytyrë) Citojmë së lojtari Liridon Leci  për atë ndeshje ishte i pezulluar dhe  jo i evidentuar  në protokollin zyrtar të ndeshjes . Bazuar në deklaratën  plotësuese  të vet lojtarit dhe  të tjerëve Konform  Rregullores  disiplinore neni 44 paragrafi 1 pika  1, lojtari Liridon Leci ; DËNOHET ; me ndalesë loje për  6 (gjashtë) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KF “LLAPI“ nga Podujeva në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për  lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë  e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar me datë  27.04.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; shpalosja e  një pankarte me përmbajtje josportive në fillim të ndeshjes, minutat 41 dhe  47 ndezje e flakadanëve dhe hedhja e njërit prej tyre në pjesëfushën e  ekipit  mysafir, minutat e 80 dhe 84, ofendimet e orkestruara nga publiku nikoqir drejtuar lojtarëve  mysafirë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1;   DËNOHET; me  të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15  ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)

 

KF “BALLKANI“ nga Suhareka në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinore për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FERIZAJ e zhvilluar me datë  27.04.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar; 2 veta , para fillimit të ndeshjes fyen, ofenduan dhe kërcënuan gjyqtarin kryesor  Mervan Bejtullahu). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni  50 paragrafi 1  pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 1; për mos ndërmarrje të masave  të nevojshme të sigurisë  në ndeshje; DËNOHET; me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

 

ISMAIL  KOSUMI; drejtor sportiv i klubit të futbollit “BALLKANI“ nga Suhareka me numër të ID kartelës ; 009395M57, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mos ofrim të ndihmës gjyqtarit kryesor  Mervan Bejtullahu, i cili u kërcënua  nga personat  jozyrtar në prani  të drejtorit sportiv, Ismail Kosumi, para fillimit të ndeshjes së javës së; XXIX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – FERIZAJ, e zhvilluar me datë 27.04.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore; DËNOHET; me shqiptimin e masës  disiplinore të QORTIMIT;

 

FISNIK  GASHI; kryetrajner i klubit të futbollit “BESA“ nga Peja me numër të  dokumentit zyrtar UEFA; 00723 , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina  – hapësira teknike nga ana e gjyqtarit kryesor  (minuta  90 + reagim në vendimin e gjyqtarit) në ndeshjen e javës së; XXVI-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAMIZ  SADIKU – BESA, e zhvilluar me datë 27.04.2019 në Prishtinë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren  Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3;  DËNOHET  me  shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT;

 

KF “FUSHË  KOSOVA”; nga Fushë  Kosova në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime  në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FUSHË KOSOVA – KIKA , e zhvilluar me datë 27.04.2019 në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë. (Raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar; hedhje e mjeteve piroteknike në fushën e ekipit kundërshtar, gjatë pjesëlojës së parë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE  E  FUNDIT

 

FATMIR  MORINA; delegat  për vëzhgimin e ndeshjeve të Ligave të dyta dhe kategorive   të reja në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për  mos përmbushje të detyrave në kryerjen e detyrës së zyrtarit (mos përcjellja e raportit zyrtar në afatin e paraparë kohor për  regjistrimin e ndeshjes nga ana e komisionit të garave) nga ndeshja e  Ligës së dytë, Grupi A – kategoria e seniorëve;  MINATORI – GALAKSIA, e zhvilluar në Magurë të Lipjanit (raportet nga ndeshja zyrtare e zhvilluar në Magurë). DËNOHET; me shqiptimin e masës disiplinore  të QORTIMIT.

 

MUHAMET  REXHEPI; zyrtar i klubit të futbollit “LLAPI” nga Podujeva  me numër të ID kartelës;  002413M88 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për përjashtim nga pankina – hapësira teknike  e lojtarëve rezervë (reagime në vendimet e gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – TREPÇA ‘89 e zhvilluar me datë 05.05.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3; DËNOHET; me të holla  në shumë prej; 500  euro (pesëqind euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 1).

 

 BEKIM  MULLIQI; trajner i portierëve në klubin e futbollit “LLAPI” nga Podujeva  me numër të ID kartelës;  011415M71  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje të gabuara (reagime në vendimet e gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – TREPÇA ‘89 e zhvilluar me datë 05.05.2019 në stadiumin ” Zahir Pajaziti”  në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë) , bazuar në nenin 40 paragrafi  1 pika 1; DËNOHET; me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE  E  FUNDIT.

 

 GËZIM  RUSI; lojtar i klubit të futbollit “TREPÇA ‘89” nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 000531M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 11, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për veprim të gabuar – goditje të kundërshtarit minuta e 76 në aksion gjatë zhvillimit të lojës (Prova; incizimi televiziv – Rregullorja disiplinore neni  93 paragrafi 1  pika 6) në ndeshjen e javës së ; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – TREPÇA ’89, e zhvilluar me datë 05.05.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë). Bazuar në Rregulloren disiplinore  neni 43 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

 KF “DRITA” nga Gjilani , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për  sjellje  të gabuara të spektatorëve të ekipit të tyre (fyerje  në kor  drejtuar  ekipit kundërshtar konkretisht minutat ; 63 dhe 93) në ndeshjen e javës  së ; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – PRISHTINA,  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan), bazuar në Rregulloren disiplinore neni  32 paragrafi 1  i HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raporte  plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “Drita” nga Gjilani lidhur me rastin ( personi për siguri  dhe ai zyrtar për atë ndeshje). Afati datë 10.05.2019.

 

 KF “GJILANI” nga Gjilani  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – FLAMURTARI,  e zhvilluar në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; minuta e 63, hyrje e  dy tifozëve në fushën e lojës për ti sulmuar gjyqtaret, kurse pas përfundimit të ndeshjes në hyrje për deshatore pati fyerje, ofendime, sharje  dhe sulm në gjyqtarët e takimit). Bazuar   në Rregulloren disiplinore  paragrafi 1 pika 1  i HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës . Kërkohen  deklaratat plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “Gjilani” nga Gjilani lidhur me rastin (personi për siguri dhe zyrtari i ndeshjes). Afati datë 10.05.2019.

 

SKENDER  ZUKA; anëtar i kryesisë  së klubit të futbollit “GJILANI” nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave për sjellje të gabuara (raporti i supervëzhguesit; sulm fizik në gjyqtarë pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve  zyrtare lidhur me organizimin e ndeshjeve të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të  komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese  nga zyrtari në pezullim  Skender Zuka, afati datë 10.05.2019.

 

SALLAH  SHERIFI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për manifestim të sjelljeve josportive (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; fyerje dhe ofendime  drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë  e seniorëve;  GJILANI – FLAMURTARI  e zhvilluar me datë 05.05.2019 në stadiumin e  qytetit në Gjilan. Bazuar në Rregulloren disiplinore  neni 32 paragrafi 1; PEZULLOHET; pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit  dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri  në pezullim  Sallah Sherifi. Afati datë  10.05.2019.

 

HAZIR  ALIDEMA; delegat për vëzhgimin  e ndeshjeve, në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit Disiplinor, për lëshime në kryerjen e detyrës – vonesë në përcjelljen e ndeshjes së javës së XXVII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – ARBERIA e zhvilluar në Viti; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e detyrës së delegatit të ndeshjes për ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga delegati në pezullim Hazir Alidema, afati datë 10.05.2019. (Rregullorja disiplinore neni  32 paragrafi 1 ).

 

 KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për hedhje të mjeteve piroteknike  nga ana e spektatorëve të ekipit të tyre në fushë me bari artificial në ndeshjen e javës së ; XXVII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – FUSHË KOSOVA e zhvilluar në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar) bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ; I HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “Fushë Kosova“ nga Fushë Kosova  – personi zyrtar i klubit për atë ndeshje  lidhur me rastin. Afati datë 10.05.2019.

 

AVNI  HAXHIU; kryetar i klubit të futbollit “TREPÇA “nga Mitrovica në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sulm fizik në gjyqtarin kryesor (kapje për fyti)  në ndeshjen e javës së; XXVII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 32 paragrafi 1; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e funksioneve  në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga i pezulluari Avni Haxhiu, afati datë 10.05.2019.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë , komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e  sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e  ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, 07.05.2019
Kryetari,  Dukagjin  Zefi