Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.06.2019, shqyrtoi procedurat e inuicuara disiplinore  nga ana e komisionit te garave pas përfundimit të ndeshjeve përcaktuese- barazhit   të zhvilluara me datë  31.05 dhe 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë  dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto ;

 

V E N D I M E 

 

YLBER  MALOKU ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës  ; 001044M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  të fanelës sportive 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtime me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e barazhit ; përcaktuese pë IPKO-SUPERLIGËS kategoria e seniorëve  ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare ) ;   PEZULLOHET  pa të drejtë loje  deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor  – kompletimin e lëndës për të gjitha ndeshjet  vijuese  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës  së Futbollit të Kosovës . Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 kerkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim  Ylber Maloku lidhur me rastin , Afati datë  11.06.2019.

 

KUSHTRIM  GASHI  ; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 001270M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 18, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim  me karton të kuq ( grushtime me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen përcaktuese  – barazhit për IPKO-SUPERLIGËS , kategoria e seniorëve ;  TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare ) ; PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit – kompletimin e lëndës, për të gjitha ndeshjet vijuese  sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 , kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim  Kushtrim Gashi lidhur me rastin. Afati datë 11.06.2019.

 

SAMIR  SAHITI ; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova  me numër të ID kartelës; 002265M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 22, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për manifestim të sjelljeve josportive të gabuara  ( pas përfundimit të ndeshjës  fyerje dhe sharje  ndaj krerëve të FFK-së  si dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor  të takimit  Mervan Bejtullahu ) në  ndeshjën përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGËS kategoria e seniorëve  ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare ); PEZULLOHET pa të drejtë loje  deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor  për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi  1 kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim ; Samir Sahiti lidhurme rastin. Afati, datë 11.06.2019.

 

JETON  DUSHI; lojtar i klubit të Futbollit  “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 002275M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive – të gabuara ( fyerje, sharje  ndaj gjyqtarëve të takimit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës )  në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGËS -kategoria e seniorëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil  Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare ); PEZULLOHET pa të drejtë loje  deri në vendimin përfundimtar të komisionit  disiplinor për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 , kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Jeton Dushi lidhur me rastin. Afati datë 11.06.2019.

 

AHMET  MORINA ;  drejtor i klubit të  futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 00794M70  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina – hapsira teknike e lojtarëve reserve ( manifestim të sjelljeve  jo korrekte dhe të gabuara; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve të takimit dhe krerëve të FFK-së ) në ndeshjën përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGËS , kategoria e seniorëve ; TREPÇA  89 – VËLLAZNIMI  e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare ) ; PEZULLOHET  pa të drejtë në kryerjen e të gjitha  detyrave  në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor – kompletimin e lëndës. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 , kërkohet deklarata plotësuese nga  zyrtari – drejtori në pezullim  Ahmet Morina, lidhur me rastin. Afati datë 11.06.2019.

 

BLERIM  VULA ; person  zyrtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova  me numër të ID kartelës; 009784M53, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për manifestim të sjelljeve josportive ( pas përfundimit të takimit  ka hyrë me vrap në fushë ku fillon  të ofendojë, dhe fyej gjyqtaret e takimit dhe kreret e Federatës së Futbollit të Kosovës ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGËS, kategoria e seniorëve ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI  e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare )I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në  kompletimin  e lëndës – provave ; vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Bazuar  në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1, kërkohet  deklarata plotësuese nga  zyrtari në procedurë të inicuar disiplinore  Blerim Vula lidhur me rastin. Afati date 11.06.2019.

 

AGIM  CANA ; kryetar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova   në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave  për shkelje të  kodit të etikës sportive ; pas përfundimit të ndeshjës  përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGES, kategoria e seniorëve  ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI  e zhvilluar  me datë 01.06.2019 në stadiumin  “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë , fton mediat në zhveshtore të KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova , prononcohet duke thënë deklarata  ofenduese, fyese dhe të pa bazuara për futbollin e  kosovës në prezencë të futbollistëve dhe mediave. Ky veprim i tillë është në kundërshtim me kodin e etikes sportive ; provat; inqizimet  televizive . Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ; I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga  kryetari klubit Agim Cana , në procedurë të hapur, lidhur me rastin. Afati date 11.06.2019.

 

KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova , në procedurë të  inicuar disiplinore nga ana e komisionit të  garave, për sjellje  të gabuara dhe jo korrekte  nga ana e spektatorëve të klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova  ndaj  ekipit kundërshtar dhe gjyqtarëve të takimit  ( minuta; 16,63  pati fyerje dhe ofendime drejtuar kundërshtarit, kurse në minute e 66 pati  farkime në fushë ku nga tribuna përendimore pati hedhje  të tri shisheve  pvc në fushë)  në ndeshjën përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria  e seniorëve ; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI  e zhvilluar  me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet e personave zyrtar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ; I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE klubit futbollistik “ Vëllaznimi “ nga Gjakova  deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohen raporte plotësues nga  klubi futbollistik “ Vëllaznimi “ nga Gjakova – përsoni zyrtar i klubit dhe përsoni për siguri  për atë ndeshje  lidhur me rastin. Afati datë 11.06.2019.

 

KF “ GJILANI “ nga Gjilani , në procedure të  inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre ( minuta; 84 dhe 85  pati fyerje të organizuara në kor  drejtuar lojtarit kundërshtar ; Alban Tusuni) në ndeshjen përcaktuese – barazhit  për IPKO-SUPERLIGËS, kategoria e seniorëve ; GJILANI – BESA e zhvilluar me date ; 30.05.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ); Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1.  I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  klubit futbollistik “ Gjilani “ nga Gjilani deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ Gjilani “ nga Gjilani – përfaqësuesi zyrtar dhe ai I sigurisë për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 11.06.2019.

 

EGZON  GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “  BESA “ nga Peja me numër të ID kartelës;  002279M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive _____ në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për shkelje  të kodit  të etikës sportive ( deklarimet në portale, ku permes  statusit në Facebok komenton humbjen e ish skuadrës së tij – klubit futbollistik “ Vëllaznimi “ nga Gjakova , duke e quajtur referimin si skandaloz kurse gjyqtarin kryesor  Mervan Bejtullahu  si tmerr  në referimin e kësaj ndeshje . Bazuar  në Rregulloren disiplinore  neni 32 paragrafi 1 I HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në procedurë disiplinore ; Egzon Gashi, lidhur me rastin. Afati date 11.06.2019.

 

 

KËSHILLA  JURIDIKE ;

 

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar  komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit  për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data  e sjelljes   – publikimit  të vendimit në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

 

 

Prishtinë, date, 07.06.2019
Kryetari, Dukagjin  Zefi