Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.08.2019 – ditë e mërkurë ora 12.00, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 24-25.08.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare , konform Dispozitave të rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
FC “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; II-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC VUSHTRRIA – KF TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 25.08.2019 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri, në mbështetje të raporteve zyrtare të ndeshjes dhe incizimeve televizive (ofendimet e ekipit mysafirë në kor nga ana e tifozerisë nikoqire, hedhje e 5 shisheve PVC në fushë dhe një kanaçe në drejtim të referit anësor si dhe hyrja e një grupi të spektatorëve në fushë për të festuar golin)
Në mungesë të raportit plotësues nga ana e klubit , bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet raporti plotësues nga ana e klubit nikoqir – personit për siguri për atë ndeshje. Afati datë 29.08.2019 .
ARSIM TËRSHANI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ULPIANA“ nga Lipjani ,në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq – largim nga hapësira teknike (raporti gjyqtarit Shpetim Murtezi; minuta e 88- reagim në vendim të gjyqtarit kryesor dhe hyrje në fushë) në ndeshjen e javës së parë (I) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF “ULPIANA“ – KF “ISTOGU“ e zhvilluar me date 25.08.2019 në stadiumin “Sami Kelmendi“ në Lipjan. Në mungesë të deklaratës vetanake të ndihmëstrajnerit të përjashtuar Arsim Tërshana, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; PEZULLOHET pa të drejtë në ushtrimin e detyrës së trajnerit në klubi për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri në pezullim Arsim Tërshani lidhur me rastin. Afati datë 29.08.2019.
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 28.08.2019 Kryetari, Dukagjin Zefi