Datë, 03.09.2019

Komisioni;

  1. Dukagjin zefi, kryetar
  2. Luan Salihu, anëtar
  3. Avni Shala, anëtar

 

Ndeshja;  FC “ Vushtrria “ – KF “ Trepça 89 “

Stadiumi “ Ferki Aliu “ , Vushtrri

Datë, 25.08.2019

FC “ VUSHTRRIA “  nga Vushtrria, për sjellje të gabuara  të spektatorëve  të saj  duke hedhur sende të palejuara  në fushën e lojës , në bazë të Nenit   50 paragrafi 1 pika 3 dhe  neni  10 paragrafi 2 pika 1  të Rregullores  Disiplinore , denohet me ;  1000.00 euro ( njëmijë ) .

 

Ndeshja ; KF “ Ulpiana “ – KF “ Istogu “

Stadiumi “Sami Kelmendi “

Datë; 25.08.2019

ARSIM  TËRSHANI ,ndihmëstrajner i klubit të Futbollit “ Ulpiana “ nga Lipjani , për ndëshkim me karton të kuq ( protestim në vendimet e gjyqtarit ) , në bazë të nenit  40 paragrafi 1 pika  3 dhe  nenit  10 paragrafi 3  të Rregullores  Disiplinore , denohet  me; 200  euro ( dyqind ) .

 

Ndeshja ; KFF “ Intelektualet “ – KFF “ Vizioni “

Stadiumi i  qytetit , Gjilan

Datë, 25.09.2019

AFRIM  MEHMETI ; kryetrajner   i  KFF “ Intelektualet “  nga Gjilani, për sjellje të gabuara  dhe ndëshkim me karton të kuq  ( protestim në vendimet e asistentit të ndeshjës ), në bazë të  nenit 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 3 të Rregullores   Disiplinore , denohet me ; 200  euro ( dyqind  euro )

 


Këshilla Juridike

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit  disiplinor të shkallës së dytë, komisionit për ankesa, në  afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, 03.09.2019                                                                                                    Kryetari, Dukagjin  Zefi