Prishtinë, datë 04.10.2019

RIDVAN EMINI ; lojtar i klubit të futbollit ” VITIA ” nga Vitia në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ) në ndeshjen ; KF ” Liria ” – KF ” Vitia ” e zhvilluar në stadiumin ” Perparim Thaqi ” në Prizren, bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika b/1 të Rregullores disiplinore ; denohet me 3 ( tri ) ndeshje ndalesë loje sipas radhës të organizuara nga ana e federatës së Futbollit të Kosovës.

KFF ” DRENICA ” nga Skënderaj , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për mashtrime dhe sjellje në lajthim të organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës lidhur me paraqitjen e gjendjës faktike në ndeshjen ; KFF ” Feronikeli ” – KFF ” Drenica ” , e zhvilluar në Drenas , bazuar në nenin 64 paragrafi 1 pika 9 të Rregullores disiplinore ; denohet me marrjen e 6 ( gjashtë ) pikëve negative nga totali i pikëve të fituara.

SHEFQET KOCI ; trajner në klubin e futbollit ” DRENICA ” nga Skënderaj në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për mashtrime dhe sjellje në lajthim në paraqitjene lojtareve të paqena në protokollin zyrtar dhe të atyre pa të drejtë loje në ndeshjen ; KFF ” Feronikeli ” – KFF ” Drenica ” e zhvilluar në Drenas , bazuar në nenin 64 paragrafi 1 pika 8 të Rregullores disiplinore ; denohet për 1 ( një ) vit ndalese në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës

FADIL PIREVA; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare për kategoritë e reja, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në kryerjen e detyrës zyrtare të delegatit në ndeshjën ; KFF ” Feronikeli ” – KFF ” Drenica ” ( mashtrim dhe sjellje në lajthim; paraqitje e lojtarëve të pa qena në raportin e ndeshjës si dhe mos identifikimi i të njejtave ) bazuar në nenin 79 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; denohet me 1 ( një ) muaj ndalese në kryerjen e detyrës së delegatit për ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF ” DUKAGJINI ” në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës ; KF ” Dukagjini ” – KF ” Trepça 89 ” e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Klinë ( raportet zyrtare ; minuta 80 mbledhësit e topave ngadalsojnë kthimin e topave në lojë qëllimisht, minta 82 në fushë pati hudhje të një shishje të PVC në drejtim të pankinës mysafire, minuta 90 dhe 90+ ekonomi i KF ” Dukagjini ” ; Lumbardh Morina qellimisht në lojë i futë 2 topa për çka edhe largohet nga gjyqtari i katërt) Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga KF ” Dukagjini ” nga Klina – personi për siguri i asaj ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 08.10.2019.

ISA HODA : zyrtar i klubit të futbollit ” BASHKIMI ” nga Koretini , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( manifestim të sjelljeve të gabuara ; protestime të pandërprera në vendimet e gjyqtarit ) në ndeshjen ; KF ” Bashkimi ” – KF ” Minatori ” e zhvilluar në Koretin të Kamenicës, bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/4 të Rregullores disiplinore ; denohet me ; 2 ( dy ) ndeshje sipas radhës ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e federatës së Futbollit të Kosovës.

Këshilla Juridike

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ditëve nga dita e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Kryetari,Dukagjin Zefi