13.05.2014 – Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur më datë ; 13.05.2014, shqyrtoi procedura e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara ngsa ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara me datë 10-11.05.2014 dhe për të njetat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
1. KF “ LLAMKOS KOSOVA “ nga Vushtrria për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes ( hedhje të gjasendeve në fushë, sharjet në kor ndaj gjyqtarëve, goditje e gjyqtarit më shishe plastikes në kokë për çka erdhi deri në ndërprerja e ndeshjes për 12 minuta ) së javës së ; XXIX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Llamkos Kosova – Drita e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Refki Aliu “ në Vushtrri, në mungesë të raporteve dhe deklaratave plotësuese i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompletimin e lëndës ). Kërkohen raportet plotësuese dhe deklaratat shtesë nga zyrtari i klubit të futbollit “ Llakos Kosova “ nga Vushtrria për atë ndeshje, afati datë 15.05.2014 ( ditë e enjët ora 10 e paraditës ), Rregullorja disiplinore neni 31 .
2. PETRIT TAHIRI ; lojtar ( portier ) i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive 9501 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12, për ndëshkim me karton të kuq ( prekje e topit me dorë jashtë zonës së rrezikimit si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Drita e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Refki Aliu “ në Vushtrri, në mungesë të deklaratës plotësuese të lojtarit të përjashtuar;
PEZULLOHET;
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i përjashtuar Petrit Tahiri , afati datë 15.05.2014 ( ditë e enjët ora 10,00 e paraditës )..
3. LIRIDON KUKAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 1/978 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje dhe goditje me dorë e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
4. HAXHI ZEKA ; lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja me numër të librezës sportive 137 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje dhe kthim i goditjes me këmbë lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3..
5. ARMEND THAQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina, me numër të librezes sportive ; 4929 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Prishtina – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
6. FISNIK PAPUQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja me numër të librezes sportive 10115 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
7. ARBEN BASHA ; lojtar i klubit të futbollit “ Ballkani “ nga Theranda me numër të librezës 11187 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime dhe tentim sulmi në gjyqtarin kryesor pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXVI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ballkani – Llapi e zhvilluar në Therandë ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
8. BURHAN DEMA ; lojtar i klubit të futbollit “ Lepenci “ nga Kaqaniku, me numër të librezës 1/1820 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4, për ndëshkim me karton të kuq ( pështyrje e gjyqtarit kryesor pas ndëshkimit me karton të verdhë ) në ndeshjen e javës së ; XXVI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Lepenci – Liria e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Kaqanik, në mungesë të deklaratës plotësuese nga ana e lojtarit të përjashtuar;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( deri në kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar, afati datë 15.05.2014 ( ditë e enjtë ora 10 e paraditës ) – Rregullorja disiplinore neni 31.
9. AFRIM VISOKA ; lojtar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti me numër të librezës sportive 2774 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së parë të Kosovës ne futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – 2 Korriku e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XXIX-XXV_të i datës 13.05.2014, rrespektivsiht nga data e pranimittë vendimit. Ankesa e ushtraur nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 13.05.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur më datë 12.05.2014 ( ditë e enjte ora 16,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
1. AGRON JASHANICA :; trajner i klubit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtina , në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar për aktivizim të pa rregullt të lojtarit të denuar Besnik Fazliu në vend të lojtarit të pa qenë HAJRË VITIA me numër të librezës 712/Pr dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14 në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B ; Studenti – Besëlidhja ( ndeshje e ndërprerë minuta e 82 ), në mungesë të raporteve dhe deklaratave plotësuese mbetet në
PROCEDURË TE PEZULLIMIT
Deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizura nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . Kerkohen deklarata plotësese afati datë 15.05.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
2. KF “ BESËLIDHJA “ nga Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për aktivizim të pa rregullt të lojtarit të dënuar; Besnik Fazliu në vend të lojtarit të pa qenë Hajrë Vitia me numër të librezës sportive 712/Pr dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B ; Studenti – Besëlidhja e zhvilluar në Kamenicë ( ndeshje e ndërprerë në minutën e 82 );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
3. ASAF KASTRATI ; lojtar i klubit të futbollit “ Studenti “ nga Mareshi i Gjilanit me numër të librezës 1894 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit ( i pezulluar ) për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje, ofendime dhe tentim sulmi në gjyqtarin kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B ; Vitia – Stidenti e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Viti ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
4. ALBAN THAQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Liria “ nga Millosheva e Kastriotit me numër të librezës 1788/13 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës e numër 5, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndeshkim me karton të kuq ( fyerje, ofendime dhe tentim sulmi në gjyqtarin kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupiu B; Liria – Drini e zhvilluar në Kastriot ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
5. AGON BAJRAMI : lojtar i klubit të futbollit “ Liria “ nga Millosheva e Kastriotit, me numër të librezës sportive ; 1784/13 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( ( fyerje, ofendime dhe tentim sulmi në gjyqtarin kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Liria – Drini e zhvilluar në Kastriot ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
6. EGZON BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti me numër të librezës 1048/Pr dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( fyreje dhe ofendime drejtuar lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së ; XVI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Bardhi – KEK-u e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
7. RINOR HYSENI ; lojtar i klubit të futbollit “ Bardhi “ nga Zhabari i Mitrovicës me numër të librezës sportive 524?M dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XVI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; KEK-u – Bardhi e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE :
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e publikimit të ketij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 12.05.2014, rrespektivisht nga data e pranimit. Por, ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 12.05.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d. v.