Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.11.2019, shqyrtoi procedurat e hapuara nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit për të padisiplinuarit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
ELMI LIMANI; ekonom në klubin e futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi me numër të ID kartelës; 014892M65 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit , për ndëshkim me karyton të kuq në ndeshjen e javës së ; XIV-të ipko-superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC “ Prishtina “ – KF “ Feronikeli “ e zhvilluar në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare ; ofendime drejtuar asistentit të parë );, bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 të Rregullores disiplinore denohet me ndalesë të kryerjes së funksioneve zyrtare në klub për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
SC “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XV-të ipko-superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; SC” Gjilani “ – KF “ Drenica “ e zhviulluar në Gjilan ; raportet zyrtare (pas shëmit të golit minuta e 39 pati hedhje të mjeteve piriteknike nga ana e shikuesve ku si pasojë e kësaj sjellje të gabuar gjyqtari e ndërpreu ndeshjen për 3 minuta ).Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raport plotësues nga SC “ Gjilani “ nga Gjilani – përsoni zyrtar i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 18.11.2019.
HARMON VAN DAWE ; lojtar i klubit të futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj me numër të ID kartelës; 015552M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 20, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit tëve për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së; XV-të ipko-superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; SC “ Gjilani “ – KF “ Drenica “ e zhvilluar në Gjilan ; raportet zyrtare ( goditje e lojtarit kundershtar në kokë pa top ). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore denohet : me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtrare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KF “ RAMIZ SADIKU “ nga Prishtina, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XIV-të LIgës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC “ Ramiz Sadiku “ – KF “ Vllaznia “ e zhvilluar në Prishtinë, raportet zyrtare ( hyrje e pa autorizuar në fushë dhe kercnime, sharje dhe ofendime drejtuar asistentit të dytë; Arbnor Bullatovci ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raport plotësues nga KF “ R. Sadiku “ nga Prishtina – personi për siguri i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 18.11.2019.
AGRON MECINI ; kryetari i klubit të futbollit “ Ramiz Sadiku “ nga Prishtina , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve të gabuara ndaj asistentit të dytë në ndeshjen e javës së XIV-të LIgës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ramiz sadiku “ – KF “ Vllaznia “ e zhvilluar në Prishtinë; raportet zyrtare ( fyerje dhe ofendime drejtuar asistentit të dytë Arbnor Bullatovci ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetari klubit : Agron Mecini lidhur me rastin. Afati date 18.11.2019.
ILAZ ILAZI ; kryetar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të ndeshjës së javës së ; XIV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Liria “ – KF “ Istogu “ e zhvilluar nëadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ; raportet zyrtare ( pas përfundimit të ndeshjës rrugës për në zhveshtore fyen , ofendon dhe kërcnon treshen e gjyqtarëve të ndeshjes duke aluduar se kanë ardhur me tendencë nga FFK-ja ). Bazuar në neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 1 pika 3 të Rregullores disiplinore ; denohet me të holla në shumë prej ; 300 euro ( treqind euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ) .
KF “ LIRIA “ nga Prizreni, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XIV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Liria “ – KF “ Istogu “ e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren; raportet zyrtare ( pas përfundimit tӕ ndeshje persona të pa autorizuar hynë në fushë e të cilet nuk ishin të evidentuar në prpotokollin zyrtar të ndeshjes ). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 1 pika 2/2 të Rregullores disiplinore ; denohet me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
VILSON LILA ; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të ID kartelës; 014512M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 13, në procedurë të inicuar nga ana e komisionit disiplinor për manifestim të sjellje josportive në ndeshjën e javës së XIV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Liria “ – KF “ Istogu “ e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ; raportet zyrtare ( pas përfundimit të ndeshjes , ka sharë ndeshjes , ka share, fyer dhe ka tentuar ta sulmojë lojtarin kundërshtar), bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
RAGIP MAZREKAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ ISTOGU “ nga Istogu me numër të ID karteles 000593M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 3, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit tӕ garave ,për manifestim të sjelljeve të gabauara pas përfundimit të ndeshjës së javës së XIV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Liria “ – KF “ Istogu “ e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ; raportet zyrtare ( pas përfundimit të ndeshjes fyen, ofendon dhe tenton ta sulmojë lojtarin kundërshtar ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 të Rregullores disiplinore; denohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës..
KËSHILLA JURIDIKE ; Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disipinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – rrespektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 14.11.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.