Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.11.2019 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore  nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara ( Digitalb Kupës së Kosovës në futboll  1/16 ) dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare  konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto ;

 

V E N D I M E :


ISMET  MUNISHI; krytrajner në klubin e futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit   disiplinor për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XVII-të  të ipko-superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ballkani “ – SC “ Gjilani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë; raportet zyrtare ( ofendime dhe provokime ndaj lojtarit kundërshtar ). Bazuar në nenin  40 paragrafi 1 pika 4  të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub  për ; 4 ( katër )  ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

 

FC “ PRISHTINA “  nga Prishtina, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së XVI-të  të ikpo-superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC “ Prishtina “ – KF “ Trepça 89 “  e zhvilluar në stadiumin “ Fadilk Vokrri “ në Prishtinë ; raportet zyrtare ( sjellje e gabuar e spektatorëve nikoqir – PLISAVE  ; ofendime në kor drejtuar ekipit mysafir , minuta ; 90+3 ). Në mungesë  të nmarrjes së masave të nevojshme organizative dhe të sigurisë, bazuar në nenin 52 paragrafi 1  pika  2  të Rregullores disiplinore  ; denohet me shqiptimin e masës  disiplinore të QORTIMIT.

 

 

TAHIR  BATATINA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ LLAPI 1932 “  me numër të ID kartelës ; 001144M77, në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit, për shkellje të kodit të etikes sportive  në ndeshjen e javës së ; XVI-të ipko-superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  FC “ Drita “ – FC “ Llapi “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ; raportet zyrtare ; ( pas përfundimit të ndeshjës  deklaron për media së ky ishte  referimi më skandaloz  që nga pas  lufta e deri me sot, duke komentuar në mënyrë të pa autorizuar referim e ndeshjës). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1  pika 2 të Rregullores  disiplinore denohet me  shqiptimin e masës disiplinore  të  QORTIMIT;

 

 

BESNIK  MJEKU ; kryetar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive  ndaj gjyqtarëve  të ndeshjës së javës së ; XV-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ KEK-u “ – KF “ Besa “ e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq ; raportet zyrtare  ( pas përfundimit të ndeshjes , hynë në fushë , ofendon gjyqtaret, njëherit tenton që të njejtit edhe ti godas me  top). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3  dhe neni  10 paragrafi  2  të Rregullores  disiplinore ; denohet me  të holla në shumë prej ; 500   euro ( pesëqind ) . Afati i pagesës  së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disipolinore  neni  1 paragrafi 1 )   ;

 

 

AKIL  MAKOLLI; lojtar i klubit të futbollit “ ULPIANA “ mga Lipjani me numër të ID kartelës; 009561M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  16, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje josportive  në ndeshjënb e 1/16 e Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Liria “ – KF “ Ulpiana “  e zhvilluar në stadiumin  “ Perparim Thaqi “ në Prizren ; raportet e zyrtarëve (  minuta e 80- ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar dhe  ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; Pezullohet pa të drejtë loje  deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Akil Makolli lidhur me rastin  Afati datë 02.12.2019.

 

IDRIZ  HAJRIZI ;  zyrtar për siguri  nga klubi futbollistik “ BALLKANI “ nga  Theranda me numër të ID kartelës;  009818M82,  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e  1/16  e Kupës  së Koosvës në futboll për kategorinë  e seniorëve ; KF “ Ballkani “ – KF “ Drita “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë. Raportet zyrtare  ( pas   përfundimit të  pjesëlojës së parë të ndeshjës  manifestoi sjellje  jo sportive  duke provokuar lojtaret e klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani si dhe ofendoime drejtuar zyrtarëve të ndeshjës). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zuyrtari në procedure disiplinore z. Idriz Hajrizi, lidhur me rastin. Afati date  02.12.2019 .

 

 

KF “ ONIXI “ nga Banja e Pejës  në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave , për  sjellje të gabuara të lojtarëve të ekipit të tyre  në ndeshjen e ; 1/16 e Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Arberia “ – KF “ Onixi “ e zhvilluar në  stadiumin e KF “ Ramiz Sadiku” në Prishtinë ; raportet zyrtare  ( pas përfundimit të ndeshjës futbollistet e ekipit  të “ Onixit “ nga Banja e Pejës kanë dëmtuar muret e zhveshtoreve të klubit  të futbollit “ Ramiz sadiku “ nga Prishtina , ku KF “ Arberia “ nga Dobraja ishte  në cilësi të nikoqirit  në stadiumin e “ Ramiz sadikut “ në Prishtinë ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1  të Rregullores disiplinore ; I hapet procedura disiplinore klubit të futbollit “ ONIX “ nga Banja e Pejës deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik  “ Onixi “ nga Banja  – përsoni zyrtar I klubit për atë ndeshje. Afati date 02.12.2019.

 

KËSHILLA  JURIDIKE ;

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej  8 ( tetë ) ditëve  nga data e sjelljës së këtij vendimi  – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë,29.11.2019                                                                                                                                          Kryetari, Dukagjin  Zefi  d.v.