Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje; Dukagjin Zefi- kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 19.02.2020 shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e XVIII-të e Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 15-16.02.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuara raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
FC “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC DRITA – SC GJILANI 2:0, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; hedhje e shisheve PVC në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes nga ana e tifozerisë së klubit të tyre “Intelektualet “ minutat ; 12, dhe 17). Në mungesë të raporteve plotësuese bazuar në nenin 32 paragrafi 1;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga KF “Drita“ nga Gjilani – personi për siguri nga ajo ndeshje si dhe delegati i FFK-së lidhur me rastin. Afati datë 24.02.2020.
SC “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje të gabuara nga ana e simpatizuesve të klubit të tyre “Skifterat” në ndeshjen e javës së XVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC DRITA – SC GJILANI 2:0 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; hedhje e shisheve PVC , tri kanaçeve dhe një shishe e qelqit në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes nga ana e simpatizuesve të klubit minutat; 46, 65 dhe 72 dhe 73, kur edhe goditet në shpinë lojtari kundërshtar me numër 22 ). Në mungesë të deklaratave dhe raporteve plotësuese , bazuar në nenin 32 paragrafi 1;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga delegate FFK-së si dhe raport shtesë nga zyrtari klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 24.02.2020.
KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF FERIZAJ – KF FERONIKELI 1:1 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare; persona të paautorizuar ; 4 / 5 veta qëndronin të porta e hyrjes në terrenin e lojës gjatë gjithë ndeshjes shfaqen reagime në vendimet e gjyqtarëve njëherësh edhe manifestuan sjellje josportive duke i ofenduar të njëjtit me fjalë fyese). Në mungesë të raportit plotësues dhe deklaratave shtesë, bazuar në nenin 32 paragrafi 1;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga personi për siguri nga ajo ndeshje si dhe delegati i FFK-së lidhur me rastin. Afati datë 24.02.2020
NADIR HAXHIMUSA; zyrtar i KF FERIZAJ nga Ferizaj me numër të ID kartelës; 014580M66 në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për largim nga hapësira teknike nga ana e gjyqtarit në ndeshjen e javës së XVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF FERIZAJ – KF FERONIKELI 1:1 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare; konsumimi duhanit pranë bankinës zyrtare – hapësirën teknike , për çka edhe largohet jashtë fushe nga ana e gjyqtarit ). Në mungesë të deklaratave plotësuese , bazuar në nenin 32 paragrafi 1;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedurë Nadir Haxhimusa si dhe gjyqtari kryesor nga ajo ndeshje. Afati datë 24.02.2020.
ALBERT KAQIKU; lojtar i KF TREPÇA 89 nga Mitrovica, licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive – të gabuara në ndeshjen e javës së XVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF FLAMURTARI – KF TREPÇA 89, e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, (raportet zyrtare; pas ndëshkimit me kartonin të kuq pas dy të verdhëve , rrugës për në zhveshtore, brenda në hyrje godet derën e zhveshtores me këmbë prej nga thyhet xhami). Në mungesë të raporteve zyrtare, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores në fuqi;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratat plotësuese nga zyrtaret e ndeshjes (nikoqirit dhe mysafirit) si dhe personit për siguri nga ajo ndeshje. Afati datë 24.02.2020.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 19.02.2020
Kryetari, Dukagjin Zefi d.v