Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.03.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e nisura disiplinore nga ana e Komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë; 01-02.03.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këto;
V E N D I M E
FC “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC VUSHTRRIA – FC DRITA e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet zyrtare; fyerje dhe sharje në kor nga ana e tifozerisë nikoqire drejtuar organeve të FFK-së, gjyqtarit kryesor ; minutat 39, 41, 42, 45 dhe 46, kurse në minutën e 31 pati hedhje të gjësendeve në drejtim të bankinës mysafire, hedhje të gjësendeve pati edhe në minutën e 57 nga tribuna lindore). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 nenin 53 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë) .Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
HABIB LECI; drejtor sportiv në klubin e futbollit “DARDANA“ nga Kamenica, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive – të gabuara në ndeshjen e javës së; XVIII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF 2 KORRIKU – KF DARDANA e zhvilluar në stadiumin e 2 Korrikut në Arbëri të Prishtinës (raportet zyrtare; ofendime, sharje dhe fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor dhe asistentit të dytë pas përfundimit të ndeshjes). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore;
DENOHET; me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
DONIKA SYLA; lojtare e KFF “MALISHEVA“ nga Malisheva, me numër të ID kartelës 004274F95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 22, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtaren kundërshtare) në ndeshjen: KFF KOSOVA – KFF MALISHEVA e zhvilluar në Prishtinë . Bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore;
DENOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës .
ARSIM ISLAMI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “TREPÇA 89“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 009898M75, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF FERONIKELI – KF TREPÇA ’89, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet nga ndeshja e zhvilluar) në mungesë të deklaratës dhe raporteve shtesë, bazuar në nenin 32 paragrafi 1;
PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit (kompletimin e lëndës). Kërkohen raporte plotësuese nga; zyrtari i pezulluar Arsim Islami, asistenti Granit Hyseni dhe delegati i ndeshjes Ali Ajeti lidhur me rastin. Afati datë 05.03.2020.
SHPETIM IDRIZI; kryetrajner i klubit të futbollit “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 000934M81 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF FERONIKELI – KF TREPÇA ’89, e zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet zyrtare; sharje dhe fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes). Në mungesë të deklaratës plotësuese dhe raporteve shtesë, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;
PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit – udhëheqjen e ekipit deri në vendimin përfundimtar të komisionit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen deklarata plotësuese nga; trajneri në pezullim, Shpetim Idrizi, gjyqtari kryesor Besfort Kosumi dhe delegati i ndeshjes Ali Ajeti lidhur me rastin. Afati datë; 05.03.2020.
LASSINE TRAORE; lojtar i klubit të futbollit “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 014579M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 16, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF FERONIKELI – KF TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Në mungesë të deklaratave dhe raporteve plotësuese, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;
PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës- vendimin përfundimtar të komisionit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar; Lassine Traore, gjyqtari kryesor Besfor Kosumi dhe delegati i ndeshjes Ali Ajeti lidhur me rastin. Afati datë 05.03.2020.
FC “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – FC BALLKANI, e zhvilluar në stadium “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare; hedhje e gjësendeve dhe ndezje e flakadanëve të cilat u hodhën në fushë dhe shtegun e atletikës; nga ana e tifozerisë së klubit nikoqir; minutat 8, 9, 11, 40 dhe 70. Për shkak të tymit të dendur në minutën e 8 ndeshja ndërpritet për të vazhduar pas një minute, raste tjera ishte edhe shfaqja e një transparenti në rrethojat e fushës me përmbajtje jo sportive). Në mungesë të raporteve plotësuese, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës . Kërkohen raporte plotësuese nga klubi i futbollit “Prishtina“ nga Prishtina – zyrtari për siguri nga ajo ndeshje si dhe nga delegati ndeshjes Met Çeku dhe gjyqtari kryesor Selim Isuf lidhur me rastin. Afati datë 05.03.2020.
FC “BALLKANI“ nga Theranda në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve të gabuara nga ana e tifozerisë së klubit të tyre; “Xhebrailat“ gjatë ndeshjes së javës së ; XX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – FC BALLKANI e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja; ndezje dhe hedhje e mjeteve piroteknike në tribuna, në shtegun e atletikës dhe tepihun me bari artificial prapa portave me ç`rast pati dëmtime të shtegut dhe barit artificial), bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – . Kërkohen raporte dhe deklarata plotësuese nga zyrtari i KF Ballkani nga ajo ndeshje si dhe delegati Met Çeku dhe gjyqtari kryesor Selim Isufi lidhur me rastin . Afati datë 05.03.2020.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë,
03.03.2020 Kryetari i komisionit, Dukagjin Zefi d.v.