ffk-llogofin16.05.2014 – Komisioni disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e mbajtur me date 16.05.2014 ( dit e premtë ora 16,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mblwedhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara nga java e fundit date 13-14.05.2014, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese nga të pa disiplinuarit, konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E 
 
KF “ LLAMKOS KOSOVA ; nga Vushtrria në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes ( hedhje e gjasendeve në fush1 , sharje në kor dhe goditje e gjyqtarit në kokë me shishe të plastikes për çka erdhi deri të ndërprerje e përkohshme e ndeshjes për 12 minuta ) së javës së ; XXIX-të , të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Drita e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ferki Aliu “ në Vushtrri, në bazë të inqizimit televiziv, raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 ( tetëqind ) euro, në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1.
PETRIT TAHIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive 9501 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për ndëshkim me karton të kuq ( prekje e topit me dorë jashtë zones së rrezikimit si lojtar fundor , në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Drita e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ Ferki Aliu “ në Vushtrri, në bazë të raporteve të zyrtarëve dhe deklaratës plotësuese ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3
BURHAN DEMA; lojtar i klubit të futbollit “ Lepenci “ nga Kaqaniku me numër të librezës sportive ; 1/1820 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për ndëshkim me karton të kuq për sjellje josportive ( pështyrje e gjyqtarit pas ndëshkimit më karton të verdhë ) në ndeshjen e javës së ; XXVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Lepepnci – Liria e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Kaqanik ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore nëni 38 paragrafi 3,
AGRON JASHANICA ; trajner i klubit të futbollit “ Besëlidhja “ nga Prishtina, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për aktivizim të parregullt të lojtarit të dënuar Besnik Fazliu në vend të lojtarit të pa qenë Hajrë Vitia me numër të librezës 712/Pr dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, në ndeshjen e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi ; b ; Studenti – Besëlidhja ( ndeshje e ndërprerë1 në minute e 82 ) bazuar në raportet shtesë dhe deklaratat plotësuese ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinor neni 39 paragrafi 1 pika 2, nga shkaku së i njejti nuk është i obliguar të mbajë evidence të lojtërëve me apo pa të drejtë aktivizimi , por kjo është e drejtë ekskluzive e zyrtarit të angazhuar në klub për këto çështje ( në këtë rast e sekretarit të klubit ).
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të vendimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XXX-të – XXVII; date 16.05.2014 , rrespektivisht nga data e parnimit, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 16.05.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.