Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi, kryetar dhe Luan Salihu e Avni Sahala, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.06.2020 (ditë e mërkurë ora 12.00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

ZENEL JANOVALIU; lojtar i klubit të futbollit “MALISHEVA“ nga Malisheva me numër të ID kartelës 000609M97 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjën e javës së; XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF ARBERIA – KF MALISHEVA 1;0 e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi“ në Lipjan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika a/3 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas rradhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KASTRIOT TELAKU; zyrtar i klubit futbollistik “MALISHEVA“ nga Malisheva me numër të ID kartelës; 006751M91 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive – reagim në vendimet e gjyqtarëve në ndeshjen e Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF ARBERIA – KF MALISHEVA 1;0 e zhvilluar në stadiumin “ Sami Kelmendi “ në Lipjan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika a/4 të Rregullorës disiplinore ; DENOHET me ndalesë në ushtrimin e detyrës se zyrtarit të klubit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

SHF “RRONI“ nga Podujeva në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për mashtrim dhe sjellje në lajthim lidhur me aktivizimin e lojtarit Ridon llugiqi pa të drejtë loje në ndeshjën e javës së XV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategoerinë e juniorëve KF VUSHTRRIA – KF RRONI e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në nenin 67 paragrafi 1 pika 9 të Rregullores disiplinore; DENOHET me marrjen e 3 (tri) pikëve negative nga totali i pikëve të fituara.

RIDON LLUGIQI; lojtar i klubit të Futbollit “Rroni“ nga Podujeva me numër të ID kartelës 006950M04 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e fundit e komisionit disiplinor për paraqitje të parregullt – aktivizim në lojë në ndeshjën e javës së XV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; FC VUSHTRRIA – FC MALISHEVA e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në nenin 58 paragrafi 1 pika 9 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljës së vendimit, rrespektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të federates së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimimin e vendimit.

Prishtinë, datë 10.06.2020 Komisioni disiplinor, kryetari Dukagjin Zefi