Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 26.06.2020, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e  XXVI-të e Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave  të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;


V E N D I M E

 

KF “DRENICA“ nga Skenderaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXV-të të Ipko Superligës së  Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – FLAMURTARI,  e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu“ në Vushtrri  (raportet zyrtare;  pas  përfundimit të ndeshjes  derisa gjyqtarët ishin duke e lëshuar  fushën,  futet një person i panjohur, fyen, shan dhe  ofendon  referët e ndeshjes, i njëjti  person  edhe në zhveshtore të referëve  në prezencë të policisë speciale të Kosovës tenton për ta sulmuar asistentin e dytë Elvis Bicaj; në këtë rast ka reaguar policia dhe  sulmi është evituar). Bazuar në nenin 97 dhe 98  të Rregullores  Disiplinore , KF “Drenica“ nga Skenderaj  I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  KF “ Drenica “  – zyrtari i saj për siguri nga ajo ndeshje  lidhur me rastin. Afati datë  29.06.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

KF “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin  e ndeshjes së  javës së XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DUKAGJINI e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar;  persona zyrtar nga Lista e akreditimit të FC “Prishtina“  të vendosur në tribunën VIP, ofendojnë  rëndë mysafirët nga KF “Dukagjini“ Klinë). Bazuar në nenin  52 paragrafi 1 pika  3 dhe nenin 10 paragrafi 1  pika 2 të Rregullores  disiplinore; DENOHET në të holla në shumë prej ; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i  pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm  (Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 1 ).

 

ARMEND  DALLKU; kryetrajner i KF “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të  hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit  për manifestim të sjelljeve josportive gjatë  zhvillimit të ndeshjes së javës së  XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DUKAGJINI, e zhvilluar  në stadiumin  “Fadil  Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ;  sharje dhe fyerje  gjatë ndeshjes  drejtuar zyrtarëve të KF “Dukagjini“  të vendosur në hapësirën teknike).  Bazuar në nenin  40 paragrafi 1 pika  3 dhe nenin  10 paragrafi 2  të Rregullores  disiplinore  kryetrajneri  Armend  Dallku; DENOHET  në të holla në shumë prej  300  euro (treqind euro).  Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla  është 15  ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 1).

 

DRILON  ZJAQA; personi për siguri i KF “PRISHTINA“ nga  Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit,  për  manifestim të sjelljeve  josportive  si person zyrtar  në ndeshjen e javës së  XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – DUKAGJINI,  e zhvilluar në stadiumin “Fadil  Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare  nga ndeshja e zhvilluar ; pas  shënimit të golit të dytë nga FC Prishtina, ofendon zyrtaret e ekipit mysafir – të KF  “Dukagjini”  nga Klina  të cilët ishin  në hapësirën e klubit të tyre). Bazuar në nenin  40 paragrafi 1 pika  3 dhe nenin 10 paragrafi 2  të Rregullores  disiplinore  personi për siguri nga KF “Prishtina”  për atë ndeshje z.  Drilon Zjaqa; DENOHET  në  të holla në shumë prej; 200  euro (dyqind  euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15  ditë nga data kur vendimi bëhet  i plotfuqishëm (Rregullorja  disiplinore neni  11 paragrafi 1).

 

MUHAMET  REXHEPI ;  sekretar i KF “LLAPI   1932“ nga Podujeva, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor  për deklarime dhe akuza  të lëshuara  në drejtim të lojtarëve  Labinot Osmani  dhe Mentor  Zhdrella  lidhur me ndeshjen e javës së XXIV-të të Ipko Superligës së Kosovës  në futboll  për kategorinë e seniorëve; LLAPI – DRENICA , e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare  dhe deklaratat plotësuese  të lëshuara nga dy lojtarët e akuzuar ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi 2  të Rregullores  disiplinore : DENOHET në të holla në shumë prej; 300  euro (treqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga  data kur vendimi  bëhet i plotfuqishëm . (Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 1).

 

KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXVI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve: TREPÇA  ‘89 –  FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin  “Riza Lushta“ në Mitrovicë  (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë;  pas  përfundimit të ndeshjes disa persona të paautorizuar futen brenda rrethojave  të fushës dhe ofendojnë gjyqtaret e takimit, të njëjtit këtë e përsërisin edhe  në hyrje  të  gjyqtarëve  për në zhveshtore, ku njëri nga ta godet disa herë në pjesën e pasme të trupit asistentin e dytë Fatmir Sekiraqa). Bazuar në nenin  97 dhe 98  të Rregullores  disiplinore KF “Trepça ‘89“ nga Mitrovica  I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet  deklarata plotësuese nga  personi për siguri i KF “Trepça ‘89“ nga Mitrovica për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 29.06.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).


ABEDIN  ZEKA
; kryetar i KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave,  për manifestim  të sjelljeve të gabuara drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë  e seniorëve; TREPÇA ‘89  – FLAMURTARI,  e zhvilluar në stadiumin  “Riza Lushta“ në Mitrovicë  (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar;  pas  përfundimit të takimit kryetari i KF “Trepça ‘89”; Abedin Zeka futet në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe ofendon rëndë  gjyqtarët. Pas kësaj reagojnë zyrtaret policor dhe të njëjtin e largojnë nga zhveshtorja e gjyqtarëve). Bazuar në nenin 97 dhe 98  të Rregullores disiplinore  kryetarit  të KF “Trepça ‘89“ nga Mitrovica, z.Abedin  Zeka I  HAPET  PROCEDURA DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga personi në procedurë disiplinore z. Abedin Zeka lidhur me rastin. Afati datë 29.06.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

 

BESART  CECELIA; kryetrajner i KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica  me numër të ID kartelës ; 008215M77 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve jo sportive  drejtuar kryetrajnerit të KF “Flamurtari“ nga Prishtina në ndeshjen e javës së; XXVI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FLAMURTARI , e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; minuta e 85-të, kryetrajneri i ekipit nikoqir Besart Cecelia ofendon rëndë kryetrajnerin e ekipit mysafir). Bazuar në neni 97 dhe 98 të Rregullores  disiplinore  kryetrajnerit të KF “Trepça ‘89“ nga Mitrovica, z. Besart  Cecelia; I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë disiplinore z. Besart  Cecelia lidhur me rastin. Afati datë 29.06.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur  në këto  vendime  ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa  në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij  vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit   të Kosovës.  Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, datë 26.06.2020
Komisioni  disiplinor i shkallës së parë, kryetari Dukagjin  Zefi