Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë; 28.07.2020 , shqyrtoi  procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e procedurave të filluara  disiplinore nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve të  javës  së ; XXXIII-të të IPKO SUPERLIGES  së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 25-26.07.2020 , dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve  zyrtare konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto;

 

V E N D I M E

 

LASSINE  TRAORE; lojtar i klubit të futbollit “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës  0145579M00 në procedurë të pezullimit  nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XXXIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF  FERONIKELI – KF  TREPÇA ‘89 e zhvilluar me datë 22.07.2020 në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet zyrtare  nga ndeshja e zhvilluar në  Drenas); Bazuar në nenin  39 paragrafi 3  të Rregullores disiplinore lojtari Lassine Traore për manifestim të sjelljeve  të gabuara; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

LABINOT  QOSA; trajner i portierëve në klubin e futbollit “FLAMURTARI“ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 001909M85 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së; XXXIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF FLAMURTARI – SC GJILANI e zhvilluar me datë 26.07.2020 në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores  disiplinore  trajneri  Labinot Qosa; PEZULLOHET   pa të drejtë  kryerjes së detyrës së trajnerit në klub deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor (deri në kompletimin e lëndës). Kërkohet deklarata plotësuese nga  trajneri i pezulluar z. Labinot Qosa lidhur me rastin. Afati datë 03.08.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

 

KF “TREPÇA ‘89“  nga Mitrovica  në procedurë të iniciuar  disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime të pjesërishme në  organizimin e ndeshjes së javës së; XXXIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF TREPÇA ‘89 –  FC  PRISHTINA,  e zhvilluar me datë 26.07.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë  (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë;  hyrje e shikuesve në fushë  minutat 80 dhe 86 për të festuar   golat e shënuara bashkërisht me lojtarët). Bazuar  në nenin 97 dhe 98  të Rregullores disiplinore  për këto lëshime  KF  Trepça‘89 nga Mitrovica; I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga KF Trepça ‘89 nga Mitrovica – personi për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë  03.08.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

 

KËSHILLA  JURIDIKE

 

Pala e pakënaqur në këto vendime  ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së vendimit- respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.  Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin  e vendimit.

 

Prishtinë, datë 28.07.2020
Komisioni disiplinor, shkalla e parë,
kryetari;  Dukagjin  Zefi