Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.08.2020, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit mbajtur me datë 28.07.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe provave plotësuese lidhur me rastet, bazuar në Dispozitat e Rregullores disiplinore sjelli këto;


V E N D I M E

LABINOT QOSA; trajner i portierëve në klubin e futbollit “FLAMURTARI“ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 0145579M00 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XXXIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF FLAMURTARI – SC GJILANI, e zhvilluar me datë 26.07.2020 në stadiumin “Xhemail Ibishi“ në Prishtinë (raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 të Rregullores disiplinore , trajneri Labinot Qosa për sjellje josportive; DENOHET me ndalesë në kryerjen e funksionit të trajnerit në klub për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXXIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF TREPÇA ‘89 – FC PRISHTINA, e zhvilluar me datë 26.07.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2/1 të Rregullores disiplinore, klubi futbollistik TREPÇA ‘89 nga Mitrovica për lëshime në organizim të ndeshjes ; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga data kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 11.08.2020
Komisioni disiplinor ; shkalla e parë,
Kryetari, Dukagjin Zefi