Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbëje Met Çeku – kryetar dhe Avni Shala, Luan Salihu, Dukagjin Zefi dhe Bekim Behrami – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2020, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 03-04.10.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
NASHAU HAPPY TAKALANI; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA’89 nga Mitrovica me numër të ID kartelës 020278M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 24, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së V-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 04.10.2020 në stadiumin me bari sintetik në Brestovik të Pejës; (raportet zyrtare; ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
GENTIAN ELEZAJ : lojtar i klubit te futbollit A$N nga Prizreni me numër te ID kartelës ; 001300M95 dhe licencuar ne Federatën e Futbollit te Kosovës me numër të fanellës sportive; 10, në procedurë te iniciuar disiplinore nga ana e komisionit te garave për ndëshkim me karton te kuq në ndeshjen e javës së tretë te Ligës së Parë të Kosovës në futboll grupi; A për kategorinë e senioreve; DRENASI – A&N e zhvilluar me datë 03.10.2020 ne stadiumin me bari sintetik në Drenas; (raportet zyrtare ndërhyrje në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të rregullores disiplinore; DENOHET ; me ndalese lojë për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
LAURENT BIBA; lojtar i klubit te futbollit FERIZAJ nga Ferizaj me numër të ID kartelës; 003958M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit te Kosovës me numër të fanellës sportive 14, në procedurë te iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së tretë të Ligës së Parë grupi; B; kategoria e senioreve; FERIZAJ – KIKA, e zhvilluar me datë 03.10.2020 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj. (raportet zyrtare; ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor). Bazuar në neni 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë lojë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
NAIM BIQKAJ ; drejtor sportiv në klubin e futbollit KIKA nga Hogoshti me numër te ID karteles; 015280M69 ne procedurë te iniciuar disiplinore nga ana e komisionit te garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; 3 (tretë) të Ligës së Parë të Kosovës për kategorinë e senioreve grupi B; FERIZAJ – KIKA e zhvilluar me datë 03.10.2020 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare; sjellje josportive; fyerje, sharje dhe ofendime të rënda drejtuar gjyqtareve të ndeshjes). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d te Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalese ne kryerjen e funksioneve zyrtare ne klub me; 2 (dy) ndeshje sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
BERNARD KONI; lojtar i klubit të futbollit DARDANET nga Gjakova me numër të ID kartelës ; 001937M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 77, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit te garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së dytë të Ligës së dytë të futbollit kategoria e seniorëve ; DARDANET – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 04.10.2020 në Gjakovë (raportet zyrtare; minuta e 23 kacafytje me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika a;të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KASTRIOT LEKAJ ; lojtar i klubit të futbollit DUKAGJINI nga Novosella e Gjakovës me numër të ID kartelës 004738M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 23, në procedurë të iniciuar nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së dytë të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve ; DARDANET – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 04.10.2020 në Gjakovë. (raportet zyrtare ; minuta e 72 , kacafytje me lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika a. të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
BEGZIM BUCOLLI; lojtar i klubit të futbollit GALAKSIA nga Gjilani me numër të ID kartelës; 005788M03 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 3, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së dytë të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve; MINATORI – GALAKSIA e zhvilluar në stadiumin e Magurës me datë 03.10.2020. ( Raportet zyrtare; mohim i golit të shënuar). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
LIRAK BIRI; lojtar i klubit të futbollit LIRIA nga Prizreni me numër të ID kartelës ; 006331M05 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 21, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së parë të Ligës nacionale pë kadet ; TREPÇA ‘89 – LIRIA e zhvilluar me datë 04.10.2020 në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë. (raportet zyrtare fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes). Bazuar në nenin 42.1 paragrafi 1 pika c të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e federatës së Futbollit të Kosovës.
ALBIN MEHMETI; lojtar i klubit të futbollit FC DARDANET nga Podujeva me numër të ID kartelës 010564M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 6, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen në ndeshjen e Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; FC DARDANET – KF KOSOVA VR e zhvilluar me datë 03.10.2020 (raportet zyrtare; minuta 78 ndalje e topit me dorë qëllimisht). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KF FERIZAJ në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për mosrespektim në përmbushjen e detyrimeve (obligimeve ndaj lojtarëve) sipas kontratave të deponuara në sistemin FIFA-CONECT mbetet në procedurë disiplinore deri në kompletimin e lëndëve lidhur me lojtaret në ankimim sipas kërkesave ;
– 1. Armend Blakqori kontrata numër 695/19 e datës 16.08.2019
– 2. Perparim Livoreka ; kontrata numër 703/19 e datës 16.08.219
– 3. Dren Gashi ; kontrata numër; 696/19 e datës 16.08.2019
– 4. Egzon Shabani , kontrata numër ; 746/19 e datës 21.08.2019
– 5. Viktor kuka, kontrata numër; 745/19 e datës 21.08.2019
– 6. Donat Kaçiu, kontrata numër; 706/19 e datës 16.08.2019
– 7. Filonit Shaqiri, kontrata numër ; 707/19 e datës 16.08.2019
– 9. Zgjim Mustafa , kontrata numër; 704/19 e datës 16.08.2019
– 10. Ardian Shaljani kontrata numër_________ date ___________
Afati për ofrimin e provave lidhur me kryerjen e obligimeve për lojtaret e lartshënuar nga ana e klubit për lojtaret e lartshënuar mbetet data 15.10.2020, në të kundërtën do të aplikohet neni 69 paragrafi 1 pika a i Rregullores disiplinore.
KESHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë drejtuar komisionit disiplinor te shkalles se dyte – komisionit për ankesa ne afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga dita e sjelljes së këtij vendimi datë 07.10.2020 – respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 07.10.2020
Komisioni disiplinor- shkalla e parë, Kryetari Met Çeku