Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Avni Shala, Luan Salihu, Dukagjin Zefi dhe Bekim Behrami anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.10.2020 , ditë e mërkurë ora 12,00, shqyrtoi procedurat  e iniciuara disiplinore  nga ana e komisioneve  të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e  fundit  të zhvilluara  me  datë; 10-11.10.2020  dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

 

V E N D I M E

 


KF  2  KORRIKU
nga Prishtina   në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së  IV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – VITIA, e zhvilluar me datë 10.10.2020 në stadiumin e 2 Korriku në Arbëri- Prishtinë; (raportet zyrtare; dështime në zbatimin e vendimeve; MSH, IKSHPK dhe FFK-së lidhur me masat parandaluese ndaj COVID-19, numër i tejkaluar i tifozerisë në tribuna të stadiumit).  Bazuar në  nenin 52 paragrafi 1 pika të Rregullores  disiplinore ;  DENOHET  me  shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT

 

KF  KIKA  nga Hogoshti në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së IV-të , të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B;  KIKA  – ULPIANA e zhvilluar me datë 11.10.2020  në   stadiumin e qytetit në Kamenicë; (raportet zyrtare; dështim në zbatimin e vendimeve  të MSH,IKSHPK dhe FFK-së lidhur me parandalimin e masave anti COVID-19, numër  i tejkaluar i spektatorëve në shkallët e stadiumit). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a  të Rregullores  disiplinore; DENOHET  me  shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT.

 

KF DARDANA; nga Kamenica, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve  jo sportive  nga ana e zyrtarëve të klubit në ndeshjen e javës së IV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; RAMIZ  SADIKU – DARDANA  e zhvilluar me datë  10.10.2020 në stadiumin e Ramiz Sadikut  në Prishtinë; (raportet zyrtare; minuta 77 gjyqtari  ndalon lojën për  tre minuta deri sa largon nga tribuna zyrtaret e klubit nikoqir për shfaqje të sjelljeve josportive;  sharje,dhe ofendime drejtuar  zyrtarëve të ndeshjes). Bazuar në nenin  32 paragrafi 1   të Rregullores  disiplinore ; I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri ne kompletimin e lëndës . Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi futbollistik Dardana nga Kamenica – zyrtari saj nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati  datë 19.10.2020.

 

VALDET  ALIU; drejtor sportiv i klubit  të futbollit  KEK-u  nga  Obiliqi,  në procedurë të inicuar  disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së IV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FLAMURTARI – KEKU – u ,  e zhvilluar  me datë 11.10.2020 në stadiumin e Flamurtarit  në Prishtinë ; ( raportet zyrtare ;  ofendime drejtuar asistentit të parë  Benon Këpuska  ). Bazuar në nenin  40 paragrafi 1 pika  d : DENOHET  me 2 ( dy ) ndeshje  ndalesë  në kryerjen e detyrave zyrtare në klub lidhur me aktivitetet  sportive   të  organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës

 

FLORIAN  GAXHERRI ; lojtar i klubit të futbollit   GJAKOVA nga Gjakova  me numër të ID kartelës ; 005263M98  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjën e javës  së tretë të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  GJAKOVA – RAHOVECI e zhvilluar me datë 07.10.2020 në Gjakovë  . ( raportet zyrtare ; fyerje  ndaj  gjyqtarit kryesor të takimit ). Bazuar në nenin  42 pika 1/c të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për  ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

AFRIM  VISOKA ; trajner  i klubit të futbollit  KEK-u   nga Obiliqi, me numër të ID kartelës; 013111M78 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së  katërt të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; BALLKANI – KEK-u e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë. (raportet zyrtare; sjellje josportive  ndaj  gjyqtarit kryesor të takimit; fyerje, ofendime dhe sharje). Bazuar në nenin  42 pika 1/d të Rregullores  disiplinore ; DENOHET ; me ; 2 (dy )  ndeshje ndalesë sipas radhës në kryerjen e detyrës së trajnerit  në klub dhe funksioneve tjera lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

ORGES  CERMJANI; lojtar  i  klubit të futbollit  VËLLAZNIMI nga Gjakova  me numër të ID kartelës;  020845M04 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  14, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e  javës së katërt të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve;  DRENICA – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin  Bajram Aliu  në Skenderaj. ( raportet zyrtare; manifestim i sjelljeve josportive  ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes ). Bazuar në nenin  42 pika 1/c të Rregullores  disiplinore ; DENOHET  me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

ILIJA  IVIQ; lojtar i klubit të futbollit  FLAMURTARI  nga Prishtina me numër të ID kartelës  010292M03 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 5, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjën e javës së  tretë  të Superligës  së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; FLAMURTARI  – FERIZAJ  e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë . ( raportet zyrtare; ndërhyrje e pa lejuar  në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor ). Bazuar në nenin  39 paragrafi 3  të Rregullores  disiplinore ; DENOHET  me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana  e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KRESHNIK  MEHMETI ; lojtar i klubit    të futbollit  VUSHTRRIA  nga Vushtrria  me numër të ID  kartelës ; 00577M02  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  17  të fanellës sportive , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit    të garave  , për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës  së tretë të Superligës së Kosovës në  futboll për kategorinë e juniorëve;  FERONIKELI – VUSHTRRIA e zhvilluar në Drenas. ( raportet zyrtare;  fyerje, ofendime  dhe kacafytje me kundërshtarin ). Bazuar në nenin  40 paragrafi 1 pika d   të Rregullores  disiplinore ; DENOHET  me ndalesë loje  për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

KËSHILLA   JURIDIKE;

 

Pala e pa kënaqur në këto vendime  ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej  8 ( tetë ) ditëve , nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të  Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.


PS; Pas  shtimit të rasteve të reja   ditëve të fundit  në  Kosovë me COVID  19 , Komisioni  disiplinor  kërkon nga klubet e futbollit – organizatore të ndeshjeve zyrtare  që të rrisin  kujdesin  në zbatimin e masave  në luftë kundër përhapjes së koronavirusit, duke zbatuar vendimet e MSH, IKSHPK  dhe FFK-së  në respektimin e numrit të lejuar të spektatorëve në shkallët e stadiumeve. Për mos zbatimin e këtyre masave konform vendimeve të lartshënuara  ndaj klubeve organizatore të ndeshjeve  do të këtë zero tolerance.


Prishtinë, 14.10.2020
Komisioni disiplinor- shkalla e parë,
Kryetari  Met  Çeku