Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu Avni Shala dhe Bekim Behrami në mbledhjen e mbajtur me datë 16.10.2020,shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjes  së mbetur  nga java e dytë e Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – TREPÇA  89 e zhvilluar me datë 14.10.2020 në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe për të njëjtën duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;


V E N D I M E


FC  DRITA ;
nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit  të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së mbetur nga java e dytë e Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 14.10.2020 në stadiumin e qytetit në Gjilan. (raportet e zyrtarit;  gjatë zhvillimit të ndeshjes është lejuar të punohet brenda rrethojës së stadiumit me makina të rënda). Bazuar në nenin  52 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; i shqiptohet masa disiplinore; VËREJTJE  E  FUNDIT.

KF  TREPÇA 89 ; nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mungesë të  prezencës së  mjekut të klubit (prezent ishte vetëm fizioterapeuti) në ndeshjen e mbetur të javës së dytë të Superligës  së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar me datë 14.10.2020 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Bazuar në dispozitat  e Rregullores  disiplinore  të nenit  8 pika 4 i shqiptohet masa disiplinore; VËREJTJE  E FUNDIT.

 

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë , komisionit për ankesa  në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës  së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, datë 16.10.2020
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetari  Met  Çeku