Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.10.2020 – ditë e premte, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara në mes javë; datë ; 20-21.10.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF DARDANA nga Kamenica në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit në mbledhjen e mbajtur datë 14.10.2020, për sjellje jo sportive nga ana e zyrtarëve të klubit në ndeshjen e javës së IV-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; 2 KORRIKU – DARDANA e zhvilluar me datë 10.10.2020 në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë. (raportet zyrtare ; minuta e 77 gjyqtari kryesor ndalon lojën për disa minuta deri sa largon nga tribuna zyrtaret e klubit mysafirë të cilët manifestuan sjellje josportive – fyerje, sharje dhe ofendime drejtuar zyrtarëve të ndeshjes). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c ; DENOHET me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind euro) . Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi respektivisht e publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ) .
ILIR BLAKQORI lojtar i klubit të futbollit DRITA nga Gjilani me numër të ID kartelës; 000208M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 18, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; VII-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – DRITA e zhvilluar me 21.10.2020 në stadiumin e qytetit në Suharekë. (raportet zyrtare; Ndërhyrje në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor duke mohuar mundësinë e shënimit të golit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KF LIRIA nga Prizreni në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; VI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi A; LIRIA – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 20.10.2020 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren. (raportet zyrtare numër i tejkaluar i spektatorëve në tribunat e stadiumit, në kundërshtim me vendimet e MSH, IKSHPK dhe FFK-së ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen deklarata plotësuese nga gjyqtaret dhe delegati ndeshjes si dhe nga personi për siguri nga ajo ndeshje. Afati datë 26.10.2020
KF DARDANA nga Kamenica, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; VI-të, Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; DARDANA – FERIZAJ e zhvilluar me datë 20.10.2020 në stadiumin e qytetit në Kamenicë. (raportet zyrtare; numër i tejkaluar i spektatorëve në shkallët e stadiumit, që është në kundërshtim me vendimet e MSH, IKSHPK dhe FFK-së ). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore; i shqiptohet masa disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT.
VISAR BARDHI; trajner me numër të ID kartelës; 010680M03 dhe ELVIS ARIFI – ndihmëstrajner me numër të ID kartelës; 018627M03 në klubin e futbollit ULPIANA në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mashtrim dhe sjellje në lajthim të organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës në ndeshjen e javës së parë të Ligës së Parë për kategorinë e juniorëve ; DUKAGJINI – ULPIANA e zhvilluar me 03.10.2020 në Klinë. (raportet zyrtare; dhënia e të dhënave të rreme dhe jo të sakta në protokollin e ndeshjes lidhur me aktivizimin e lojtarit Jeton Kurtishi i pa evidentuar në protokoll në vend të lojtarit Fatlind Krasniqi me numër të ID Kartelës; 020672101 i evidentuar në protokoll por jo prezent në ndeshje) Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore në mungesë të deklaratave; PEZULLOHEN pa të drejtë në kryerjen e detyrave të trajnerëve në klub si dhe funksioneve tjera zyrtare deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohen deklarata plotësuese nga trajnerët në pezullim Visar Bardhi dhe Elvis Arifi, lidhur me rastin. Afati datë 26.10.2020.
JETON UKSHINI ; lojtar i klubit të futbollit ULPIANA nga Lipjani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mashtrim dhe sjellje në lajthim në ndeshjen e javës së parë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; DUKAGJINI – ULPIANA e zhvilluar me datë 03.10.2020 në Klinë . (raportet zyrtare; aktivizimi i tij si lojtar i pa evidentuar në protokollin e ndeshjes në vend të lojtarit Fatlind Krasniqi i evidentuar në protokoll por i pa qenë në ndeshje ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1, në mungesë të deklaratës ; PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Jeton Ukshini, afati datë 26.10.2020.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 ( tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 23.10.2020, respektivisht nga data e publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë, 23.10.2020
Komisioni disiplinor – shkalla e parë, kryetari Met Çeku