Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.10.2020 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me datë 24-25.10.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF LIRIA nga Prizreni në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; VI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; LIRIA – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 20.10.2020 në stadiumin e qytetit “ Përparim Thaqi “ në Prizren . ( raportet zyrtare ; Minuta e 35; hyrje e një nurmrii të spektatorëve me tepër së 30 veta në stadium dhe me ketë thyhet kriteri përcaktues mbi lejimin e personave Brenda në stadium. Në këtë moment loja ndalet për 4 minuta prej nga policia intervenon dhe largon spektatoret – zbraz stadiumin. Me të rinisur loja grupi tjetër i spektatorëve i organizuar hyjnë me dhunë në pjesën perëndimore të stadiumit – thyen dyert e hyrjeve dhe filluan të brohorasin. Prapë ndalon loja për katër minuta dhe intervenon policia e cila zbraz stadiumin. Gjatë daljes ky grup ka përdor fjalë fyese dhe ofendime në drejtim të delegatit të ndeshjes dhe kryesisë së klubit nikoqir KF LIRISË. Në atë moment është hedhur një petarde e tymosur në drejtim të delegatit si shenjë revolte . Do theksuar së në fillim të ndeshjes sekretari dhe kryetari klubit të Lirisë patën kërcënime dhe ofendime nga persona të po këtij grupi të cilët kërkuan nga klubi që t’u mundësoi përcjelljen e ndeshjes në të kundërtën ndeshjen do ta ndërpresin. E tërë kjo ndodhi në prezencën e delegatit të ndeshjes). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 1 pika d të Rregullores disiplinore ; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro ( njëmijë euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 dite nga data kur vendimi behët i plotfuqishëm.
VISAR BARDHI ; trajner në klubin e futbollit ULPIANA nga Lipjani me numër të ID kartelës; 010680M03 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor për mashtrim dhe sjellje në lajthim të zyrtarit në aktivizimin e lojtarit pa të drejtë loje në ndeshjen e javës së Parë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; DUKAGJINI – ULPIANA e zhvilluar me datë 03.10.2020 në stadiumin 13 Qershori në Klinë . ( raportet zyrtare ; dhënia e të dhënave të rreme lidhur me aktivizimin e lojtarit Jeton Kurtishi i pa evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes në vend të lojtarit të evidentuar në protokollin zyrtar Fatlind Krasniqi me numër të ID kartelës; 020672M01 i pa qenë – jo prezent në ndeshje ). Bazuar në nenin 68 paragrafi 1 pika ; d dhe h të Rregullores disiplinore ,; DENOHET ; me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub për ; 2 (dy) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
ELVIS ARIFI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit ULPIANA nga Lipjani me numër të ID kartelës; 018627M03, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për sjellje dhe lajthim të zyrtarit lidhur me aktivizimin e lojtarit pa te drejtë loje në ndeshjen e javës së parë të Ligës së parë të futbollit për kategorinë e juniorëve ; DUKAGJINI – ULPIANA e zhvilluar me datë 03.10.2020 në stadiumin 13 Qershori në Klinë. (raportet zyrtare; aktivizimi lojtarit Jeton Ukshini i pa evidentuar në protokoll në vend të lojtarit Fatlind Krasniqi me numër të ID kartelës; 020672M01 i evidentuar në protokoll por jo prezent në ndeshje ). Bazuar ne nenin 68 paragrafi 1 pika d dhe h të Rregullores disiplinore ; DENOHET ; me ndalesë të kryerjes se funksionit të trajnerit dhe detyrave tjera në klub për ; 2 ( dy ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
JETON UKSHINI; lojtar i klubit të futbollit ULPIANA nga Lipjani në procedurë të pezullimit pa te drejtë loja nga mbledhja e kaluar e komisionit për mashtrim dhe sjellje në lajthim – aktivizim pa të drejtë loje në ndeshjen e javës së parë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; DUKAGJINI – ULPIANA e zhvilluar me datë 03.10.2020 në stadiumin 18 Qershori në Klinë. ( raportet zyrtare; aktivizimi pa të drejtë loje – i aktivizuar në vend të lojtarit Fatlind Krasniqi me numër të ID kartelës; 020672M01 i pa qenë në ndeshje ). Bazuar në nenin 58 paragrafi 1 pika I të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje prej; ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës
KF TREPÇA 89 nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për dështim në respektimin e masave Covid 19 sipas Ligjit dhe vendimeve të MSH, IKSHPK dhe FFK-së, në ndeshjen e javës së ; VIII-të Superligës së Kosovë Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA 89 – BALLKANI 4;3 e zhvilluar me datë 25.10.2020 në stadiumin “ Riza Lushta “ në Mitrovice . ( raportet zyrtare ; numër i tejkaluar i spektatoreve në shkallet e stadiumit).Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a . të Rregullores disiplinore ; DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT
EKREM RADONIQI; kryetrajner i klubit të futbollit VËLLAZNIMI nga Gjakova me numër të ID kartelës; 006747M67 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; VII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; MALISHEVA – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 24.10.2020 në stadiumin e qytetit me bari sintetik në Malishevë.( raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes kërcënon gjyqtarin kryesor të takimit ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub për ; 2 (dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
ADI HYLA ; lojtar i klubit të futbollit VËLLAZNIMI nga Gjakova me numër të ID kartelës; 010135M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 1, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; VII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; MALISHEVA – VËLLAZNIMI 1;0 e zhvilluar me datë 24.10.2020 në stadiumin me bari sintetik në Malishevë. ( raportet zyrtare ; ndërhyrje dhe loja me dorë jashtë zonës së rrezikimit si lojtar fundor duke i mohuar golin lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
LANDRIT RAMA ; lojtar i klubit të futbollit 2 KORRIKU nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000790M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive ; 33, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; VII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; 2 KORRIKU – KIKA e zhvilluar me datë 24.10.2020 në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë. ( raportet zyrtare; në minutat shtesë të ndeshjes kishte sharë dhe ofenduar lojtaret e ekipit kundërshtar, ku edhe ndëshkohet me karton të kuq, i njëjti pas kartonit të kuq i vërsulet gjyqtarit kryesor duke e share, ofenduar dhe e tërheq për fanelle gjyqtarin kryesor Valbon Hoxha ). Bazuar në nenin 42.2 pika a); te Rregullore disiplinore ; DENOHET; me ndalesë loje për ; 4 ( katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës
VLLAZNIM JASHARI ; lojtar i klubit të futbollit KIKA nga Hogoshti me numër të ID kartelës; 002774M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive ; 7, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; VII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; 2 KORRIKU – KIKA e zhvilluar me datë 24.10.2020 në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë. ( raportet zyrtare ; minuta e 83 e ndeshjes- shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor Valbon Hoxha ). Bazuar në nenin 42.2 pika ; a) të Rregullores disiplinore ; DENOHET; me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
DRITON HANA ; lojtar i klubit të futbollit GJAKOVA nga Gjakova me numër të ID kartelës; 002175M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive ; 17, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së VII-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUSHKAJA – GJAKOVA e zhvilluar me datë 25.10.2020 në Gjakovë. ( raportet zyrtare ; përplasje me lojtarin kundërshtar minuta; 90 + 3 ) . Bazuar në nenin 34 paragrafi 1 pika a ; të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
AGON MORINA ; lojtar i klubit të futbollit VËLLAZERIA nga Zhuri me numër të ID kartelës ; 009694M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 1 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; VII-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZERIA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 26.10.2020 në Prizren. ( raportet zyrtare ; fyerje, sharje dhe mësyerje në gjyqtarin e ndeshjes). Bazuar në nenin 42..2 pika a të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
LABINOT IBRAHIMI delegat nga FFK-ja për ndeshje zyrtare, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mos kryerje të detyrave zyrtare konform obligimeve dhe udhëzimeve të dala nga aktet normative të FFK-së në ndeshjen e javës së ; VII-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUSHKAJA – GJAKOVA e zhvilluar në Gjakovë. ( raportet; ( mos sjellja e deklaratave për lojtaret e ndëshkuar me kartonë të kuq si dhe ID kartelet e tyre, për çka vështirëson punën e organeve të FFK-së në rastin e regjistrimit të ndeshjeve). Bazuar në nenin 82 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së delegatit në kohëzgjatje për; 1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
ARTAN LAMA ; delegat nga FFK-ja për ndeshjet zyrtare; në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për kryerjen e detyrës në mënyrë jo profesionale – lëshime në ndeshjen e javës së; VII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZERIA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me data 26.10.2020 në Prizren ( mos sjellja e deklaratave për kartonin e kuq nga kjo ndeshje ). Bazuar në nenin 82 paragrafi 1 pika a; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së delegatit në kohëzgjatje për ; 1 (një ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 27.10.2020, respektivisht nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 27.10.2020
Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetari Met Çeku