Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala, Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.11.2020 shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 25 dhe 26.11.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
ARSIM ISLAMI; zyrtar i klubit të futbollit TREPÇA ‘89 nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 009898M78 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – BESA, e zhvilluar me datë 26.11.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë. Raportet zyrtare (kartoni kuq; fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ilir Mehmeti). Bazuar në nenin 42.1 pika e. të Rregullores disiplinore; DENOHET ; me ndalesë në ushtrimin e funksioneve në klub për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
FC LLAPI 1932 nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI 1932 – PRISHTINA, e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Prishtinë. Raportet zyrtare dhe xhirimet televizive (para fillimit të ndeshjes dy persona të pa identifikuar kërcënojnë gjyqtarët e takimit, njëherësh gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk u respektuan masat anti-Covid 19; kishte numër të konsiderueshëm të spektatorëve në tribuna). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika h dhe neni 10 paragrafi 1 pika d; të Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
ARGJEND MALAJ ; lojtar I klubit të futbollit FERONIKELI me numër të ID kartelës ; 015416M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 8. Në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – FERONIKELI e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Raportet zyrtare (Kartoni kuq; minuta e 79; sjellje josportive – fyerje dhe ofendime të pa ndërprera drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit). Bazuar në nenin 42.2 paragrafi 1 pika a. të Rregullores disiplinore; DENOHET; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
FARUK DRAGUSHA; fizioterapeut i klubit të futbollit FLAMURTARI nga Prishtina me numër të ID kartelës; 005175M99 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – RAMIZ SADIKU e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin “Xhemail Ibishi“ në Prishtinë. Raportet zyrtare (kartoni kuq; hyrje në fushë pa leje të gjyqtarit për dhënie ndihmë lojtarit vendas, prej nga edhe konfrontohet me lojtarin mysafir). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 39 paragrafi 3; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së fizioterapeutit dhe funksioneve tjera në klub për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
SELAMI GASHI; lojtar i klubit të futbollit RAMIZ SADIKU nga Prishtina me numër të ID kartelës 00980M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 23, për manifestim të sjelljeve jo sportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – RAMIZ SADIKU e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes i mllefosur manifeston veprim vandalist duke shkelmuar derën e garderobës). Bazuar në nenin 32 Paragrafi 1 – Në mungesë të deklaratës vetanake ; PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Selami Gashi lidhur me rastin. Afati datë 30.11.2020.
GENTIAN IBISHI ; lojtar i klubit të futbollit RAMIZ SADIKU nga Prishtina me numër të ID kartelës; 003785M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 30 , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – RAMIZ SADIKU e zhvilluar me datë 25.11.2020 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë. Raportet zyrtare (kartoni kuq; hyrje në fushë dhe konfrontim me fizioterapeutin e klubin nikoqir). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3: DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
HEBIB LECI; drejtor sportiv i klubit të futbollit DARDANA nga Kamenica me numër personal; 1005733886 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – DARDANA e zhvilluar me datë 26.11.2020 në stadiumin me bari sintetik “Gursel dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive. Raportet zyrtare (minuta 75 kartoni kuq; sjellje jo sportive; fyerje dhe tentim sulmi në asistentin e parë të ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës) PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e funksioneve në klub deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Hebib Leci lidhur me rastin. Afati datë 30.11.2020.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 (tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi 27.11.2020, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 27.11.2020
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetari Met Çeku