ffk-llogofin27.05.2014 – Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.05.2014 ( ditë e martë ora 15,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas  përfundimit të ndeshjeve të zhvilluarea nga java e fundit datë 24-25.05.2014, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  sjelli këto;

V  E  N  D  I  M  E  :

 
1.  KF “ FUSHË  KOSOVA “ nga Fushë Kosova, për mospërmbushje të  obligimeve të daluara nga aktet normative  të Federatës së Futbollit të Kosovës  për zyrtaret e ndeshjes së javës së ; XXXII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Fushë Kosova – Feronikeli e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë , në mungesë të raporteve plotësuese i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lëndës). Kërkohet raport plotësues – deklaratë nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Fushë Kosova  “ nga Fushë Kosova, afati datë  29.05.2014 – ditë e enjtë ora 10 e paraditës ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
2.  MENSUR  IDRIZI ; lojtar i klubit të futbollit “ Lepepnci “ nga Kaqaniku me numër të librezës  sportive  1/1820 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  18. për ndëshkim me karton të kuq (  sjellje josportive – ofendime dhe sharje ndaj lojtarit kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; XXIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Lepepnci – Kosova ( Prishtinë ) e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Kaqanik, në mungesë të deklaratës plotësuese  të lojtarit ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës), kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar Mensur Idrizi, afati datë 27.05.2014 – ditë e enjtë  ora 10 e paraditës ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
3.  ARTON  ZEKA ; lojtar i klubit të futbollit “ Kosova “ nga Prishtina me numër të librezës  1/1194 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër 13, për sjellje josportiv e në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorin e seniorëve ; Lepepnci – Kosova ( Prishtinë ) e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Kaqanik, në mungesë të deklaratës plotësuese  i
HAPET  PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar  të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në procedurë Arton Zeka , afati datë 29.05.2014 ( ditë e enjtë ora 10 e paraditës ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
4.  AFRIM  MZIU ; lojtar i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica me numër të librezës  7708 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, në procedurë  disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve jo korrekte ndaj  pjesëtarëve të shërbimit policor të Kosovës në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Trepça – Fushë Kosova e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë  ( arportet shtesë dhe deklarata plotësuese e lojtarit );
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore  të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
 
5.  VALMIR  SOGOJEVA; lojtar i klubit të futbollit “ Liria “ nga  Millosheva me numër të librezës sportive  1806/13  dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, për ndëshkim me karton të kuq  ( start i palejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së : XXV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëv e; grupi A;  Opoja – Liria  e zhvilluar në Dragash ( raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese e lojtarit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës ne bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
6.  SHPETIM  GËRVALLA ; lojtar i klubit të futbollit  “ Liria “ nga Millosheva me numër të librezës 12338 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive – sharje, fyerje dhe ofendime ) drejtuar gjyqtarit të takimit ) në ndeshjen e javës së  ;’ XXV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëvë grupi ; A ; Opoja – Liria e zhvilluar në Dragash ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë lojë për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
7.  KF “ LIRIA “ nga Millosheva , në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për tërheqje të ekipit ( lojtarëve ) nga fusha  në ndeshjen e ndërprerë të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A ; Opoja – Liria e zhvilluar në Dragash, mbetet në procedurë disiplinore  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Liriua “ nga Millosheva për atë ndeshje, afati datë 29.05.2014  ditë e enjtë ora 10 e paraditës. ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
KËSHILLA  JURIDIKE;
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë  ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë ( komisionit për ankesa ) në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të  vendimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numr ; XXXII-XXIX , respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, 27.05.2014                                                Kryetari ; DUKAGJIN  ZEFI  d. v.