Komisioni disiplinor  i shkallës së parë në përbërje; Met  Çeku – kryetar  dhe Dukagjin Zefi, Avni  Shala, Luan  Salihu  dhe  Bekim  Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.12.2020, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve  të garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë  28 – 29.11.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;

V E N D I M E ;

SELAMI   GASHI; lojtar i klubit të futbollit   RAMIZ  SADIKU  nga Prishtina  me numër të ID kartelës  00980M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të  Kosovës me numër të fanellës sportive 23, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit për sjellje jo sportive pas përfundimit të ndeshjes nga java e; XII-të e Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B; FLAMURTARI  – RAMIZ  SADIKU  e zhvilluar me datë  25.11.2020 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes  i mllefosur nga humbja e ekipit të tij, manifeston sjellje  vandaliste duke e shqelmuar derën e garderobës). Bazuar ne nenin  41 paragrafi 1 pika  b e Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje   për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. (njëherësh obligohet në pagesën e dëmit të shkaktuar).

HEBIB  LECI; drejtor sportiv  i klubit të futbollit  DARDANA  nga Kamenica me numër personal; 1005733886 në procedurë  të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për  ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së ; XII- të Ligës së Parë  të Kosovës në  futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; B; VLLAZNIA – DARDANA  e zhvilluar me datë  26.11.2020 në stadiumin me bari sintetik  “Gursel dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive. Raportet zyrtare (minuta e 75 karton i kuq; sjellje josportive- fyerje , sharje dhe tentim sulmi në asistentin e parë të ndeshjes). Bazuar në nenin  40 paragrafi 1 pika  d  I Rregullores  disiplinore; DENOHET me ndalesë në kryerjen e funksioneve  për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF  DARDANA  nga Kamenica  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B; DARDANA – RAMIZ  SADIKU, e zhvilluar me datë  29.11.2020 në stadiumin e qytetit  në Kamenicë. Raportet zyrtare (pengimi i kameramanit  të autorizuar  të FFK-së  për  hyrje në stadium  në kryerjen e punëve të tij  lidhur me  incizimin e ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore (në mungesë të raportit të klubit) ; I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raporti shtesë nga klubi futbollistik Dardana- zyrtari për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati date 03.12.2020 .

SEVDAI  KASTRATI; kryetar i klubit të futbollit  DARDANA  nga Kamenica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave   për  veprim të pa lejuara  në ndeshjen e javës së; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANA – RAMIZ  SADIKU e zhvilluar  me datë 29.11.2020 në stadiumin  e qytetit në  Kamenicë. Raportet zyrtare (ishte penguar kameramani i autorizuar i FFK-së për t’u futur në stadium për çka edhe ishte  ndalur loja në minutën e 5-të, deri sa  kishin ndërhyrë organet e FFK-së dhe i njëjti është lejuar ta bëjë punën e tij). Bazuar  në nenin 32 paragrafi 1  Rregullores  disilinore, (në mungesë të deklaratës  vetanake); PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare  vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetari  klubit në pezullim z. Sevdai Kastrati lidhur me rastin. Afati datë. 03.12.2020.

KF VITIA; nga Vitia në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me date 29.11.2020 në stadiumin “Gursel dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive – Viti.  Raportet zyrtare; (mos ndërmarrja e masave të nevojshme organizative dhe të sigurisë në  pajtim  me aktet normative). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1  të Rregullores disiplinore (në mungesë të raportit plotësues të klubit); I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport shtesë nga klubi futbollistik VITIA nga Vitia – personi për siguri  i klubit për  atë ndeshje, lidhur me rastin. Afati datë 03.12.2020.

ARBEN  SAHITI; zyrtar i klubit të futbollit; VITIA  nga Vitia me numër të ID kartelës; 019252M81 në procedurë të iniciuar disiplinore nga  ana e Komisionit të garave  për sulm fizik në gjyqtarët  e takimit në ndeshjen e javës së; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; VITIA  – 2  KORRIKU e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik “Gursel dhe Bajram Sylejmani“ në  Sadovinë të Jerlive – Viti.  Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes rreth mesit të fushës sulmon gjyqtaret me ç`rast iu shkakton  lëndime trupore, për çka edhe iu  është dashur ndihma mjekësore). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës plotësuese vetanake) PEZULLOHET  pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve  në klub lidhur me  ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës  së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Arben  Sahiti lidhur me rastin. Afati datë  03.12,2020.

AFET  DALOSHI; drejtor sportive në klubin e futbollit  VITIA nga Vitia me numër  personal; 1004586502 , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për sulm fizik në gjyqtaret e takimit në ndeshjen e javës së ; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; B; VITIA  – 2 KORRIKU , e zhvilluar me datë; 29.11.2020 në stadiumin me bari sintetik “Gursel dhe Bajram  Sylejmani“  në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes  rreth mesit të fushës kishte sulmuar asistentin e dytë të ndeshjes  Fisnik Rama, pastaj edhe atë   të parin  Fatmir Abrashi). Bazuar në nenin  32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore (në mungesë të deklaratës vetanake)  I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit deri në vendimin përfundimtar (kompletimin e lëndës). Kërkohet deklarata plotësues nga drejtori sportiv në pezullim  Afet Dalloshi  lidhur me rastin. Afati datë 03.12.2020.

DURIM  BIQKAJ; lojtar i klubit të futbollit KIKA nga Hogoshti me numër të ID kartelës; 00190M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 3, në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit të garave  për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së ; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B  ; ULPIANA – KIKA  e zhvilluar me date 29.11.2020 në stadiumin e qytetit në Shtimje . Raportet zyrtare (ndërhyrje e palejuar si lojtar i parafundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores  disiplinore; DENOHET  me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës  së Futbollit të Kosovës.

SEAD  ISUFI; lojtar i klubit të futbollit  TREPÇA  nga Mitrovica me numër të ID kartelës;  003885M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  14, në procedurë  të iniciuar disiplinore për  ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; B  TREPÇA  – LIRIA  e zhvilluar me datë 28.11.2020 në stadiumin me bari sintetik “Xhevat Jusufi – Xheki“ në Mitrovicë. Raportet zyrtare (karton i kuq – minuta e 78  godet me bërryl lojtarin kundërshatar). Bazuar në nenin  32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore;  PEZULLOHET pa të drejtë loje për ndeshjet vijuese deri në kompletimin e lëndës. (vendimin përfundimtar të Komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Sead  Isufi  lidhur me rastin. Afati date 03.11.2020.

LEART  AVDYLI; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA  ‘89 nga Mitrovica me numër të ID kartelës 000688M02 dhe  licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 13, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për sjellje jo sportive në ndeshjen  e javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – TREPÇA ’89, e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik  në Mitrovicë. Raportet zyrtare  (sulm dhe goditje e gjyqtarit të ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi  1 i  Rregullores  disiplinore (në mungesë të deklaratës vetanake) PEZULLOHET pa të drejtë loje  për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit (kompletimin e lëndës). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Leart Avdyli , lidhur me rastin. Afati date 03.12.2020.

MILOT  AVDYLI ; lojtar i klubit të futbollit  TREPÇA  89 nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 000687M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  7, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë. Raportet zyrtare  (sulm   dhe goditje e asistentit të ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore  (në mungesë të deklaratës vetanake) PEZULLOHET   pa të drejtë loje deri në ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës ; kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Milot  Avdyli   lidhur me rastin. Afati datë 03.11.2020.

ZEKRIJA  QERKINI; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA’89  me numër të ID kartelës ; 005227M02  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës sportive 11, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të  garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XIV-të të Superligës së  Kosovës në futboll për kategorinë e  juniorëve; TREPÇA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë. Raportet zyrtare (kartoni kuq; sjellje jo sportive ndaj gjyqtarëve të takimit). Bazuar në nenin 42.2 pika  a  e Rregullores  disiplinore; DENOHET  me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ALTIN  GJAKAJ; lojtar i klubit të futbollit  DRENICA  nga Skenderaj  me numër të ID kartelës; 005872 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  93,  për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; BESA – DRENICA e zhvilluar në stadiumin me bariu sintetik në Brestovik  të Pejës.  Raportet zyrtare  (karton i kuq; prekja e topit me dorë jashtë zonës së portierit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores  disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës   së Futbollit të Kosovës.

FLORIM  GJINOVCI; trajner në klubin e futbollit DRENICA  nga Skenderaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave  për  sjellje jo sportive ndaj  gjyqtarëve të takimit në ndeshjen e javës së; XIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; BESA – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Brestovik të Pejës. Raportet zyrtare (fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes). Bazuar në nenin 42.1 paragrafi 1 pika  d të  Rregullores disiplinore  DENOHET  me shqiptimin e masës disiplinore të  QORTIMIT .

KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar Komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 01.12.2020 – respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës . Ankesa e ushtruar nga ana e palës së  ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, date 01.12.2020
Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetari  Met  Çeku