Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 15.12.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 12-13.12.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
BLAZH RAJEVIÇ; lojtar i klubit të futbollit BESA nga Peja me numër të ID kartelës; 011434M86 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 18, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XVII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – BESA e zhvilluar me datë 09.12.2020 në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas. Raportet zyrtare (ndërhyrje e pa lejuar në lojtarin kundërshtar minuta 24). Bazuar në nenin 39 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
ARBEN OSMANI; zyrtar i klubit të futbollit BALLKANI nga Suhareka me numër të ID kartelës; 009682M79 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për falsifikim të protokollit zyrtar të ndeshjes së javës së VIII-të të kategorisë së juniorëve; BALLKANI – FLAMURTARI (ka fshirë faqen e dytë të protokollit ku ishin të evidentuara; ndërrimet, golashënuesit, ndëshkimet e lojtarëve me kartonë të kuq dhe të verdhë) si dhe për mashtrim dhe sjellje në lajthim në aktivizimin e lojtarit pa të drejtë loje; Lindon Emerllahu me numër të ID kartelës 0083900M02 (suspenduar për shkak të katër kartonëve të verdhë) në ndeshjen e javës së; XV të Superligës së Kosovës për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – BALLKANI e zhvilluar në Mitrovicë. Bazuar në nenin 67 paragrafi 1 pika c, f dhe h të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së zyrtarit në klub si dhe funksioneve tjera në kohëzgjatje për; 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe me; 100 euro (njëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
QERIM SHAQIRI trajner dhe zyrtar në KFF VIZIONI; nga Ferizaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për mashtrim dhe sjellje në lajthim të zyrtarëve të ndeshjes së javës së ; XI-të Ligës u-16 – kadeteve për femra ; KJEVA – VIZIONI e zhvilluar me datë 09.12.2020 në stadiumin me bari sintetik në Malishevë. Raportet zyrtare (aktivizimi i lojtares së paevidentuar në protokollin e ndeshjes Merita Bajrami në vend të lojtares së pa qenë në ndeshje Gjelbrona Beqiri por se e evidentuar në protokollin e ndeshjes me numër të ID kartelës; 013170F04). Raportet zyrtare dhe provat shtesë të ofruara nga zyrtaret e ndeshjes (recidivist). Bazuar në nenin 67 paragrafi 1 pika; c, f dhe h të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit në të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe me ; 100 euro (njëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
KFF VIZIONI nga Ferizaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për aktivizim të lojtares së pa evidentuar në protokollin zyrtar; Merita Bajrami në vend të lojtares së pa qenë në ndeshje por se e evidentuar në protokollin zyrtar; Gjelbrona Beqiri në ndeshjen e javës së; XI të Ligës së Kadeteve; U-16 për futbollin e femrave; KIJEVA – VIZIONI e zhvilluar me datë 09.12.2020 në stadiumin me bari sintetik në Malishevë. Raportet zyrtare. Bazuar në aktet normative të FFK-së i shqiptohet masa disiplinore e QORTRIMIT.
FC PRISHTINA; nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XVIII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë 13.12.2020 në stadium “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Raportet zyrtare (minuta e 15 e takimit; loja ndalet për 5 minuta ngase një numër i spektatorëve ishte futur në tribunat e stadiumit në kundërshtim me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK-së dhe FFK-së). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 I Rregullores disiplinore (në mungesë të raportit plotësues të klubit); I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raporti plotësuese nga klubi futbollistik Prishtina nga Prishtina – zyrtari për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020.
ISMET MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit BALLKANI me numër të ID kartelës ; 009766M74 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mos respektimin e kodit të sjelljes (shkelje e dispozitave të kodit të sjelljes) në ndeshjen e javës së; XVIII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë 13.12.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar (pas përfundimit të ndeshjes për media dhe rrjete sociale përdor fjalor të pa përshtatshëm, ofendues., linçues, fyes, banal, nënçmues dhe degradues ndaj personaliteteve sportive, që është në kundërshtim me etikën, edukatën dhe kodin e sjelljes së punëtorëve sportiv – trajnerit të futbollit). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore (në mungesë të deklaratës) ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Ismet Munishi lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020.
KLODIAN DURO; kryetrajner i klubit të futbollit FERONIKELI nga Drenasi me numër të ID kartelës; 022478M77 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mos respektim të kodit të mirësjelljes sportive në media pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XVIII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 12.12.2020 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Raportet zyrtare (prononcimi për media në studio televizive ku deklaron se; Ekipi që është në vend të parë është i favorizuar nga gjyqtarët, me këtë prononcim ka dëmtuar imazhin e organeve të FFK-së e që janë shpifje, fyerje dhe ofenduese dhe në kundërshtim me etikën sportive). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës); I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Klodian Duro lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020.
QAZIM BALIU; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 005051M03 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 5, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XVII të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; BESA – TREPÇA, e zhvilluar me datë 12.12.2020 në Pejë. Raportet zyrtare (minuta e 35, karton i kuq; ndërhyrje në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
JETA MISINI; lojtare e KFF PRESINGU me numër të ID kartelës; 020103F04 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së futbollit të femrave për kadete; U-16 ; ISTOGU – PRESINGU e zhvilluar me datë 12.12.2020 në stadiumin me bari sintetik në Banjë të Istogut. Raportet zyrtare (ndërhyrje e palejuar në lojtaren kundërshtare si lojtare fundore). Bazuar në neni 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DENOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KFF ISTOGU ; U-16 nga Istogu në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mos udhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së XI të Ligës së kadetëve për futbollin e femrave; U-16; INTELEKTUALET – ISTOGU me datë 09.12.2020. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore (në mungesë të raportit plotësuese) I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga KFF ISTOGU; U-16 nga Istogu – zyrtari klubit lidhur me rastin. Afati datë 21.12.2020.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë,komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së vendimit ; 15.12.2020 , respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 15.12.2020
Komisioni disiplinor, shkalla e parë,
kryetari; Met Çeku