Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku- kryetar dhe Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.12.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisionit të garave  pas përfundimit të ndeshjeve nga  java e fundit të zhvilluara me datë; 19-20.12.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;

V E N D I M E

FC  PRISHTINA nga Prishtina në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit  disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë 13.12.2020 në stadiumin “ Fadil Vokrri“ në  Prishtinë. Raportet zyrtare (minuta e 15 e takimit, loja ndalet për 5 minuta, nga së një numër  i spektatorëve ishte future në tribunat e stadiumit, në kundërshtim me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë , IKSHPK-së dhe FFK-së). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika  h dhe neni  10 paragrafi 1  pika d të Rregullores disiplinore; DENOHET  me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është  8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

ISMET  MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit BALLKANI nga Suhareka  me numër të ID kartelës ; 009766M74 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mos respektimin e kodit të sjelljes (shkelje e dispozitave të kodit të sjelljes) në ndeshjen e javës së; XVIII –të ; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë 13.12.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes për media dhe rrjete sociale përdor fjalor të papërshtatshëm, ofendues, linçues, fyes, banal, nënçmues dhe degradues ndaj personaliteteve sportive e që është në kundërshtim me etikën, edukatën dhe kodin e sjelljes së punëtorëve  sportive – trajnerit të futbollit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 2 i Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 500  euro (pesëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është; 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KLODIAN  DURO; kryetrajner i klubit të futbollit FERONIKELI nga Drenasi me numër të ID kartelës; 022478M77 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mos respektim  të kodit të mirësjelljes sportive në media pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XVIII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 12.12.2020 në stadiumin “ Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Raportet zyrtare (prononcimi për media në studio televizive ku deklaron për favorizimet që po i bëjnë gjyqtarët këtij ekipi dhe me këtë prononcim dëmton imazhin e organeve të FFK-së e që janë shpifje, fyerje  dhe ofendime dhe që janë në kundërshtim  me etikën sportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 2  i Rregullores  disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 300  euro (treqind euro). Afati I pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

ENDRIT  DERVISHI; lojtar i klubit të futbollit  DRENASI  nga Drenasi me numër të  ID kartelës ;003488M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 3 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 1/16 ; FLAMURTARI – DRENASI e zhvilluar në Prishtinë. Raportet zyrtare ( goditje e lojtarit kundërshtar me bërryl). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores Disiplinore; DENOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

VLERËSIM  ISTOGU ; lojtar i klubit të futbollit  DRENASI nga Drenasi me numër të ID kartelës ; 0202084M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 99 , në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për sjellje josportive në ndeshjen e Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 1/16-ta; FLAMURTARI – DRENASI e zhvilluar në stadiumin në Prishtinë. Raportet zyrtare (reagime në vendimet  e asistentit të parë – largohet nga bankina pa ndëshkim me karton të kuq në konsultim me asistentin e parë të ndeshjes). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika  b i shqiptohet  masa disiplinore e QORTIMIT.


KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar komisionit disiplinor të shkallës  së dytë – komisionit për ankesa  në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së tij datë 21.12.2020, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, date 21.12.2020
Komisioni disiplinor; shkalla e par
ë,
kryetari  Met Çeku