30.05.2014 – Komisioni Disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e mbajtur me date 30.05.2014, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njetat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
KF “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar për mospërnbushje të obligimeve ndaj zyrtarëve të ndeshjes së javës së ; XXXII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Fushë Kosova – Feronikeli e zhvilluar në Fushë Kosovë;
MBETET NË PROCEDURË TË HAPUR DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lëndës), kërkohet nga klubi i futbollit “ Fushë Kosova “ që deri më date 03.06.2014 të përmbush obligimet në përputhje me Propozicionet e garave, në të kundërten do të veprohet konform akteve normative të FFK-së në fuqi.
MENSUR IDRIZI ; lojtar i klubit të futbollit “ Lepepnci “ nga Kaqaniku me numër të librezës sportive 1/1820 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime dhe sharje drejtuar lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Lepepnci – Kosova ( Prishtinë ) e zhvilluar në Kaqanik ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ARTON ZEKA ; lojtar i klubit të futbollit “ Kosova “ nga Prishtina me numër të librezës 1/1194 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Lepepnci- Kosova ( Prishtinë ) e zhvilluar në Kaqanik ( raportet shtesë dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 1 ( një ) ndeshje zyrtare mosloje dhe me 100 euro ( njëqind euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2.
KF “ LIRIA “ nga Millosheva e Kastriotit , në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për tërheqje të ekipit ( lojtarëve ) nga loja gjatë zhvillimit të ndeshjes së Ligës së dytë grupi A ‘ OPOJA – LIRIA e zhvilluar në Dragash ( raportet e zyrtarëve nga takimi i përmendur );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
KESHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të ketij vendimi në BUletinin Zyrtar Të Federatës së Futbollit të Kosovës numër; XXXIII-XXX-të date 30.05.2014, respektivisht nga data e pranimit të tij, por, ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit
Prishtinë, 30,05.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.