Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.03.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës dhe takimeve te xhiros së 19-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, duke iu referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:
V E N D I M E:
Kryetarit i KF “Dardana“, Sevdai Kastrati me nr ID: 009506M84. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 19-të të Ligës së Parë, Grupi B, Upiana –Dardana, në minutën e 90-të të ndeshjes Sevdai Kastrati futet në pankinë edhe pse nuk ishte në protokollin zyrtar, ofendon gjyqtarin kryesor. Veprimin e njëjtë e përsëritë edhe pas përfundimit të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C,
DËNOHET: me të holla në shumë prej 500 euro. Afati i pagesës është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Futbollisti Mustafë Hyseni i KF “ Ulpiana” kategoria e juniorëve Liga e Parë, me nr fanelle 17 dhe nr ID: 013855M03 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave i Ligës së Parë – Juniorë, Grupi B në ndeshjen e javës së tetë, Ulpiana –Dukagjini, zhvilluar në Lipjan. Sipas raporteve zyrtare në minutën e 68-të pas sjelljeve jo sportive ndëshkohet me karton të kuq – direkt. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A,
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Futbollisti Driton Sopa i KF “Ulpiana” kategoria e juniorëve Liga e Parë, me nr fanelle 17 dhe nr ID : 013855M03 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave i Ligës së Parë – Juniorët, Grupi B në ndeshjen e javës së tetë Ulpiana –Dukagjini, zhvilluar në Lipjan. Sipas raporteve zyrtare në minutën e 68 pas sjelljeve jo sportive ndëshkohet me karton të kuq – direkt. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A,
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.
Futbollisti Granit Malaj i KF “Dukagjini” kategoria e juniorëve Liga e Parë, me nr fanelle 17 dhe nr ID : 013855M03 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave i Ligës së Parë – Juniorët, Grupi B në ndeshjen e javës së tetë Ulpiana –Dukagjini, zhvilluar në Lipjan. Sipas raporteve zyrtare në minutën e 68 pas sjelljeve jo sportive ndëshkohet me karton të kuq – direkt. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A,
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas rradhës të organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tre) ditëve nga data e sjelljes së tij; datë 19.03.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 19.03.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar Metë Çeku