Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.05.2021 shqyrtoi inicimet e hapura nga Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë dhe duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori:

Vendim për hapje të procedurës disiplinore

-ndaj kryetrajnerit të KF “A&N” Megzon Visoka me nr ID 000278M87; motivi: Në minutën e 90+’ ofendon rëndë dhe kërcënon gjyqtarin kryesor në ndeshjen e javës së 25-të, Liga e Parë, Grupi B, A&N –Liria, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas zyrtarëve të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri. Afati deri më 07.05.2021 ora 13:00.

-ndaj lojtarit të KF “ Vitia “ me nr 11 Përparim Livoreka me nr ID 000278M87; motivi: Pas ndëshkimit me karton të verdhë reagon në vendimin e gjyqtarit duke e ofenduar. Me veprime të njëjta ka vazhduar edhe gjatë largimit për në zhveshtore. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes KEK-u-Vitia e javës së 25-të, Liga e Parë Grupi B. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri. Afati deri më 07.05.2021 ora 13:00.

-ndaj: KF “Vushtrria”; motivi: Në ndeshjen e javës së 24-të, Liga e Parë Grupi A, Malisheva – Vushtrria kishte aktivizuar pa të drejt loje (me 4 kartonë të verdhë) , lojtarin me nr 11 Adnard Mehmeti në kundërshtim me nenin 57 të propozicioneve të garave . Sipas protokolleve zyrtare të ndeshjeve të javës 15,18,21 dhe 23. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i klubit të lartpërmendur. Afati deri më 07.05.2021 ora 13:00.

-ndaj lojtarit të KF “Vushtrria” me nr fanelle 11 Adnard Mehmeti nr ID 007369M01; motivi: Në ndeshjen e javës së 24-t të Ligës së Parë Grupi A, Malisheva – Vushtrria është aktivizuar pa të drejtë loje (me 4 kartonë të verdhë) . Sipas protokolleve zyrtare të ndeshjeve të javës 15,18,21 dhe 23. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri. Afati deri më 07.05.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi ; datë 05.05.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 05.05.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku