Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 32-të të Superligës si dhe të xhiros së 25-të të Ligës së parë, Grupi A dhe Grupi B, duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:
VENDIME:
Përfaqësuesi i KF ”Vushtrria” Agim Xhakolli, i cili në ndeshjen e javës së 24-t të Liga e Parë Grupi A Malisheva –Vushtrria ka lejuar të aktivizohet pa të drejtë loje (me 4 kartonë të verdhë) lojtari i KF Vushtrria me nr fanelle 11, Ardnard Mehmeti dhe nr ID 007369M01. Bazuar në nenin 82 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë ushtrimit të funksionit zyrtar në klub për 3 muaj në garat e organizuara nga FFK.
KF ”Drenica”: Lëshim në organizimin e ndeshjes e javës së 32-të të Superligës, Drenica –Ballkani, ku kishte lejuar një numër të konsiderueshëm të shikuesve në tribuna, në kundërshtim me masat antiCovid. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore: QORTIM.
KF ”Vushtrria”, në ndeshjen e javës së 24-t, Liga e Parë, Grupi A Malisheva –Vushtrria, kishte aktivizuar pa të drejtë loje (me 4 karton të verdhë) lojtarin me nr.11 Ardnard Mehmeti, në kundërshtim me nenin 57 të propozicioneve të garave. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore: QORTIM.
Trajneri i FC Trepça ’89, Shpëtim Idrizi, nr ID 000934M81. Në prononcim për media, akuzoi gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Trepça’89-Besa, e javës së 32-të e Superligës. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore:
Dënohet me gjobë prej 200 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Kryetrajneri i A&N, Megzon Visoka, ID.nr.010348M88, i cili në minutën e 90+ ofendon rëndë dhe kërcënon gjyqtarin kryesor në ndeshjen e javës së 25-të, Liga e Parë, Grupi B, A&N – Lira, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos udhëheqje të skuadrës sipas radhës organizuara nga FFK.
Lojtari i KF Vitia me nr.11, Përparim Livoreka, ID.nr.000278M87. Pas ndëshkimit me karton të verdhë për reagim në vendimin e gjyqtarit, ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së 25-të, Liga e Parë, Grupi B, KEK-u –Vitia. Veprime të njëjta ka shfaqur edhe gjatë largimit për në zhveshtore. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore:
Dënohet me gjobë prej 200 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Lojtari i KF Vushtrria me nr fanelle 11 Ardnard Mehmeti dhe nr ID .007369M01 . Në ndeshjen e javës së 24-t Liga e Parë Grupi A Malisheva –Vushtrria është aktivizuar pa të drejtë loje (me 4 karton të verdhë). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika C e Rregullores disiplinore:
Dënohet me 4 (katërt) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuara nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi; datë 07.05.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 07.05.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku