Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 35-të të Superligës dhe xhiros së 27-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2020-2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME

Lojtari i FC ”Llapi” Almedin Klinaku, ID.nr.010239M02. Në ndeshjen Arbëria-Llapi xhiroja e 35-të e Superligës , në minutën e 89-të ndërhyn në mënyrë të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, duke e rrezikuar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Sami Gashi, trajner i portierëve i KF “Dukagjini”, Sami Gashi me nr ID 002834M75. Për shkak të reagimeve të ashpra dhe jo sportive, në drejtim të gjyqtarëve me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes finale të kupës së Kosovës Dukagjini – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore:
DËNOHET me 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Armend Dallku, kryetrajneri i KF “Dukagijni”, me nr ID 000613M83.Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcim për media akuzon gjyqtarin kryesor për favorizimin e FC “Llapi”. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore;
DËNOHET me gjobë në shumë prej 300 eurosh. Afati i pagesës është tetë (8) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Astrit Lloqani, zyrtari i KF ”Vëllaznimi”, me nr ID 009762M82. Aktivizimi në lojë i lojtarit me nr.16 Argjent Ahmetaj, i cili nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së 26-të të Ligës së Parë, Grupi A, Liria – Vëllaznimi. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes dhe ankesës së KF ”Liria”. Bazuar në nenin 82 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;
DËNOHET me ndalesë të kryerjes së detyrës zyrtare në klub për 1 (një) muaj, në të gjitha aktivitetet sportive të organizuara nga FFK.

Valon Duraku, delegat i ndeshjes, Liria – Vëllaznimi. Nuk i ka përmbushur detyrat e delegatit në ndeshje, duke lejuar aktivizimin e lojtarit në lojë, i cili nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe për këtë nuk e kishte paralajmëruar ekipin se lojtari nuk ka të drejtë loje. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Liria –Vëllaznimi dhe ankesës së KF ”Liria”. Bazuar në nenin 82 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;
DËNOHET me ndalesë të kryerjes së detyrës zyrtare për 1 (një) muaj, në të gjitha aktivitetet sportive të organizuara nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi; datë 19.05.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 19.05.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku