Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes së barazhit të Ligës së Parë, Dukagjini – Flamurtari. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes mori këto:

VENDIME:

Lojtari i KF ”Dukagjini” me nr fanelle 16 dhe nr ID 002345M02, Leonard Marmullaku; Në minutën e 90+, ndërhyri brutalisht ndaj lojtarit kundërshtar, duke i shkaktuar lëndim të rëndë (frakturë në këmbë), me ç`rast e ka paaftësuar për lojë për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore:
Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë deri më 28.05.2021 ora 13:00.

KF”Flamurtari: Mos posedimi i dy palë fanellave me ngjyra të ndryshme për lojë, që është obligim i ekipit mysafir sipas nenit 81, paragrafi 3 i propozicioneve të garave, për çka ishte vonuar fillimi i ndeshjes për dymbëdhjetë (12) minuta. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore dënohet me masën: Vërejtje e fundit.

Lojtari Edonis Leku i KF “Feronikeli“ në Superligën e Juniorëve me numër të fanellës 12 si dhe me numër të ID 006667M03. Në ndeshjen KF Liria – KF Feronikeli (juniorët) në minutën e 12 të takimit (ndërhyrje jashtë zonës) në lojtarin kundërshtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
Dënohet me moslojë në dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Lojtari Olt Sfeqla i KF ”Flamurtari” në Superligën e Juniorëve me numër të fanellës 9, si dhe me numër të ID 002737M03. Në ndeshjen KF Llapi – KF Flamurtari (juniorët) në minutën e 90+ të takimit për ofendim ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
Dënohet me moslojë në dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Lojtari Hajzer Koca i KF” Drenica” me numër të fanellës 16 si dhe me numër të ID 019154M03. Ne ndeshjen KF Ramiz Sadiku – KF Drenica (juniorët) në minutën e 82-të të takimit për ndërhyrje si lojtar i fundit ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
Dënohet me moslojë në dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi ; datë 25.05.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 25.05.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku