ffk-llogofinKomisioni  Disiplinor i shkallës së parë në përbërje: Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në  mbledhjen e vetë të mbajtur më datë  01.10.2013  shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga  ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve  nga java e fundit zhvilluar më datë 28-29.09.2013 dhe për të njetat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto :
                    V  E  N  D  I  M  E  :
VISAR  HASANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj me numër të librezës  1184/11 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar, për ndëshkim me karton të kuq (reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor si dhe sjellje jo korrekte) në ndeshjen e javës së ; V-të të supërligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Feronikeli – Drenica ( raportet e zyrtarëve) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
FESTIM  KRYEZIU ; lojtar i klubit të futbollit “ Kaolini “ nga Karaqeva me numër të librezës  1345/11 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, (sulm në gjyqtarin kryesor  dhe shkaktar i ndërprerjës së takimit) në ndeshjen e javës së ;  – III-të të Ligës së dytë për kategorinë e seniorëve; Kamenica – Kaolini  (raportet e zyrtarëve);
DENOHET ;
Me përjashtim nga organizata e futbollit (Federata e Futbollit e Kosovës) në bazë të Rregullores disiplinore  neni 44 paragrafi 1 pika 2.
KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica , në procedurë të haur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për  lëshime të evidentuara në organizimin e ndeshjes së javës së ; VII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Prishtina e zhvilluar në Mitrovicë, nga shkaku së nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme në sigurimin e pankinës së mysafirëve, ku si rrjedhojë e këtij lëshimi  në minitën e 40 të pjesëlojës së parë  kryetrajneri i klubit të futbollit “ Prishtina “ Afrim Toverlani goditet më një  kanaqe  nga ana e spektatorëve (prova  ; raportet mjekësore si dhe deklaratat shtesë të zyrtarëve të takimit);
DENOHET
Me zhvillimin e 2 ( dy ) ndeshjeve zyrtare në fushën e vet pa praninë e shiquesëve  sipas radhës në cilësi të nikoqirit të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni  50 paragrafi 1. pika 2.
AFRIM  TOVËRLANI ; kryetrajner i klubit të futbollit “Prishtina” nga Prishtina  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për deklarime të pa matura , ofenduese dhe kërcnuese në mjetet  elektronike dhe të shkruara  lidhur me rastin e ndodhur në ndeshjen e javës së VII-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Trepça – Prishtina e zhvilluar në Mitrovicë (provat; raportet plotësuese të zyrtarëve, konferencat për shtyp si dhe intervistat në mjetet e inforimit publik të shkruara dhe elektronike);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 300 euro (treqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2.
ALBAN  LLUMNICA ; fizioterapeut i klubit të futbollit “Prishtina“ nga Prishtina  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për veprime të pa matura dhe venie në lajthitje të organeve  zyrtare të ndeshjes si dhe vet opinionit në rastin “ Toverlani “ në ndeshjen e javës së ; VII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Prishtina  e zhvilluar në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të  QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore  neni 39 paragrafi 1 pika 2.
KF “ DRITA “ nga Gjilani për dështim në organizimin e ndeshjës së javës së ; VIII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Drita –  Hajvalia  ( ndeshje e ndërprerë në minutën e 71 –të , nga shkaku i hyrjes së  spektatorëve në fushë më qëllim të sulmimit të lojtarëve të të dy ekipeve) – raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe inqizimet televizive ;
DENOHET
Me 2 (dy) ndeshje zyrtare jashtë fushës së vet  në cilësi të nikoqirit sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika 3.
ARMEND  LATIFI ; gjyqtar futbolli nga Podujeva , për vlerësim më notë jo të kënaqshme ( 2,0 ) në cilësi të asistentit të parë nga ana e kontrollorit të referimit për lëshime  të evidentuara në ndeshjën e javës së ; VIII-të të  Raiffeisen superligës së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça 89 – Fushë Kosova  ( raportet e ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë referimi për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 73  paragrafi 2 pika 1.
ALI  AJETI ; drejtor i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për reagime në vendimet e gjyqtarëve  pas përfundimit të ndeshjes së  javës së ; VII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Hysi e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet nga ndeshja );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika.2.
EDMOND  GJIKOKAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ Deqani “ nga Deqani me nhumër të librezës  10607 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  11, për ndëshkim me karton të kuq ( reagim në vendimet e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; VII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Deqani – Vëllaznimi e zhvilluar në Pejë , datë 29.09.2013 ( raportet nga ndeshja );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij  vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  datë 01.10.2013 , rrespektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar  nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 01.10.2013
Kryetari: DUKAGJIN  ZEFI  d.v.