Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.06.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të barazhit edicioni 2020-201. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes mori këto
VENDIME
Lojtari i KF ”Dukagjini” me nr fanele 16 Leonard Marmullaku dhe nr ID 002345M02. Në minutën e 90+, ndërhyn brutalisht ndaj lojtarit kundërshtar, duke i shkaktuar lëndim të rëndë (fraktur në këmbë), me ç`rast e ka paaftësuar për lojë për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore:
Dënohet me tetë (8) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.
Hapje e procedurave disiplinore
-ndaj KF ”Trepça89”; motivi; Në faqen zyrtare të KF ”Trepça’89” akuzohen krerët e FFK-së si dhe organet e saj për kinse janë shkaktar kryesor për humbjen e statusit të Superligës.
Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore:
Kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF ”Trepça’89” deri me datë 04.06.2021 ora 13:00.
-ndaj kryetarit të KF “Trepça’89”, Abedin Zeka; motivi: Pas përfundimit të vazhdimeve të ndeshjes dukshëm i frustruar nga rezultati i drejtohet gjyqtarit kryesor me ton të lartë duke e ofendonte në mënyrën më banale të mundshme duke vazhduar edhe pas ekzekutimit të penalltive. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore:
Kërkohet deklaratë shtesë deri me datë 04.06.2021 ora 13:00.
-ndaj trajnerit të KF “Trepça’89”, Shpëtim Idrizi, me nr ID 000934M81; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes në prononcim për media akuzon dhe fajëson organet e FFK-së për rënien nga Superliga. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore:
Kërkohet deklaratë shtesë deri me datë 04.06.2021 ora 13:00.
-ndaj zyrtarit të KF “Trepça’89“, Even Zeka; motivi: Në minutën e 90-të futet në fushë nga bankina e KF “Trepça’89”, për ta larguar topin dhe fillon të ofendojë gjyqtarin kryesor, me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjini. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore:
Kërkohet deklaratë shtesë deri me datë 04.06.2021 ora 13:00.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi; datë 01.06.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 01.06.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku